Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

I ndanë nga mamaja, vogëlushët shqiptarë marrin vendimin e hidhur

7 vjet ago
in Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha
I ndanë nga mamaja, vogëlushët shqiptarë marrin vendimin e hidhur

Ishte një ditë e zakonshme për 15-vjeçarin Michael Gojcevic, kur nëna e tij e kishte përqafuar për herë të fundit gjatë orës së mësimit, në lëndën e kimisë.

Kur u kthye në shtëpi nga shkolla, ishte një ditë prilli, nxënësi i klasës së nëntë mësoi se nëna e tij ishte arrestuar nga autoritetet e emigracionit. Ajo u burgos dhe tre javë më vonë u deportua në Shqipëri.

Pas lotëve, zemërimit dhe zhgënjimit, dhe mes kaosit dhe frikës për të jetuar pa mamin, fëmijët morën  një vendim: Ata ikën nga Amerika!

Në orën 6:00, të ditës së martë, Mikey dhe dy motrat e tij të vogla hipin në një avion ku me vete morën edhe  nëntë valixhe. Ata u nisën nga  Detroit Metro Airport ku u ndanë me babanë e tyre, për të udhëtuar drejt një vendi që ata kurrë nuk kanë shkuar më parë.  Vëllai bashkë me dy motrat u nisë për në Shqipëri, për të qëndruar me nënën e tyre.

 “Unë jam i ngazëllyer, por në të njëjtën kohë jam nervoz. Ndihem i zhgënjyer që do të lë gjithçka”, tha Mikey, për  Free Press të hënën mbrëma, ndërsa miqtë dhe të afërm ishin mbledhur për ta përshëndetur. “Kjo është nata ime e fundit që fle në Amerikë”, ka thënë me tej 15-vjeçari.

Mikey, është një nder miliona fëmijëve të tjerë amerikanë, të cilët së shpejti mund të përballen me të njëjtën agoni, ku duhet të vendosin nëse do të qëndrojnë në këtë vend, ose do të shkojnë në vendin e prindërve të tyre. Sipas Këshillit Amerikan të Imigracionit, 4.1 milionë qytetarë amerikanë jetojnë me të paktën një prind pa dokumente.

Nëse statistikat e dëbimit të fundit janë ndonjë tregues, shumë më tepër fëmijë mund të përballen së shpejti me të njëjtin fat si Mikey dhe motrat e tij. Nën administrimin e Trump, deportimet e emigrantëve pa të dhëna penale u rritën, duke u trefishuar nga afërsisht 16,500 në 2016 në gati 45,800 vitin e kaluar. Kjo është një mesatare prej 4,143 arrestimesh në muaj, krahasuar me një mesatare prej 1,700 në muaj nën administratën e Obamës.

Rritja është kryesisht për shkak të udhëzimeve më të ashpra të Presidentit Donald Trump për agjentët e ICE: Para, ata u udhëzuan të synonin persona me të kaluarë serioze kriminale; Tani atyre u është thënë të arrestojnë çdo imigrant që qëndron në mënyrë të paligjshme në SHBA.

Për Mikey, politika aktuale e imigracionit është e dëmshme dhe e padrejtë, edhe pse ai ende shpreson të kthehet një ditë dhe të jetojë këtu. Ai planifikon të vizitojë babanë e tij verën e ardhshme.

Nëna e tij, Cile Precetaj, 46 vjeç, nuk kishte të dhëna kriminale. Ajo nuk hyri në vend në mënyrë të paligjshme, por kërkonte azil kur mbërriti në vitin 2000, duke pretenduar se kishte frikë për jetën e saj në Shqipëri dhe se familja e saj ishte kërcënuar nga grupe kriminale që kërkonin ta rrëmbejnë dhe ta bënin atë prostitutë. Ajo gjithashtu shprehu frikë pasi ish-i fejuari e kërcënonte.

Në fund të fundit, kërkesa e saj për azil u mohua dhe ajo humbi të gjitha të drejtat.

“Ajo ishte duke u përpjekur të shpëtojë nga prostitucioni, ajo erdhi këtu për liri, ajo kurrë nuk bëri ndonjë gjë të gabuar në këtë vend, ajo nuk bëri asgjë të keqe – kështu që pse duhet të dëbohet jashtë? Unë shpresoj që ky vend të mësojë nga ajo që po bën. Kjo nuk është e drejtë. Ndaleni këtë, ndaloni ndarjen e familjeve”, – tha Mikey.

Burimi: .freep.com

Përshtati: Tirana Today

Tags: hidhurmamajamarrinndanëngashqiptareVendiminvogëlushët

TË LIDHURA

Zjarret nuk ndalen/ Situatë kritike në Parkun Kombëtar të Lurës, 11 vatra aktive në gjithë vendin
Aktualitet

Zjarret nuk ndalen/ Situatë kritike në Parkun Kombëtar të Lurës, 11 vatra aktive në gjithë vendin

19:49 | 19/07/2025
Shëngjin, Shpërthen bombola e gazit në banesë, plagoset një 64-vjeçare
Aktualitet

E rëndë në Shëngjin/ Ra në kontakt me rrymën elektrike dhe u rrëzua nga skela, humb jetën 32-vjeçari

18:44 | 19/07/2025
Aksioni i IKMT-së, “kërcet” sherri mes pronarëve të një hoteli dhe kryetarit të fshatit Tushemisht
Aktualitet

Aksioni i IKMT-së, “kërcet” sherri mes pronarëve të një hoteli dhe kryetarit të fshatit Tushemisht

15:56 | 19/07/2025
Next Post
(VIDEO) Thuhet se kroatët i kemi vëllezër, por shikoni si e përdhosin flamurin shqiptar

(VIDEO) Thuhet se kroatët i kemi vëllezër, por shikoni si e përdhosin flamurin shqiptar

I ndanë nga mamaja, vogëlushët shqiptarë marrin vendimin e hidhur

Video/Lamtumirë mes lotësh, babai dhe fëmijët shqiptarë ia plasin të qarës në aeroport

Gangsterët shqiptarë një ‘tmerr’ i vërtetë për Francën dhe Gjermaninë

Gangsterët shqiptarë një 'tmerr' i vërtetë për Francën dhe Gjermaninë

JU REKOMANDOJMË

“Gjalpi është margarinë, qumështi me ujë” – Kamera e fshehtë e Vetting zbulon skandalin me ushqimet në azile. Dhoma të mbipopulluara e dhunë

“Gjalpi është margarinë, qumështi me ujë” – Kamera e fshehtë e Vetting zbulon skandalin me ushqimet në azile. Dhoma të mbipopulluara e dhunë

20:32 | 17/07/2025
‘Jepe vetë dorëhegjen’! Kryetari i Bashkisë Konispol sfidon sërish Ramën. Nuk shkarkon asnje nga vartësit!

‘Jepe vetë dorëhegjen’! Kryetari i Bashkisë Konispol sfidon sërish Ramën. Nuk shkarkon asnje nga vartësit!

14:16 | 15/07/2025
”Banorët duhej të ishin lajmëruar 15 ditë para”, Jorgo: Prishja e ndërtimeve në Theth, e jashtëligjshme

”Banorët duhej të ishin lajmëruar 15 ditë para”, Jorgo: Prishja e ndërtimeve në Theth, e jashtëligjshme

21:24 | 15/07/2025
Arbana Osmani rikthehet në shtator me dy projekte të reja

Arbana Osmani rikthehet në shtator me dy projekte të reja

08:31 | 14/07/2025




TË FUNDIT

Zjarret nuk ndalen/ Situatë kritike në Parkun Kombëtar të Lurës, 11 vatra aktive në gjithë vendin
Aktualitet

Zjarret nuk ndalen/ Situatë kritike në Parkun Kombëtar të Lurës, 11 vatra aktive në gjithë vendin

by mirseda
19:49 | 19/07/2025
0

Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile në AKMC, ka publikuar të dhënat e përditësuara lidhur me situatën...

Shëngjin, Shpërthen bombola e gazit në banesë, plagoset një 64-vjeçare

E rëndë në Shëngjin/ Ra në kontakt me rrymën elektrike dhe u rrëzua nga skela, humb jetën 32-vjeçari

18:44 | 19/07/2025
Aksioni i IKMT-së, “kërcet” sherri mes pronarëve të një hoteli dhe kryetarit të fshatit Tushemisht

Aksioni i IKMT-së, “kërcet” sherri mes pronarëve të një hoteli dhe kryetarit të fshatit Tushemisht

15:56 | 19/07/2025
Kapet vrasësi shqiptar me pagesë, plagosi dy persona për llogari të mafias turke

Kapet vrasësi shqiptar me pagesë, plagosi dy persona për llogari të mafias turke

15:54 | 19/07/2025
Prekëse! Egla Ceno rrëfen momentet e vështira: Mami pësoi ishemi

Prekëse! Egla Ceno rrëfen momentet e vështira: Mami pësoi ishemi

14:14 | 19/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com