E hënë, 20 Shtator, 2021
28.5 C
Tirana

I pandehur me ish-ministrin Tahiri/ Rrëzohet kërkesa e Jaeld Çelës për liri

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), ka rrëzuar  kërkesën e ish-drejtorit të Policisë së Vlorës Jaeld Çela, për lirimin nga burgu.

Çela, i cili është i pandehur bashkë me ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, kërkoi lirinë me argumentin se nga dita e vendimit në Apel ka kaluar afati 1-vjeçar, por gjyqtari Erjon Bani ka vendosur të hedhë poshtë kërkesën e tij.

I vetëdorëzuar në Policinë e Tiranës një vit më parë dhe tashmë në paraburgim, Jaeld Çela kërkoi zbutje të masës së sigurisë, nga “Arrest në burg” që është aktualisht.

Ish-kreu i Policisë së Vlorës akuzohet për veprat penale “Kultivim i bimëve narkotike”, “Trafikim i bimëve narkotike” dhe “Grup i strukturuar kriminal”. Jaeld Çela është dënuar me 3.4 vite burgim për shpërdorim detyre.

Përmes avokatit të tij, Jaeld Çela kërkoi nga Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar:

1- Pranimin e kërkesës duke vendosur sipas objektit të saj.

2- Konstatimin e shuarjes së afateve të paraburgimit.

3- Zëvendësimin e masës së sigurimit personal nga “Arrest në burg”, në atë “Arrest në shtëpi”, ose në “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Serbët bllokojnë rrugën, pas vendimit të Kosovës për reciprocitetin e targave

Mëngjesin e sotëm, në pikat kufitare policia e Kosovës u ka hequr targat të gjitha makinave nga Serbia, dhe i ka pajisur me targa...

Reciprociteti i targave/Kurti: S’ka për qëllim destabilizimin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur nga Kuvendi për reciprocitetin e vendosur për targat e automjeteve. Gjatë seancës së sotme parlamentare, Kurti theksoi...

Shërbimet sekrete zbulojnë planin/ Parandalohet ekzekutimi i Zoran Zaev

Shërbimet sekrete greke dhe qeveria parandaluan një atentat ndaj kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, disa muaj pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Prespës...

Në politikën gjermane nuk përfaqësohen sa duhet migrantët

"What's your Heimat?" - cili është atdheu juaj u pyet W. Michael Blumental, drejtori që themeloi Muzeun Hebre në Berlin në vitin 2014. Për...

Pse berishizmi, është enverizimi i ri shqiptar

Nga: Mero Baze Kjo që po i ndodh Partisë Demokratike, Partisë së Punës, ka filluar ti ndodh në vitin 1991. Kur ajo filloi të reformohej...