Një maqedonas, i shpallur në kërkim ndërkombëtar u arrestua në Qafë-Thanë nga policia kufitare, me qëllim ekstradimi drejt Bullgarisë.
Bëhet fjalë për shtetasin me iniciale R.H., 52 vjeç, banues në Shkup, i cili akuzohet për veprën penale “Shkelje të ligjit kundër sistemit monetar dhe sistemit kreditor”.
Sipas policisë, gjatë verifikimit të dokumentacionit në sistem, 52-vjeçari rezultoi i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Blagoevgrad, Bullgari, ka caktuar masën e arrestit ndërkombëtar. Maksimumi i dënimit është 8 vjet burgim.
Arrestimi i tij u bë i mundur nga Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare në Qafë-Thanë në bashkëpunim me Interpol Tirana.