Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Identifikohet vrasësi i 20-vjeçares greke, një shqiptar me të shkuar kriminale

5 vjet ago
in Kryesore
Identifikohet vrasësi i 20-vjeçares greke, një shqiptar me të shkuar kriminale

Duket se mediat greke kanë patur të drejtë, një shqiptar ka qenë pjesë e aktit të tmerrshëm të vrasjes së 20-vjeçares, nënë e një fëmije 11 muajsh. Hetimet kanë marrë një rrjedhë tjetër, pas të gjithë të dhënave që dha bashkëshorti i së ndjerës, duke rrëfyer në detaje se çfarë kishte parë para se të ndodhte masakra. Tre ditë më parë, bashkëshorti i viktimës tha se kishte parë fytyrën e vrasësit. Dhe policia është hedhur menjëherë në veprim, duke zbuluar autorin e krimit makabër. 20-vjeçarja Caroline Crouch, u vra në mënyrë brutale në Athinë, pas një grabitje në shtëpinë e saj. Bashkëshorti i saj, Babis Anagnostopoulos ka dëshmuar më herët në polici se vrasësi, është një 30-vjeçar ezmer, rreth 1.7 metra i gjatë dhe i shëndetshëm. Ai nuk ka folur me bashkëpunëtorët gjatë gjithë grabitjes, përveç momentit kur është larguar. Babis ka thënë se ai ka folur disa fjalë në një gjuhë që nuk e kuptonte dot.

Pak ditë nga ngjarja e rëndë, media greke ‘Espresso’ ka përcjellë disa detaje të reja, duke bërë që ngjarja të marr një tjetër kthesë.

‘Espresso’, në shkrimin e publikuar sot citon se policia ka rënë në gjurmët e personit që vrau të renë. Personi që i mori jetën 20-vjeçares Caroline Crouch është një kriminel i njohur shqiptar, i dënuar për “vrasje në tentativë”, “formimin e një organizate kriminale”, “grabitje” dhe një mori krimesh të tjera, dhe i cili ka dalë kohët e fundit nga burgu.

“Shqiptari në barbarinë e shtëpisë – Policia e njeh “njeriun e shkurtër” që vrau Caroline-n. I pamëshirshmi që vrau Caroline-n, duket se është zbuluar prej disa orësh nga policia që po heton çështjen e tmerrshme! Pyetja në lidhje me identitetin e “të shkurtrit “, i cili dyshohet se torturoi dhe vrau Caroline-n 20-vjeçare para foshnjës së saj 11 muajshe, duket se ka gjetur përgjigje prej disa orësh nga policia që po heton çështjen e rëndë!”.

Sipas informacioneve ekskluzive nga “Espresso”, ai është një kriminel i njohur shqiptar, i cili ishte dënuar për “vrasje në tentativë”, “formimin e një organizate kriminale”, “grabitje” dhe një mori krimesh të tjera, dhe i cili ka dalë kohët e fundit nga burgu. “Në fakt, policia e kërkoi atë në adresën që ai kishte deklaruar si vendbanimin e tij, në Agia Paraskevi, por pa rezultat. Autoritetet e policisë u vunë pas shqiptarit duke përdorur të dhëna të gjetura në shtëpitë e rrugës Panagouli në Glyka Nera, si dhe duke u bazuar gjithashtu në përshkrimin e pilotit 32-vjeçar. Ky i fundit kishte raportuar se “një i shkurtër” nga grupi i kriminelëve që hynë në shtëpinë e tij, ka një gjatësi prej rreth 1.70 m., është i shëndoshë dhe ezmer”, shkruan media greke.

Piloti 32-vjeçar, bashkëshorti i së ndjerës, do të thirret për të dëgjuar gjuhë dhe dialekte të huaja, si dhe për të parë fotot e kriminelëve, të cilët janë vendosur në “listën e kuqe” të Sigurimit, listë që përfshin persona të dyshuar në rastin e grabitjes me pasojë vrasjen, për të përcaktuar më pas nëse karakteristikat e disave prej tyre korrespondojnë me ato të hajdutëve që hynë me dhunë në shtëpinë e tij.

Siç dëshmoi 32-vjeçari, në mëngjesin fatal, grabitësit nuk u munduan shumë t’ia mbyllnin sytë fort, për pasojë ata lanë një të çarë të vogël, nga e cila ai mund të shihte. Në dëshminë e tij të parë, piloti përshkroi shkurtimisht momentet e këqija që përjetoi, duke dhënë informacione rreth autorëve.

“Të dy ishin relativisht të gjatë. Unë do të thoja diku tek 1.80 metra, të dobët, por në formë. I treti ishte më i shkurtër, pak më shumë se 1.70 metra dhe më i mbushur. Ai dukej të ishte udhëheqësi. Dy më të gjatët kishin veshur kapuçë të zinj…”.

Kaq ka mjaftuar në dëshminë e tij, që hetimet të merrnin një tjetër drejtim, e për të shkuar drejt zbardhjes së plotë. 20-vjeçarja u torturua dhe më pas u vra në mënyrë brutale përpara fëmijës 11 muajshe dhe bashkëshortit të saj. Caroline ishte britanike dhe jetonte në një lagje të Athinës me bashkëshortin e saj. Sipas asaj që shkruajnë mediat, fillimisht e reja u torturua ndërsa më pas u mbyt derisa vdiq.

Më herët është raportuar për arrestimin e një 35-vjeçari gjeorgjian. Policia greke ka premtuar 300 mijë euro për këdo që jep informacione, që çojnë në zbardhjen e autorëve të ngjarjes së bujshme, e cila tronditi Greqinë për nga brutaliteti i vrasjes. Autorët ikën me 10 mijë euro nga shtëpia, ndërsa mësohet se ata kishin informacion se në banesë ndodheshin 100 000 euro, pasi çifti kishte shitur një tokë pak ditë më parë. /Tirana Today

Tags: GjeorgjianiGreqipilotishqiptarvrasje

TË LIDHURA

Reshjet e dendura në Korçë, nivelit i ujit rritet
Aktualitet

Reshjet e dendura në Korçë, nivelit i ujit rritet

19:56 | 19/11/2025
Një javë pas ngjarjes në Rinas, policia ende pa prova që identifikojnë autorët
Aktualitet

Një javë pas ngjarjes në Rinas, policia ende pa prova që identifikojnë autorët

18:12 | 19/11/2025
Masakra në Manëz pas sherrit për kafenë, policia sekuestron armën që dyshohet se përdori Daniel Pepa
Aktualitet

Masakra në Manëz pas sherrit për kafenë, policia sekuestron armën që dyshohet se përdori Daniel Pepa

17:19 | 19/11/2025
Next Post
Austria jashtë ‘zonës së kuqe’, heq karantinën për vizitorët

Austria jashtë ‘zonës së kuqe’, heq karantinën për vizitorët

Juve dhe Inter me probleme financiare, oferta nga Anglia u kërcënon objektivin

Juve dhe Inter me probleme financiare, oferta nga Anglia u kërcënon objektivin

Enkel Demi bën “Tom Kukën” fitues të Çmimit Europian 2021

Enkel Demi bën “Tom Kukën” fitues të Çmimit Europian 2021







JU REKOMANDOJMË

Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

18:41 | 12/11/2025
Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

21:55 | 15/11/2025
TVSH 10% për fermerët me NIPT, kush përfiton dhe si do të funksionojë skema e re

TVSH 10% për fermerët me NIPT, kush përfiton dhe si do të funksionojë skema e re

09:54 | 11/11/2025
“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

10:28 | 19/11/2025




TË FUNDIT

Juventusi i dërgon avion privat Edon Zhegrovës për ta pasur gati ndaj Fiorentinës
Sport

Juventusi i dërgon avion privat Edon Zhegrovës për ta pasur gati ndaj Fiorentinës

by mirseda
22:29 | 19/11/2025
0

Edon Zhegrova luajti rreth 30 minuta në ndeshjen e fundit të grupeve për kualifikimet e Kupës së...

Drejt shortit të Play Off, në Poloni vlerësojnë Kosovën

Drejt shortit të Play Off, në Poloni vlerësojnë Kosovën

22:07 | 19/11/2025
Punonjësi i FBI-së pushohet nga puna sepse solli flamurin LGBTQ+ në zyrë

Punonjësi i FBI-së pushohet nga puna sepse solli flamurin LGBTQ+ në zyrë

22:04 | 19/11/2025
Si u shtrembërua studimi koreano-jugor duke përhapur panik mbi vaksinat dhe kancerin

Si u shtrembërua studimi koreano-jugor duke përhapur panik mbi vaksinat dhe kancerin

20:58 | 19/11/2025
Bruksel: Spiropali dhe ministrat e jashtëm të BE-së takohen në darkën e kryediplomates Kaja Kallas

Bruksel: Spiropali dhe ministrat e jashtëm të BE-së takohen në darkën e kryediplomates Kaja Kallas

20:36 | 19/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com