Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Ekzekutimi i ‘Il Padrinos’/ Kush ishte biznesmeni që takoi “Edi faqedjeguri”, telefonatat zbardhin lëvizjet

7 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha
Ekzekutimi i ‘Il Padrinos’/ Kush ishte biznesmeni që takoi “Edi faqedjeguri”, telefonatat zbardhin lëvizjet

Veprimet hetimore të kryera gjatë kësaj kohe nga policia dhe prokuroria e Durrësit për vrasjen e Edison Harizaj dhe shokut të tij Genci Caci, kanë zbardhur intenerarin që viktima ka përshkuar, ditën e vrasjes dhe personat me të cilët është takuar. Grupi hetimor ka kryer gjithashtu edhe ekzaminimet e telefonave të gjendur në makinën e Harizaj. Nga kontrolli teknik, prokurorët kanë marë shumë informacion mbi aktivitetin e Harizaj dhe Cacit, por edhe komunikimet e fundit që dy viktimat kanë pasur. Personat e fundit që kanë biseduar me Cacin dhe Harizaj janë identifikuar dhe marrë në pyetje.

Teksa është zbardhur dinamika e lëvizjes së dy viktimave të atentatit, nga burime pranë grupit hetimor mësohet se ende nuk ka asnjë person të ndaluar për vrasjen në dalje të qytetit të Durrësit të Edison Harizaj dhe Cacit. Të vetmet dyshime bien mbi një vlonjat që ka mbërritur nga Belgjika në Shqipëri para atentatit, dhe një ditë më pas është larguar sërisht në drejtim të Belgjikës. Por të dhënat mbi këtë person janë vetëm dyshime. Provat e pakta për këtë ngjarje e kanë vështirësuar punën e policisë dhe prokurorisë për sa i përket identifikimit të autorëve të vrasjes së dyfishtë, por gjithsesi grupi hetimor ka mundur të krijojë një panoramë të lëvizjeve dhe kontajteve që ka pasur Edison Harizaj orët e fundit para se t’i bëhej atentati.

Një burim pranë prokurorisë së Durrësit tha për “Shqiptarja.com” se Edison Harizaj, ditën e ngjarjes ka qënë në Tiranë, ku dyshohet se është takuar me një biznesmen me inicialet M.L, me të cilin kohët e fundit kishte pasur takime të shpeshta. “Takimet e shpeshta të Edison Harizaj me M.L janë kryer në Tiranë dhe në Durrës, ndërkohë besohet se temë e këtyre takimeve ka qënë një çështje gjyqësore”- thanë burimet pranë policisë së Durrësit.

Takimi me L.H në qytetin e Durrësit

Veç biznesmenit M.L. me të cilin u takua ditën e atentatit në Tiranë, mësohet se Harizaj është larguar pas takimit nga kryeqyteti në drejtim të Durrësit dhe pikërisht në këtë qytet është ndalur, ku ka shumë dyshime se është takuar me një person tjetër, me inicialet L.H. Me këtë të fundit Harizaj ka pasur njohje të vjetra dhe takoheshin herë pas here, madje sipas burimeve të sipërpërmendura dyshohet se të dy kanë bashkëpunuar në disa raste në disa biznese të dyshimta. Burimet shtojnë se pas takimit në shtëpinë e L.H, Edison Harizaj së bashku me shokun e tij Genci Caci, janë larguar në drejtim të Vlorës, duke dalë nga unaza e jashtme e qytetit të Durrësit.

Por anëtarë të grupit hetimor thonë se ka shumë dyshime që lëvizja e Edison Harizaj në Durrës është monitoruar nga kundërshtarët e tij, të cilët kanë vënë në zbatim planin për ta eleminuar fizikisht. Ai është ndjekur sapo ka dalë nga banesa e L.H, dhe është qëlluar me 52 plumba pa shkuar në zonën e quajtur “Plepat” në Durrës. Si pasojë e plumbave të shumtë Edison Harizaj ka mbetur i vdekur në vend, ndërkohë në spital ka ndëruar jetë dhe shoku i tij, Genci Caci. Për këtë ngjarje të rëndë kriminale me dy viktima policia shoqëroi disa persona dhe më pas i la sërisht të lirë. Ndërkohë përgjatë kësaj kohe grupi hetimor nuk ka asnjë person të dyshuar për këtë ngjarje.

Ekzaminimi i telefonave

Gjatë kësaj kohe prokuroria e Durrësit ka kryer dhe ekzaminimet e telefonave të gjendur në makinën e Harizaj. Nga kontrolli teknik, prokurorët kanë marë shumë informacion mbi aktivitetin e Harizaj dhe Cacit, por edhe komunikimet e fundit që dy viktimat kanë pasur. Mësohet se personat e fundit që kanë biseduar me Cacin dhe Harizaj janë identifikuar dhe marrë në pyetje nga policia e Durrësit. Edison Harizaj u ekzekutua në 6 nëntor 2018 në Durrës dhe mendohet se në vrasjen e tij morën pjesë 5 persona. Fillimisht Harizaj u ndoq nga një makinë, ndërsa automjeti tjetër i bëri pritë. Më shumë se 50 plumba u qëlluan në drejtim të makinës së Harizaj, i cili cilësohej si “Il Padrino” i Vlorës. Harizaj dyshohet si autor i disa ngjarjeve në Vlorë, duke filluar nga zhdukja e Albano Xhafferit, pak muaj më parë në qytetin bregdetar./Shqiptarja.com/

Tags: biznesmeniIshtekushLëvizjettelefonatatzbardhin

TË LIDHURA

Plagosja e 15-vjeçarit ,shpallet në kërkim autori dhe pronari i biznesit
Aktualitet

Plagosja e 15-vjeçarit ,shpallet në kërkim autori dhe pronari i biznesit

11:09 | 02/06/2025
Berisha: Irena me 5 mbiemra prej 15 muajsh mbrohet nga Altin Troplini, Olsi Çela dhe Ulsiu
Politikë

Berisha: Irena me 5 mbiemra prej 15 muajsh mbrohet nga Altin Troplini, Olsi Çela dhe Ulsiu

10:51 | 02/06/2025
Digjen dy mjete në Maliq, ja dyshimet e policisë
Aktualitet

Digjen dy mjete në Maliq, ja dyshimet e policisë

10:48 | 02/06/2025
Next Post
Foto/Demi Rose nuk di të ndalet, i vë ‘flakën’ rrjetit

Foto/Demi Rose nuk di të ndalet, i vë 'flakën' rrjetit

Taksa ndaj mallrave/Jep dorëheqjen zyrtari serb

Taksa ndaj mallrave/Jep dorëheqjen zyrtari serb

Djali i Berishës kërkon Ballën në gjyq

Djali i Berishës kërkon Ballën në gjyq

JU REKOMANDOJMË

Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

19:50 | 29/05/2025
Macron goditet nga gruaja në sy të të gjithëve? Videoja që po bën xhiron e rrjetit

Macron goditet nga gruaja në sy të të gjithëve? Videoja që po bën xhiron e rrjetit

16:42 | 26/05/2025
“Etrit Berisha hero: Pret dy penallti dhe shënon, fiton Kupën”

“Etrit Berisha hero: Pret dy penallti dhe shënon, fiton Kupën”

19:55 | 29/05/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

E ardhmja e Armando Brojës, sulmuesi i Kombëtares mund të përfundojë në…
Sport

E ardhmja e Armando Brojës, sulmuesi i Kombëtares mund të përfundojë në…

by mirseda
11:12 | 02/06/2025
0

Armando Broja nuk po gjen “paqe” për sa i përket të ardhmes së tij. Sulmuesi shqiptar, mbylli...

Plagosja e 15-vjeçarit ,shpallet në kërkim autori dhe pronari i biznesit

Plagosja e 15-vjeçarit ,shpallet në kërkim autori dhe pronari i biznesit

11:09 | 02/06/2025
Berisha: Irena me 5 mbiemra prej 15 muajsh mbrohet nga Altin Troplini, Olsi Çela dhe Ulsiu

Berisha: Irena me 5 mbiemra prej 15 muajsh mbrohet nga Altin Troplini, Olsi Çela dhe Ulsiu

10:51 | 02/06/2025
Digjen dy mjete në Maliq, ja dyshimet e policisë

Digjen dy mjete në Maliq, ja dyshimet e policisë

10:48 | 02/06/2025
Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

10:46 | 02/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com