E enjte, 21 Tetor, 2021
8.5 C
Tirana

I futet në shtëpi, kërcënon 20-vjeçaren pse refuzoi propozimin për martesë

Një 31-vjeçar është vënë në pranga, pasi ka kërcënuar të dashurën e tij e cila kishte refuzuar propozimin për martesë. Nga specialistët e Seksionit për Krimet në Stacionin e Policisë Dimal, u bë arrestimi i shtetasit me inicialet B.C., 31-vjeç.

Ky i fundit ka hyrë pa leje në banesën e një shtetase 20-vjeçare, duke e kanosur dhe shtrënguar në mënyrë që vajza të pranonte propozimin për martesë. Lidhur me këtë rast, materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat.

Njoftimi i policisë:

Nga specialistët e Seksionit për Krimet në Stacionin e Policisë Dimal u bë arrestimi i shtetasit B.C., 31 vjeç, pasi ka hyrë pa leje në banesën e një shtetase 20-vjeçare duke e kanosur dhe shtrënguar në mënyrë që vajza të pranonte propozimin për martesë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Paloka reagon pas deklaratës së Bashës: Ndal përçarjen!

Deputeti i PD-së dhe njëherazi kryetari i Këshillit Kombëtar, Edi Paloka, ka reaguar pas deklaratës së liderit të partisë Lulzim Basha, i cili tha...

77 mandate PS-ja?

Nga: Eduard Zaloshnja “Do të kishim marrë jo 74, por 77 mandate, nëse shumë nga ata që na votuan nuk do të kishin ngatërruar numrin...

‘Reshje shiu me intensitet të ulët’, parashikimi i motit për nesër

Duke filluar nga dita e nesërme, mbi vendin tonë depërtojnë gradualisht masa ajrore të paqëndrueshme me origjinë veriperëndimore. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh e vranësirash...

A duhet shtetëzuar transporti urban?

Nga: Klodian Tomorri Ka patur një debat mes ekonomistëve nëse shërbimi i transportit urban është apo jo monopol natyror? Evans në vitin 1991 studioi shërbimin...

Do jepni dorëheqjen nga PD? Basha: 95% e demokratëve më duan

Në një prononcim për gazetarët nga selia blu, kryedemokrati Lulzim Basha tha se 95% e demokratëve e duan në krye të betejës. Nga ana...