Gazetarja Klodiana Lala, ka dhënë detaje mbi të shkuarën e 41-vjeçarit Everest Çaka, i cili u ekzekutua mbrëmjen e sotme në Elbasan.
E ftuar në emisionin ”Real Story”, Lala u shpreh se Çaka ia ka hedhur një herë drejtësisë, pasi ishte i përfshirë në trafik droge në Belgjikë.
Ajo tha se Çaka është djali i tezes së Arjan Spahiut, i ekzekutuar në nëntor të vitit 2020 me 8 plumba. Lala shtoi se viktimës i kanë vrarë edhe vëllain në Spanjë.
Klodiana Lala: ”Ia ka hedhur drejtësisë për një rast, rezulton të ketë jetuar në Belgjikë. Ka qenë i përfshirë në trafik dore. Është djali i tezes së Arjan Spahiut, i njohur si ‘’Arjani i vogë’’, ngeli viktimë në nëntor të 2020 nga 8 plumba. Personazh me dritë-hije të forta në fushën e krimit. Më herët, Everest Çakës i është vrarë edhe vëllai në Spanjë.”