Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

I treti është SPAK

3 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Ti thua se Berisha është problem? Jo, nuk është!

Nga: Frrok Çupi

Nuk mund të thuash se SPAK-u është i pari, edhe pse gjithë përkëdhelitë e botës po i shkojnë këto ditë. Dje, njëri nga specialët e organizmave kundër krimit, në llogaridhënie me shefin e SPAK, e pyeti kështu: ‘A jeni krenarë?…’.

Por edhe pse i përkëdhelur, SPAK-u nuk mund të vihet në radhë para dy të parëve:

I pari është njeriu:

Ky, njeriu, kjo gjë kaq e vogël, i vetmi anëtar që kanë mbijetuar prej gjinisë Homo dhe sot jeton në 20 metra kub ajër dhe ‘merr me vete vetëm dy metra’, ka fuqinë më të madhe. Këtu ngatërrohen pushtetet, tiranët, gjykatësit, SPAK dhe superfuqitë: Mendojnë se ata janë të parët!. Jo, njeriu këtu po pret nga fuqitë e mëdha, nga qeveria e vet, nga gjykatësi, nga SPAK-u…,  që t’i shërbejnë njeriut, kësaj gjëje të vogël. Cila është shërbesa? T’i japin njeriut në dorë të drejtën që i takon. Për fat të keq, gjatë këtij shekulli, e drejta që kërkon njeriu këtu ka marrë pamje të dhimbshme; por ajo është, s’ke ç’i bën. Më vjen në mendje pamja e dy nënave mirditore që kur dolën nga Kampi famëkeq i Internimit i Tepelenës (1949-1954), mbanin në duar trupat e dy vajzave të tyre foshnjë. Foshnjat kishin vdekur me kohë në Kamp, nënat i kishin varrosur aty pranë ku flinin vetë; dhe, kur dolën, kërkuan vetëm këtë të drejtë: Të marrin trupat e tretur!. I mblodhën dhe i mbanin rrugës si ‘Luis Vuitton’ nëna të  sotme.

Në thelb, bash këtë gjë po kërkon njeriu: Të gjithë të mëdhenjtë (që vijnë në radhë pas gjësë së vogël njeri), t’i japin në dorë të drejtën e vet. E drejta e mohuar e njeriut në këtë vend, ka edhe trajtën e kufomës, ka trajtën e pronës, ka trajtën e paqes, ka trajtën e gjësë së vjedhur nga pushteti, ka trajtën e nderit… Në këtë vend pushteti ka vrarë njerëz e pastaj i ka shkelur me këmbë; ka kapërcyer mbi ta e u ka dhunuar varret; i ka vrarë dhe u ka zhdukur trupat; i ka thërritur në spektakël ‘demokratik’ dhe i ka qëlluar para zyrës e pastaj u ka thënë ‘çohuni prapë, se ja ku e kam snajperin’; i ka mbytur në det, i ka sulmuar me tanke dhe avionë vetëm e vetëm pse janë ‘të jugit’. SPAK, që ndjehet më i fortë se njeriu dhe përkëdhelet si fëmijë, thotë se ‘ka kaluar koha’ e kthimit të të drejtës, ‘nuk ka më’. Në zakonin e lashtë të kombit thuhet se ‘gjaku i njeriut nuk shkon hupë’. Nuk shkon ‘hupë’ as gjaja e vjedhur prej njerëzve të shtetit a prej çdo sapience. Nëse do të lihet njeriu që të vendosë vetë se si do ta marrë të drejtën, atëherë një ditë nuk do të ketë nevojë as për SPAK, as për gjykatës.

Kjo është ajo ‘gjëja e vogël’.

I dyti është shteti Amerikan:

A keni pyetur ndonjëherë veten pse vallë fuqia më e madhe e botës u ‘land’ këtu në këtë vend, dhe vendosi t’i kthejë të drejtën Njeriut? Po pse, vallë?, a nuk ka plot njerëz të mjerë në botë që kërkojnë kthimin e të drejtës? Po, ka, deri edhe në Afrikë. Por këtu, në një komb aleat me Zeusin dhe me Perëndimin, është dhunuar e drejta deri në palcë; aq rëndë është dhunuar saqë vetëm një fuqi e madhe si shteti i Amerikës mund ta nxjerrë nga toka e t’ia japë njeriut të drejtën. A mund të ndodhë, për shembull, që Remzi Hoxha të gjendet në ujërat e Kune- Vainit, tash pas 30 vjetësh që e mbytën?. Ai është tretuar, por jo e drejta.

Shteti i Amerikës është ‘land’ këtu sepse pa një forcë si e tij, njeriu nuk mund të ta merrte trupin e ngrirë të njeriut të vet, as sa ajo që ndodhi në kampin e viti 1949.

Ja kjo është arsyeja pse këtu ndodhet shteti Amerikan. Kjo është edhe arsyeja që ‘të mëdhenjtë’ si presidenti e ish- presidenti po luftojnë që ta mbysin Amerikën ‘në Kune- Vain’.

A do ‘t’ia dalë Amerika ta bëjë këtë gjë menjëherë? Mund të mos ndodhë menjëherë. Por herën e dytë e bën… Në mos të dytën, të tretën…

E drejta i është zhytur njeriut aq thellë, saqë vetëm fuqia e madhe perëndimore mund ta ngrejë.

I treti është SPAK:

Këto ditë po përkëdhelet si nuset e katundit; por nuk është i pari, sigurisht. SPAK ka kërkuar fakte kriminale, ‘m’i tregoni!’, thotë se ‘ah ça do t’u bëj!’. Dje, në dhomën ngjitur me dhomën e SPAK, një deputet gati rrahu tjetrin. Pse? Ky tregoi vilën 760 milionë euro të deputetit opozitar. Faktet kriminale po i dalin ‘nga veshët’ këtij shteti demokratik.

A ka shpresë? Kjo është çështja.

Nëse nuk ka shpresë nga SPAK, atëherë do të ketë… Drejtësia e Re është ngritur për të mos dështuar. Mund të dështojnë disa specialë, por jo struktura. Prokurori i SPAK mund të jetë subjekt hetimi në SPAK, por jo mekanizmi që gropos të drejtën.

A e ka ‘të lehtë pendë’ barrën SPAK?… Si mundet?, në një vend ku presidenti, ish presidenti, ministra e shefa, mafiozë e lejtnatë janë kampionë të korrupsionit në botë? Ata mund të paguajnë edhe për Kampin e Tepelenës.

A i ka kaluar koha së drejtës?… Nëse jo, atëherë pse do të kishim nevojë për SPAK. SPAK është minatori i të drejtës, ai duhet të gjejë mekanizmat, veglat, instrumentet, paragrafët…, me qëllim që të vijë e drejta e njeriut. Presidenti ynë, vetëm në një pasdite të prillit të kaluar, gjeti aq shumë mjete: kosore, sfurqe, kmesa, sëpata.., me të cilat do të priste duar e këmbë njeriu… E si nuk e gjen SPAK një instrument për të zhvarrosur të drejtën?!

SPAK është i treti, por është punëtori i dy të parëve.

 

Tags: Frrok ÇupiSPAK

TË LIDHURA

💸 Pse rrogat rriten në letra, por varfëria rritet në realitet?
Analizë

💸 Pse rrogat rriten në letra, por varfëria rritet në realitet?

22:32 | 19/05/2025
Beteja për çlirimin e demokracisë sapo ka filluar,shprehet:Ardi Stefa
Editorial - Opinione

Beteja për çlirimin e demokracisë sapo ka filluar,shprehet:Ardi Stefa

22:17 | 17/05/2025
Analizë/ Pse politika shqiptare nuk prodhon më liderë të rinj?
Analizë

Analizë/ Pse politika shqiptare nuk prodhon më liderë të rinj?

22:49 | 15/05/2025
Next Post
Moment tronditës/Përleshje masive gjatë udhëtimit në avion (VIDEO)

Moment tronditës/Përleshje masive gjatë udhëtimit në avion (VIDEO)

Pandemia/Koreja e Veriut në izolim pas konfirmimit të rasteve të para

Pandemia/Koreja e Veriut në izolim pas konfirmimit të rasteve të para

Gazetarja plas skandalin: “Po vjen diçka e madhe, SPAK po fut duart në folenë e grerëzave”

Gazetarja plas skandalin: "Po vjen diçka e madhe, SPAK po fut duart në folenë e grerëzave"

JU REKOMANDOJMË

Liderë e BE zbarkuan sot në Tiranë, mungonte Mitsotakis, zbulohet arsyeja

Liderë e BE zbarkuan sot në Tiranë, mungonte Mitsotakis, zbulohet arsyeja

22:24 | 16/05/2025
Liderët e BE-së nuk presin fundin e samitit në Tiranë, çfarë fshihet pas largimit?

Liderët e BE-së nuk presin fundin e samitit në Tiranë, çfarë fshihet pas largimit?

17:09 | 16/05/2025
Policia zgjohet herët, “rrethohen” Tirana, Durrësi, Fieri dhe Vlora. Ja për çfarë bëhet fjalë

Policia zgjohet herët, “rrethohen” Tirana, Durrësi, Fieri dhe Vlora. Ja për çfarë bëhet fjalë

08:28 | 21/05/2025
Lala zbulon kandidatin socialist në ‘telashe’ nga hetimet

Lala zbulon kandidatin socialist në ‘telashe’ nga hetimet

19:15 | 17/05/2025




TË FUNDIT

Bie nga kati i tretë i hotelit në Rinas, 2-vjeçari holandez dërgohet në spital
Aktualitet

Bie nga kati i tretë i hotelit në Rinas, 2-vjeçari holandez dërgohet në spital

by mirseda
13:43 | 23/05/2025
0

Një ngjarje e rëndë është shënuar në një hotel në periferi të Tiranës, ku një fëmijë 2-vjeçar,...

Trump: Rusia dhe Ukraina bien dakord për shkëmbim të të burgosurve të luftës

Trump: Rusia dhe Ukraina bien dakord për shkëmbim të të burgosurve të luftës

12:49 | 23/05/2025
Aktori Vis Pupa shpallet në kërkim, bashkëshortja para drejtësisë

Aktori Vis Pupa shpallet në kërkim, bashkëshortja para drejtësisë

12:23 | 23/05/2025
Ishi i Eglit ‘tallet’ me Gjestin? Veprimi ‘ndez’ rrjetin me kritika të forta

Ishi i Eglit ‘tallet’ me Gjestin? Veprimi ‘ndez’ rrjetin me kritika të forta

11:36 | 23/05/2025
Ndjekje si nëpër filma në mes të Tiranës/ Përplasi makinën e policisë e disa automjete të tjera, arrestohet 40-vjeçari

Ndjekje si nëpër filma në mes të Tiranës/ Përplasi makinën e policisë e disa automjete të tjera, arrestohet 40-vjeçari

11:29 | 23/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com