Studentët kanë detyruar Ramën që ti kundërpërgjigjet me anë të një videoje. Kreu i qeverisë Edi Rama, ka ftuar një përfaqësi të studentëve që të ulen me të në negociata. Por para se ai të ndërmerrte këtë hap, studentët vërshuan me pankarta, duke i kërkuar ‘Babagjyshit’ për të shporrur ministren Nikolla, e këtë klasë politike.
Studentët, mjaft të rebeluar kishin shprehur dëshirën në pankarta që të merrte Nikollën së bashku me politikanët, dhe ti fuste në thesin e tij. Por si për ironi të fatit, kjo kërkesë e tyre korispodon me një dalje të Ramës në fillim të vitit, duke u shfaqur si Babagjysh.
Rama u prezantua si Babagjyshi në emisionin ‘E diela shqiptare’, për ti plotësuar dëshirat djalit të vogël Leo. Ai nuk mund të ecë. E sigurisht pas 14 operacionesh, dëshra është të ngrihet në këmbë.
Djali i kishte dërguar një letër Babagjyshit, ku kërkonte që të ecte, të kishte një makinë që ta çonte në shkollë, dhe një kukull për motrën e vogël. Dhe Leo gjatë emisionit ‘E diela shqiptare’ u takua me Babagjyshin, pas të cilit për pak minuta qëndroi kryeministri Edi Rama.
Kryeministri i premtoi vogëlushit se çdo ditë do ta priste një makinë që ta çonte në shkollë, si dhe shërbim falas fizioterapie. Rama e cilësoi djalin një hero, duke shprehur bindjen se ai një ditë do t’ia dalë të çohet në këmbë.