Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një shtetase shqiptare ka mbetur e vdekur pasi është shtypur nga treni i linjës Brescia-Parma, në Cremona.
Në lidhje me këtë ngjarje, mediat italiane kanë publikuar edhe dëshminë e njërit prej drejtuesve të trenit, i cili ka deklaruar se ka qenë gruaja ajo që i është hedhur trenit përpara.
“E pashë që po vinte papritur, sikur të më priste dhe nuk mund të bëja asgjë për ta shmangur”, u shpreh ai.
Bazuar në këtë histori dhe elementët e tjerë të mbledhur, pozicioni i trupit dhe historia personale e viktimës në veçanti e bëjnë Policinë të besojë se nuk ishte një aksident, por një gjest i qëllimshëm nga gruaja.