Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

I dënuar tre herë nga gjykata, por mban postin e drejtorit në bashki

5 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha

Drejtori i shërbimeve publike në bashkinë Kukës, Xhevdet Sopaj, i dënuar tre herë nga gjykata për vepra të ndryshme penale, mban postin e funksionarit publik në kundërshtim me ligjin.

Në vitin 2017 atij i është hequr mandati i këshilltarit me vendim të KQZ-së.

Më konkretisht, sipas vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, dhe gjetjeve të prokurorisë rezulton se Xhevdet Sopaj është dënuar në vitin 1998, me vendim të formës së prerë, me dy muaj burg për veprën penale ” Lidhje pa leje në rrjetin e ujësjellësit”.

Në vitin 2012, Xhevdet Sopaj dënohet sërish, me 4 muaj burg, dënim i pezulluar dhe konvertuar në 18 muaj detyrim paraqitje, kësaj radhe për veprën penale ” Armëmbajtje pa leje”.

Sipas prokurorisë, dënimin me dy muaj burg, për ” Lidhje pa leje në rrjetin e ujësjellësit” nuk e ka deklaruar në formularin e dekriminalizimit.

Ndër të tjera arsyeja e heqjes së mandatit të këshilltarit është edhe ligji nr 138/2015 “Për garantimin e Integritetit të personave që zgjidhen, emërohen dhe ushtrojnë funksione publike. Neni 2, pika 1 germa a, e ligjit thuhet. Ndalohen të zgjidhen, emërohen apo të ushtrojnë një funksion publik personat që kryejnë një krim të parashikuar nga neni 278, parashikohen edhe paragrafet ndër të tjera 5/mbajtjen e armëve dhe minave. Duke përcaktuar qartë veprat penale që privojnë individë të caktuar të zgjidhen apo emërohen në poste publike.

Por post publik, është edhe pozicioni i drejtorit të shërbimeve publike pranë bashkisë Kukës, post që mban aktualisht.

Fiks Fare pas marrjes së këtij informacioni kontaktoi fillimisht me kryetarin e Bashkisë Kukës, Safet Gjicin. Ky i fundit nuk pranoi të japë një intervistë, por i drejtoi gazetarët për tek drejtori i personelit dhe zyra juridike e bashkisë, duke pretenduar që ata s’kanë nevojë për miratimin apo lejen e tij për të dhënë sqarime lidhur me rastin. Ai vet theksoi që nuk mund të shprehej, pasi kjo ishte një çështje tërësisht juridike.

Pas takimit me kryetarin, gazetarët i drejtohen sërish bashkisë ku kërkojnë personat përgjegjës për t’u informuar për rastin në fjalë. Sipas nën kryetarit të bashkisë, asnjëri prej tyre nuk ndodhej në punë dhe nëse Fiksi do informacion për rastin atëherë duhet t’i drejtohet bashkisë me një shkresë dhe informacioni do të vihet menjëherë në dizpozicion.

Ai thotë se emërimi i drejtorit është bërë në bazë të ligjit dhe se do vënë në dispozicion menjëherë të gjithë dosjen. Por pavarësisht kësaj, kanë kaluar 6 ditë që nga bërja e kërkesës, por në adresë të Fiksit nuk ka ardhur asnjë përgjigje.

Më një shkresë zyrtarë, Fiksi ju drejtua edhe prokurorisë së rrethit Kukës, nëse kjo e fundit kishte hetuar dhe dërguar në gjykatë çështjen e z. Xhevdet Sopaj, për deklarim të rremë në formularin e dekriminalizimit.

Në përgjigjen e tyre,Prokuroria e Kukësit ndër të tjera theksojnë; “Më datë 06.06.2017 procedimi penal është dërguar për gjykim në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Kukës e cila me vendimin e saj Nr.220 datë 13.07.2017 ka deklaruar fajtor subjektin Xhevdet Sopaj për veprën penale të parashikuar nga neni 190 të Kodit Penal..”

Pra, në kurriz të subjektit Xhevdet Sopaj, drejtor i Shërbimeve Publike pranë Bashkisë Kukës, rëndojnë tre vepra penale, për të cilat është shpallur fajtor dhe dënuar nga gjykata./Top Channel

Tags: Gjykatai denuarKukestre herë

TË LIDHURA

Aksident i rëndë në Austri, humb jetën i afërmi i futbollistit shqiptar
Aktualitet

Aksident i rëndë në Austri, humb jetën i afërmi i futbollistit shqiptar

21:43 | 23/02/2026
Tentoi të abuzonte seksualisht me një vajzë me aftësi ndryshe, shpallet në kërkim shqiptari në Greqi
Aktualitet

Tentoi të abuzonte seksualisht me një vajzë me aftësi ndryshe, shpallet në kërkim shqiptari në Greqi

21:41 | 23/02/2026
Aksident në Lungo Mare, plagoset një shtetas italian, detajet e para
Aktualitet

LAJMI I FUNDIT/ Aksident në “Bajram Curri – Qafë Morinë”, humb jetën 34-vjeçari, plagoset pasagjeri

21:15 | 23/02/2026
Next Post
Negociatat/ Rama flet para Merkelit: BE po na shuan shpresën për të ardhmen

Rama: Mbi 1 milion vaksinime kundër Covid-19

“Puna ime ideale është të jem roje, të ruaj Kryeministrinë”

“Puna ime ideale është të jem roje, të ruaj Kryeministrinë”

Kriminelë rrini rehat! Prokuroria s’ruan dot materialet e veta

Qasja jonë e pamundur me Neoliberalizmin, inerci apo hipotezë sistemi







JU REKOMANDOJMË

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

12:16 | 20/02/2026
U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

20:53 | 20/02/2026
Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

20:35 | 17/02/2026
“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

14:32 | 23/02/2026




TË FUNDIT

Avion mjekësor rrëzohet në Indi nga moti i keq, 7 të zhdukur
Bota

Avion mjekësor rrëzohet në Indi nga moti i keq, 7 të zhdukur

by mirseda
22:49 | 23/02/2026
0

Një avion transporti mjekësor me shtatë persona në bord është rrëzuar në lindje të Indisë. Sipas raportimeve...

Maqedonia e Veriut, prokuroria propozon arrest shtëpiak për Artan Grubin

Maqedonia e Veriut, prokuroria propozon arrest shtëpiak për Artan Grubin

22:25 | 23/02/2026
Aksident i rëndë në Austri, humb jetën i afërmi i futbollistit shqiptar

Aksident i rëndë në Austri, humb jetën i afërmi i futbollistit shqiptar

21:43 | 23/02/2026
Tentoi të abuzonte seksualisht me një vajzë me aftësi ndryshe, shpallet në kërkim shqiptari në Greqi

Tentoi të abuzonte seksualisht me një vajzë me aftësi ndryshe, shpallet në kërkim shqiptari në Greqi

21:41 | 23/02/2026
Aksident në Lungo Mare, plagoset një shtetas italian, detajet e para

LAJMI I FUNDIT/ Aksident në “Bajram Curri – Qafë Morinë”, humb jetën 34-vjeçari, plagoset pasagjeri

21:15 | 23/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com