E shtunë, 12 Qershor, 2021
27.5 C
Tirana

I shkojnë kot studimet Bachelor e Master, specialistja e QSHA: Të bëjë tjetër

Të bësh shkollën, por të të mos të njohin që e ke bërë. Është kjo situata e një studenteje e cila pasi ka përfunduar studimet Bachelor në Elbasn për Gazetari dhe Anglisht, si dhe Masterin Shkencor për mësuesi në anglisht në Tiranë, nuk futet dot në provimin e shtetit për të marrë licencën.

Emisioni “Stop” iu drejtua Zyrës Vendore të Arsimit Elbasan dhe drejtoresha Anila Çota u shpreh se refuzimi ka ardhur nga praktikat e viteve të kaluara, ku QSHA ka përjashtuar nga provimi i shtetit, studentët me diplomë Bachelori Gazetari dhe Gjuhë Angleze.

“Detyra e ZVA Elbasan është që të marrë dokumentet, t’i përcjellë në drejtorinë rajonale dhe më pas ka filtra të tjerë për të ndjekur procedurën, qoftë për vijmin e praktikës, qoftë për regjistrimin për licencë. Refuzimi që i është bërë vajzës nuk vjen nga ZVA për arsye se ne detyrimet në bazë të kompetencave tona e kemi kryer, kemi informuar dhe vajzën. Nuk e ka pëfituar deri më tani sepse nga QSHA kemi një komunikim zyrtar nga vitet e kaluara të cilat e pengojnë atë për të vijuar tërë procesin, edhe për praktikën profesionale dhe për regjistrimin në licencë, për arsye se Bachelori i vajzës është Gazetari dhe Masteri mësuesi. Profesion, sipas kësaj logjike, ta jep diploma e Bachelorit dhe jo ajo e Masterit”, u shpreh Çota.

Ajo tha se vendimin e ka marrë QSHA dhe jo ZVA Elbasan. Në Qendrën e Shërbimeve Arsimore, specialistja tha që vajza duhet të bëjë një tjetër cikël studimesh Bachelor.

Denoncuesja: Bacelorin e kam bërë “Gazetari-Anglisht” në Elbasan, ndërsa atë Master, në Tiranë për mësuesi.

Specialistja: Epo “Gazetari-Anglisht” nuk është te ligji, që ju mund të jepni mësuesi. Ju jeni gazetari. Në momentin, që ju jeni gazetari, nuk mund të japësh mësim. Ju nuk jeni mësues, në zanafillën tuaj. Kështu që nga kjo gjë, ju përjashton direkt nga dhënia e licencës.

Lexo edhe :   Mbahej gabimisht në qeli, gjykata liron me kusht qytetarin

Denoncuesja: Po me Masterin, që kam bërë…

Specialistja: S’ka lidhje Masteri, ka Bachelori ai, që vendos.

Denoncuesja: Po unë tani ça do bëj?

Specialistja: Nuk jep dot mësim!

Denoncuesja: E si ta zgjidh unë?

Specialistja: Duhet të bësh një Bachelor tjetër!

Denoncuesja: Të bëj një Bachelor tjetër?!

Specialistja: Po!

Eksperti i arsimit, Albano Zhapaj, shpjegon se nuk ka asnjë shkelje nga fakultetet, pasi ato janë të miratuara nga Ministria. Problemi, sipas tij është te QSHA, e cila e njeh studentin, e matrikulon në hyrje dhe pasi diplomohet, e konsideron të parregullt.

Lexo edhe :   Mbahej gabimisht në qeli, gjykata liron me kusht qytetarin

“Ligji i profesioneve të rregulluara ka parashikuar që kush mbaron për mësuesi duhet që të ketë edhe Bachelorin të ngjashëm me Masterin. Këtu nuk kemi pangjashmëri, nuk kemi dy degë të kundërta. Këtu kemi një Bachelor me dy drejtime. Nuk mund të lësh një student, ta miratosh në hyrje dhe ta pranosh në Masterin e Mësuesisë dhe në dalje t’i thuash që jo nuk mund të bëhesh mësues. Është një absurditet, është një non sens është jo ligjore”, tha ai.

“Nuk mendoj se problemi është i ministrisë, por i QSHA sepse QSHA është vërtetë ministri. Aq më tepër që ka një drejtori juridike që duhet t informohet mirë për ligjet e arsimit të lartë në Shqipëri”, u shpreh eksperti./tvklan.al

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Uells-Zvicër/ Pjesa e parë pa gola, portierët vendimtarë me pritjet e tyre

Ka përfunduar me rrjeta të paprekura, pjesa e parë e ndjeshjes midis Zvicrës dhe Uellsit. Një 45 minutësh ku spektakël dhuruan portierët e skuadrave...

Vrasja e 20-vjeçares në Greqi, zbulohet makina me të cilën janë larguar autorët

Zbardhen detaje të reja në lidhje me vrasjen e 20-vjeçare britanike Caroline, e ndodhur pak javë më parë në Greqi. Në emisionin e gazetarit grek...

Fati i kryetarit të PD-së, 3 kandidatët që do të sfidojnë Lulzim Bashën

Nga: Marsela Sinani Lulzim Basha 47 vjeç, Fatbardh Kadilli 55 vjeç, Edith Harxhi 48 vjeçe dhe Agron Shehaj 44 vjeç, aderojnë në të njëjtën parti,...

Salianji: Gruevski si Rama mori mandat të tretë, por ra brenda një viti

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka bërë një paralelizëm të situatës aktuale politike në Shqipëri, të asaj para disa viteve në...

Kosovë: Një viktimë dhe 17 raste të reja me Covid-19

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) ka regjistruar më 12 qershor një rast të vdekjes nga koronavirusi. Viktima është nga Prizreni. Sipas njoftimit...