Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Identiteti PS dhe PD

3 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Në emër të traditës

Nga: Pëllumb Nako

Në zhargonin militant ndodh shpesh që nga simpatizantët e opozitës aktuale të përdoret me kuptim negativ termi “komunist” si për të karakterizuar në tërësi të majtën socialiste, edhe për të bërë të njëjtën gjë për shumë figura brenda gjirit të PD-së.

Pas rënies së diktaturës, dihet që komunistët adoptuan emërtimin “socialist” dhe ndërkohë lidershipi i partisë për asnjë rast nuk i mohoi rrënjët komuniste të ngulitura me krenari në trashëgiminë e luftës NacionalÇlirimtare. Kurse në mungesë të një pendese publike për krimet e komunizmit u mjaftua me termin “gabime”.

Pra, kemi një parti socialiste të rrënjosur fort në lëkurën sociale të vendit me një identitet të dukshëm. Kjo bën që në këtë parti edhe sot e kësaj dite figura e Enver Hoxhës të mos hidhet plotësisht poshtë. Megjithë dyshimet e dorëzimit që i bëri pushtetit, edhe Ramiz Alia respektohet, kurse Nano adhurohet. Ndërsa Ramës i binden të gjithë. Ky identitet i bazuar mbi trashëgiminë sociale të PS-së së sotme ka bërë që edhe fanatikët më ekstremistë të kësaj force politike të mos kundërshtojnë ndryshimin radikal që partia pësoi në ideologjinë e saj.

Në fushën ideologjike shkëputja është mjaft e thellë. Thellim ky që mori përmasa akoma më dimensionale me Ramën Kryeministër. Rilindja po qeveris vendin tonë në të njëjtën kohë me majat e globalizmit, i cili dihet që nuk u jep dorë të lirë drejtuesve politikë të shteteve, sidomos si yni, që të kenë mundësi për të zhvilluar vendin e tyre sipas filozofive politike që përqafojnë. Rilindja Socialiste është adoptuar tërësisht me këtë realitet, duke qeverisur në një kontekst ndërkombëtar ku në sajë të globalizimit, kuptimi politik “i majtë” apo “i djathtë” është tretur si kripa në oqeanin e madh të ideologjisë së konsumizimit, të një bote të unifikuar në logjikën e tregut si burim i të mirave materiale, ekonomike dhe shpirtërore.

Më konkretisht, Rilindja qeveris vendin në një kohë ku në botë, sipas Giulio Tremonti, ish-ministër Ekonomie i Berluskonit, motoja “librete, egalite, fraternite” ( liri, barazi, vëllazëri) është zëvendësuar me moton “globalite, marche, monnai” ( globalizëm, treg, para). Ky realitet e ka kthyer PS-në nga një parti me ideologji të majtë me fokus barazinë sociale, në parti milionerësh krijuese të polarizimit social.

PO PARTIA DEMOKRATIKE?

Identiteti i saj social është më kompleks, me rrënjë më të vona se Partia Socialiste dhe që datojnë me vitet ‘90 të shekullit të shkuar. Kjo parti është munduar hera-herës të thellojë trashëgiminë e saj sociale, duke përfshirë brenda vetes tërësinë e klasave të persekutuara nga regjimi komunist. Për fat të keq, deri më sot, nuk ka ndodhur që trupa sociale e shtresës së persekutuar të arrijë e të kthehet në palcën e PD-së, në forcën e saj të rëndesës, rreth së cilës të mbivendoseshin shtresat e tjera me bindje apo edhe interesa të kundërta në raport me të majtën dhe trashëgiminë e saj. Dhe kjo herë për faj të lidershpit të PD-së dhe herë për faj të përfaqësuesve me zë të të ish-persekutuarve. Nëse për rastin e PS folëm për Hoxhën, Alinë, Nanon dhe Ramën, për PD kemi Berisha 1, Berisha 2, Berisha në hije dhe Berisha që bëhet gati për nr.3. Cili variant do të rezultojë më i miri, koha do ta tregojë. Rëndësi ka legjitimiteti.

Aktualisht, kohët kanë ecur dhe shumë breza nga ish-të persekutuarit janë bërë madhorë, shkolluar dhe mjaft syresh janë me emër të mirë edhe në politikë. Ata nuk janë thjesht pasardhës të klasave të përmbysura, por edhe të pastër për të bërë politikë. Kjo kategori politikanësh duhet të gjejë këllqet e duhura që të dalë në lidership të PD-së. Këtu nuk bëhet fjalë thjesht për të favorizuar klasën e ish-të përndjekurve politikë, por për gjetje strategjish afatgjata që nëpërmjet demokratëve të saj më të spikatur, që aktualisht nuk janë pak, të vendoset një urë trashëgimie sociale me intelektualët e masakruar nga regjimi komunist.

Po përse duhet një gjë e tillë, mund të ishte pyetja. Kjo sepse kur identiteti aktual politik nuk frymëzon, kthimi i kokës pas në trashëgimi, rezulton të jetë një pikë efikase referimi për të synuar majat e larta sociale. Pra, ish-të persekutuarit aktualisht kanë deputetë në PD që mund të marrin në dorë fatet e saj dhe të vendit. Por a munden ata të gjejnë mbështetjen e duhur? Sot në PD ka kaos. Strategjitë e mbylljes së përçarjeve nuk përputhen me njëra-tjetrën në kohë dhe në material. Asnjë argument tjetër përveç legjitimitetit nëpërmjet mbështetjes vullnetare nuk mund të qëndrojë.

PO NË ASPEKTIN IDEOLOGJIK?

Ndryshe nga PS, ajo nuk ka ndryshuar ideologjinë e saj liberale, por njëlloj si PS që qeveris, PD bën opozitë në kohë globalizmi, në një realitet si dikur në SHBA kur dikush thoshte: “Pasurohuni! Mundësisht duke respektuar ligjin, por pasurohuni!” dhe që në vendin tonë është adoptuar me moton “Të pasurohemi edhe duke vjedhur, por kush kapet nga ligji, mban përgjegjësi personale”.

Kjo do të thotë që opozita duhet të gjejë mirë kalin e saj të betejës, jo vetëm predikime moraliste, shpesh mediokre. Të përplasesh sot për mungesën e lirisë, për të drejta sociale, për akses në tregun e konsumit, nuk është njëlloj si dikur kur socialistët ishin në opozitë. Aktualisht, në kuadrin e globalizimit, nëpërmjet prodhimit të mjeteve për konsum të gjerë, multimiliarderët kanë zëvendësuar filozofinë e lirisë me teknologjinë e saj (mjaft të kujtojmë internetin, fb, portalet dhe rrjetet e tjera sociale ku secili shfaq veten me ato që poston), pavarësisht se një postim antiqeveritar në FB nuk ka të njëjtën vlerë me pjesëmarrje në manifestim.

Po ashtu, super të pasurit e vendeve të fuqishme kanë krijuar kohezion social nëpërmjet logjikës së konsumit, duke mundësuar akses në të gjitha burimet e prodhimit për shumicën e shtresave sociale nëpërmjet kostove të përballueshme prej tyre (celularët, automjetet, turizmi). Kurse miliarderët e vendit tonë, nëpërmjet PPPve, janë kthyer në punëdhënësit më të mëdhenj. Në këto kushte, polarizimi i shoqërisë sa vjen e thellohet si në kuadrin global me shtete të pasura dhe të varfra, ashtu dhe brenda çdo vendi me shtresa të pasura e të margjinalizuara. Këto dhe të tjera, janë llogari që PD duhet t’i bëjë para aksionit opozitar.

Asaj i duhet të kthehet te njeriu real, jo ai virtual. Mund të flasësh me gjithë botën në fb, me të njohur e të panjohur, ndërkohë nuk e njeh as për fytyrë komshiun që jeton ngjitur me ty, gëzimet apo hidhërimet e tij. Duhet kuptuar se çfarë dhemb brenda shoqërisë sonë. Duhet kuptuar se përse njerëzit marrin arratinë, por jo duke sharë vetëm qeverinë aq sa të vjen në majë të hundës, por duke kuptuar origjinën e helmit të mosbesimit që ka mbërthyer shoqërinë shqiptare dhe sidomos vetë PD-në.

Tags: PDpellumb nakoPS

TË LIDHURA

A do ta çojë SPAK deri në fund luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri?
Editorial - Opinione

A do ta çojë SPAK deri në fund luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri?

22:35 | 05/07/2025
Skllevërit e Sali Berishës dhe pse nuk ka shpresë për PD
Editorial - Opinione

Skllevërit e Sali Berishës dhe pse nuk ka shpresë për PD

20:59 | 02/07/2025
Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll
Politikë

Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll

10:47 | 30/06/2025
Next Post
PS në dilemë për Ornaldo Rakipin, Rama “kokë më kokë” me Tony Blair

PS në dilemë për Ornaldo Rakipin, Rama "kokë më kokë" me Tony Blair

Rama: Meta po bllokon projektin e Vlorës

“S'duhet të jetë qesharak dhe i rrezikshëm”, Ramës s’i del e keqja me Metën

Nga dënimi për 4 dritare tek ndarja me Semin/Të pathënat për Bojken Lakon

Nga dënimi për 4 dritare tek ndarja me Semin/Të pathënat për Bojken Lakon

JU REKOMANDOJMË

Paralajmërim për të nxehtë ekstrem: Vjen një valë tjetër më e fortë

Paralajmërim për të nxehtë ekstrem: Vjen një valë tjetër më e fortë

17:15 | 03/07/2025
Rinumërimi në Fier nxjerr skandal: Klosi manipulim votash, Jahja veproi me urdhër të Ballukut

Rinumërimi në Fier nxjerr skandal: Klosi manipulim votash, Jahja veproi me urdhër të Ballukut

10:25 | 02/07/2025
Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

18:31 | 05/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Seanca në Parlamentin Europian, Berisha: Europa është e vendosur që Shqipëria të bëjë zgjedhje të lira
Politikë

“Dënim politik”, Berisha: Ervin Salianji vuajti izolimin për 9 muaj, kishin për synim burgosjen e të vërtetës

by mirseda
12:49 | 08/07/2025
0

Kryetari i PD, Sali Berisha bëri reagimin e parë pasi ish-deputeti demokrat Ervin Salianji fitoi lirinë nga...

Aksident tragjik në Gjader: Humb jetën një turist i huaj

Aksident tragjik në Gjader: Humb jetën një turist i huaj

12:46 | 08/07/2025
“Duam mbrojtje”/ Dosja “Plumbi i Artë”, dy avokatë tërhiqen nga procesi

“Duam mbrojtje”/ Dosja “Plumbi i Artë”, dy avokatë tërhiqen nga procesi

12:35 | 08/07/2025
Gjendet trupi i pajetë i një 60-vjeçari në Mamurras, dyshohet se…

U plagos me mjet prerës gjatë një konflikti, 23-vjeçari dërgohet në spitalin e Traumës

12:31 | 08/07/2025
Pas gati 10 muajsh, Ervin Salianji lirohet nga qelia: Në 17:00 do të jem në konferencë nga selia blu

Pas gati 10 muajsh, Ervin Salianji lirohet nga qelia: Në 17:00 do të jem në konferencë nga selia blu

12:28 | 08/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com