Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria

“I thanë ke marrë grua grekofone, dhe e arrestuan” (Video)

6 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha, Video Galeri, W-Instant
“I thanë ke marrë grua grekofone, dhe e arrestuan” (Video)

Emisioni “Stop” në Tv Klan i është rikthyer çështjes së dëmshpërblimeve të ish të përndjekurve, të cilët sorollaten për vite me radhë nëpër institucione dhe ende nuk po marrin atë që u takon.

Servete Gaxha, e bija e Idriz Gaxhës, i internuar në Tepelenë, është ankuar pranë emisionit “Stop” se ka dorëzuar dosjen për dëmshpërblim që në vitin 2011, por përballet me ping-pongun e institucioneve.

Edhe Panajo Qirjaqi nga Gjirokastra, tregon se bashkëshorti i saj vuajti 25 vjet burgim pasi u martua me të dhe e akuzuan se kishte grua grekofolëse.

Në vitin 1995 ata morën 20 milionë Lekë të vjetra. Por sot zonja është në mëshirë të fatit, e paralizuar dhe pa asnjë përgjigje për dëmshpërblimin që në total i është caktuar 160 milionë Lekë të vjetra.

Servete Gaxha: “Jam e bija e Idriz Gaxhës, i cili vuajti në Tepelenë 3 vite burg. Ne i kemi bërë të gjitha dokumentet që kanë kërkuar. I kemi dorëzuar te Ministria e Financave. Nga Ministria e Financave i kemi dërguar tek Ministria e Drejtësisë. Ngelëm duke bërë ping-pong. Asnjë lloj përgjigje deri sot. Që në vitin 2011 deri sot nuk kemi asnjë lloj përgjigje”.

Panajo Qirjaqi: “Kam qenë në internimin e Gjirokastrës. U martova me një burrë që ishte mekanik i Ministrisë së Brendshme. Edhe pas 9 muajsh, kur isha 3 muajshe shtatzënë, atë e arrestuan. Nuk bëmë asnjë vit bashkë. I thanë pse ke marrë atë grekofonen, ti do të ikësh në Greqi. Bëri 25 vjet burg. Edhe dokumentet të gjitha i kam atje. Mora 5 milionë Lekë dëmshpërblim, 5 milionë i mori djali dhe vajzat e tij morën nga 5 milionë. Dëmi i shkaktuar në total ishte 160 milionë. Ne morën 20 milionë, të katërt. Kemi që në ’95, s’kemi marrë më. Unë tani jam e paralizuar, s’kam asnjë ndihmë”.

Bilal Kola, drejtor i Institutit të ish të Përndjekurve Politikë, shpjegon ndryshimet që ka pësuar ligji ndër vite për këtë kategori.

Bilal Kola, drejtor i Institutit të Përndjekurve Politikë: “Ligji i vitit 2007 në thelb ka parashikuar shpërndarje të gjithë dëmshpërblimit në total brenda 8 viteve të ndarë në 8 këste të barabarta. Më pas, në vitin 2009 i është bërë një ndryshim këtij ligji, dhe thelbësisht ndryshimi ka patur këtë objektiv dhe ka arritur këtë qëllim. Është hequr tavani i 8 viteve dhe është lënë fushë e lirë. Mund të bëhej për 8, po mund të bëhej për 18, por edhe për 80, në varësi se sa lekë alokonte buxheti i shtetit. Në vitin 2014 është bërë një ndryshim i cili ndau në kategori të përndjekurit politikë. Në kategori parësore dhe jo parësore me një qëllim dhe objektiv të caktuar, që të bënte një diferencim në shpërndarjen e dëmshpërblimit për personat që jetonin dhe kishin qenë në burg vetë në raport me trashëgimtarët.

Dhe përcaktoi 70% të fondit që miratohej nga qeveria në buxhet t’i kalonte atyre që ishin gjallë dhe që kishin bërë burgun vetë, dhe 30% trashëgimtarëve të ish të burgosurve që nuk jetonin më apo të pushkatuarve. 10 mijë Lekë të vjetra është shuma që merr një i internuar në kampin e Tepelenës për ditë internimi. Ndërkohë që një i burgosur ku ka vuajtur dënimin merr 20 mijë Lekë të vjetra në ditë. Shuma që jepet një dosje të një të ekzekutuari, pra trashëgimtarëve të tij, është e barazvlefshme me 8 vite burgu. Ndërkohë që kur i falej jeta një të ekzekutuari dënimi minimalist për të ishte 25 vite”.

Nga ana tjetër, radhët në sportelin e Ministrisë së Financave vetëm shtohen dhe të interesuarve askush nuk u jep një sqarim. Gazetarja e emisionit “Stop” kërkoi takim me drejtorin, por nga zyra e shtypit të Ministrisë së Financave i erdhi përgjigje se për të pasur takim duhet të bëjë fillimisht kërkesë.

Ndërkohë, drejtori i Institutit të ish të Përndjekurve Politikë shpjegoi edhe çështjen e dokumentacionit që duhet për personat të cilët kanë vuajtur internime në telat me gjemba.

Bilal Kola: “Sa i përket çështjes së internimeve në tela me gjemba, që janë ato dosje që i përkojnë vitit 1945 deri në vitin 1954, asnjë prej tyre nuk ka marrë asnjë këst. Kjo për një arsye krejt qesharake. Ne kemi kërkuar që të bëhet një ndryshim në ligj, ku asnjërit prej këtyre individëve që kanë qenë në internim në tela me gjemba, mos t’ju kërkohet dokumentacioni që provon dënimin. Pse? Askush prej tyre nuk ka një dokument që provon dënimin. Askush prej tyre nuk është dënuar nga një gjykatë shqiptare, sepse në Tepelenë, në Berat, apo në Porto Palermo, ishin familjarë të armiqve të popullit”. /tvklan.al

Tags: dëmshpërblimetIsh-të përndjekuritServete Gaxha

TË LIDHURA

Rasti i parë me linë e majmunit; ISHP: Vaksina të gatshme
Aktualitet

Rasti i parë me linë e majmunit; ISHP: Vaksina të gatshme

19:42 | 12/06/2025
Zjarri në Qeparo rrezikon banorët dhe banesat.
Aktualitet

Zjarri në Qeparo rrezikon banorët dhe banesat.

19:18 | 12/06/2025
Policia në gatishmëri për klubet e natës, plan masash kundër ndotjes akustike
Aktualitet

Policia në gatishmëri për klubet e natës, plan masash kundër ndotjes akustike

18:47 | 12/06/2025
Next Post
Tiranë, 7 makina të përfshira në një aksident (video)

Tiranë, 7 makina të përfshira në një aksident (video)

Kandidati për kreun e KE-së, Weber: Turqia nuk mund të bëhet pjesë e jona

Kandidati për kreun e KE-së, Weber: Turqia nuk mund të bëhet pjesë e jona

Të akuzuar për grusht shteti, arrestohen 115 persona në Turqi

Të akuzuar për grusht shteti, arrestohen 115 persona në Turqi

JU REKOMANDOJMË

Tragjedi: Foshnje dhe grua të pajeta, trupa të braktisur në shkurre!

Tragjedi: Foshnje dhe grua të pajeta, trupa të braktisur në shkurre!

22:29 | 07/06/2025
Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

13:54 | 12/06/2025
Përbërësi që largon gjarpërinjtë më shpejt se çdo gjë tjetër

Përbërësi që largon gjarpërinjtë më shpejt se çdo gjë tjetër

15:02 | 11/06/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Ceremonia e “Topit të Artë” caktohet, këtë vit me garë të fortë dhe përfshirje të Kosovës
Bota

Ceremonia e “Topit të Artë” caktohet, këtë vit me garë të fortë dhe përfshirje të Kosovës

by mirseda
19:53 | 12/06/2025
0

Kush do e fitojë “Topin e Artë” për vitin 2025? Këtë vit gara pritet të jetë shumë...

Rasti i parë me linë e majmunit; ISHP: Vaksina të gatshme

Rasti i parë me linë e majmunit; ISHP: Vaksina të gatshme

19:42 | 12/06/2025
Përfshihet nga flakët një qendër tregtare, digjet tarraca e objektit

Përfshihet nga flakët një qendër tregtare, digjet tarraca e objektit

19:35 | 12/06/2025
Zjarri në Qeparo rrezikon banorët dhe banesat.

Zjarri në Qeparo rrezikon banorët dhe banesat.

19:18 | 12/06/2025
Policia në gatishmëri për klubet e natës, plan masash kundër ndotjes akustike

Policia në gatishmëri për klubet e natës, plan masash kundër ndotjes akustike

18:47 | 12/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com