Gazetari i njohur nga Kosova, Visar Dërmaku, i njohur ndryshe si “Gani Germia”, është dhunuar në mënyrë brutale. Raportohet se ngjarja ka ndodhur në datën 10 gusht, rreth orës 02:00, pas mesnatës. Agresori është identifikuar dhe është me shtetësi austriake. Bëhet fjalë për djalin e diplomatit kosovar në Austri, Rigon
Kosumi i cili ka përfunduar në pranga. Dërmaku është shprehur publikisht se ajo që i ka ndodhur ka qenë një lloj kurthi.