Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

“Huqi del me shpirtin”, Patozi: Të shpëtojmë një herë e mirë duke shporrur Ramën

7 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
“Huqi del me shpirtin”, Patozi: Të shpëtojmë një herë e mirë duke shporrur Ramën

Koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi, është ndalur tek dekriminalizimi, teksa e cilëson si një ligj poshtërues për vendin. Mjaft i indinjuar, Patozi shkruan në Facebook se rastet e fundit me të përzgjedhurit e Ramës, tregojnë se “huqi del me shpirtin”.

Ndaj, Patozi është i bindur se mënyra e vetme për ta nxjerrë vendin nga kjo spirale e rrezikshme është që të rrëzojnë nga pushteti “Rilindjen” e Edi Ramës, si rruga më e shkurtër dhe me e dobishme kombëtare, për të shkuar tek rezultati.

Statusi

PËR ÇFARË SHËRBEJNË “HERONJTË” E FUNDIT TË DEKRIMINALIZIMIT?

Dekriminalizimi ka qenë që nga fillimi një ligj poshtërues për vendin, i cili kishte shkak dhe pasojë kryesisht vesin e “Rilindjes” për t’u furnizuar me “politikanë bashkëkohorë” tek kontigjentet më të inkriminuara të shoqërisë. Kur ai u miratua disa vjet më parë në parlament, gjithkush mendonte se ai do të ishte i përkohshëm dhe do të kishte vlerë aq sa udhëheqësit dhe partitë e tyre të mësoheshin me rregullat e reja, që banditët apo trafikantët nuk mund të ishin më deputetë, kryetarë bashkish apo zyrtarë të tjerë rangjesh të larta. Kishte vetëm dy rrugë, që vendi të shpëtonte nga ky fenomen i neveritshëm.

E para, të krijohej një traditë e konsoliduar e sistemit politik, që nuk do t’i linte të afroheshin fare elementët e kriminalizuar, dhe kjo do ta bënte praktikisht të panevojshëm ligjin, edhe sikur askush të mos kujtohej më për të.

Tjetra, ishte që të ndërhyhej menjëherë, duke i shkulur rrënjët së keqes. Rastet e fundit me të përzgjedhurit e Ramës tregojnë se “huqi del me shpirtin” dhe kjo të çon në përfundimin se Shqipëria nuk ka asnjë arsye pse të presë dhe shpresojë në efektet vetërregulluese të dekriminalizimit. Ndaj mënyra e vetme për ta nxjerrë vendin nga kjo spirale e rrezikshme është që të prishim djepin që e lindi dhe barkun që e ushqen. Me pak fjalë, të rrëzojmë nga pushteti “Rilindjen” e Edi Ramës, si rruga më e shkurtër dhe me e dobishme kombëtare për të shkuar tek rezultati.

Shembujt e përsëritur të mishngrënësve të “Rilindjes”, që bien në çarkun e dekriminalizimit, nuk janë argument për të mos marrë pjesë në zgjedhje, por për t’i zhvilluar ato mundësisht që nesër. Ndaj edhe është detyrim i çdo formacioni opozitar që të kërkojë dhe provokojë zgjedhje të parakohshme për t’i shkurtuar ditët kësaj qeverie të korruptuar dhe të diskretituar. Çdo qëndrim tjetër do të ishte një akrobaci fyese për shqiptarët, të cilët, në rastin më të mirë, do të konsideroheshin si të pandjeshëm ndaj “të fortëve”, që u serviren si shefa politikë prej “Rilindjes”, për të mos shkuar më larg se kaq…

Tags: dekriminalizimipatozirama

TË LIDHURA

Xhixho: Rritja e çmimit të karburantit po godet ekonominë e familjeve shqiptare
Aktualitet

Xhixho: Rritja e çmimit të karburantit po godet ekonominë e familjeve shqiptare

11:00 | 10/03/2026
Kërkoi përjashtimin e Irena Gjokës, GJKKO rrëzon sërish kërkesën e Fatmir Mediut
Politikë

Kërkoi përjashtimin e Irena Gjokës, GJKKO rrëzon sërish kërkesën e Fatmir Mediut

10:56 | 10/03/2026
Vrasja e biznesmenit Nikulaj, portugezi paraqitet në Gjykatën e Lezhës!
Aktualitet

Vrasja e biznesmenit Nikulaj, portugezi paraqitet në Gjykatën e Lezhës!

10:47 | 10/03/2026
Next Post
Ja arsyeja e vërtetë e ndarjes së Nora Istrefit dhe Robert Berishës

Ja arsyeja e vërtetë e ndarjes së Nora Istrefit dhe Robert Berishës

Na hëngri goja!

Vjeshta e hidhur e ministres Etilda

Tiranë, dy ditë pa energji elektrike

Tiranë, dy ditë pa energji elektrike







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026




TË FUNDIT

Pas thirrjes së Trump, vjen lajmi i mirë! 5 futbollistet iraniane marrin viza humanitare në Australi
Bota

Pas thirrjes së Trump, vjen lajmi i mirë! 5 futbollistet iraniane marrin viza humanitare në Australi

by mirseda
11:32 | 10/03/2026
0

Pesë lojtare të ekipit kombëtar iranian të futbollit për femra kanë marrë viza humanitare nga qeveria australiane...

Trump: Konflikti drejt fundit, Irani kundërshton – bien çmimet e naftës

Trump: Konflikti drejt fundit, Irani kundërshton – bien çmimet e naftës

11:20 | 10/03/2026
Xhixho: Rritja e çmimit të karburantit po godet ekonominë e familjeve shqiptare

Xhixho: Rritja e çmimit të karburantit po godet ekonominë e familjeve shqiptare

11:00 | 10/03/2026
“Pasardhësi i Katërt”/ Doktrina e Iranit për një Luftë të Zgjatur me SHBA-në dhe Izraelin

“Pasardhësi i Katërt”/ Doktrina e Iranit për një Luftë të Zgjatur me SHBA-në dhe Izraelin

10:57 | 10/03/2026
Kërkoi përjashtimin e Irena Gjokës, GJKKO rrëzon sërish kërkesën e Fatmir Mediut

Kërkoi përjashtimin e Irena Gjokës, GJKKO rrëzon sërish kërkesën e Fatmir Mediut

10:56 | 10/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com