Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Sport

Humbja që nuk kapërdihet, zyrtarizohet shkarkimi i Setien nga Barça

6 vjet ago
in Sport, Të Gjitha, W-Instant
Humbja që nuk kapërdihet, zyrtarizohet shkarkimi i Setien nga Barça

Ka zgjatur vetëm 6 muaj aventura e Quique Setien në krye të stolit të Barcelonës, e cila u mbyll me një humbje turpëruese nga Bayerni në Champions League, 8-2.

Situata e krijuar në skuadër, veçanërisht humbja e fundit, nuk mund të kapërdihej lehtë dhe shkarkimi i trajnerit është bërë zyrtar këtë të hënë.

Në një deklaratë të publikuar nga klubi i Barcelonës thuhet se bordi ka rënë dakord që Setien të mos drejtojë më Barcelonën.

Projekti i ri pritet të nisë me Ronald Koeman, një prej yjeve të së kaluarës te katalanasit dhe aktualisht trajner i përfaqësueses holandeze.

Revolucioni në skuadër është i pashmangshëm, ku përpos emrave si Antoine Griezmann, ArturoVidal, Jordi Alba, as Luis Suarez e Gerrard Pique nuk e kanë më vendin të sigurt.

Tepër delikate është çështja e presidentit Bartomeu.

Njeriu që e nisi drejtimin e klubit me tre trofetë madhorë të fituar brenda një sezoni, por që ka rënë në një spirale negative, mes katastrofave në kupat e Europës dhe skandaleve në klub. Bartomeu i ka larguar të gjithë kundërshtarët nga bordi drejtues, duke mbajtur vetëm 14 anëtarë, numrin minimal për të qëndruar në post. Nëse dikush jep dorëheqjen, klubi duhet të bëjë zgjedhje të parakohshme, shkruan “A2”.

Në të gjithë këtë situatë, mbetet për t’u zgjidhur çështja e Leo Messi-t. Klubi këmbëngul që ylli argjentinas do të qëndrojë, por në Spanjë janë të bindur se sulmuesi do të largohet. Për herë të parë, blaugranat e shohin veten përballë rrezikut real që të humbasin kapitenin, prej vitit 2000 kur u bë pjesë e Barcelonës.

Tags: barcelonaQuique Setienshkarkim

TË LIDHURA

Inter afrohet edhe më shumë me titullin, thyen Cagliarin
Sport

Inter afrohet edhe më shumë me titullin, thyen Cagliarin

22:44 | 17/04/2026
Berisha: Qytetarët s’dalin në protestë për naftën! Kanë frikë nga Rama
Të Gjitha

Berisha: Qytetarët s’dalin në protestë për naftën! Kanë frikë nga Rama

20:43 | 17/04/2026
Ndryshimi i trajnerit, klubi i Superiores përgënjeshtron lajmet
Sport

Ndryshimi i trajnerit, klubi i Superiores përgënjeshtron lajmet

19:34 | 17/04/2026
Next Post
Trump e quan “të tmerrshme” situatën në Bjellorusi

Trump e quan "të tmerrshme" situatën në Bjellorusi

Protestat në Minsk/ Lukashenko: Gati të dorëzoj pushtetin pas referendumit

Protestat në Minsk/ Lukashenko: Gati të dorëzoj pushtetin pas referendumit

Shqipëri, shtohen kërkesat për azil në vendet e BE-së

Shqipëri, shtohen kërkesat për azil në vendet e BE-së







JU REKOMANDOJMË

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026
SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

19:40 | 11/04/2026
Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

17:32 | 14/04/2026




TË FUNDIT

Berisha: Qytetarët s’dalin në protestë për naftën! Kanë frikë nga Rama
Aktualitet

Berisha nga QSUT: Hodhën helme që përdoren për verbimin e arinjve, granata zhurmuese e bomba

by mirseda
22:55 | 17/04/2026
0

Nga QSUT kreu i PD Sali Berisha dënoi dhunën e policisë ndaj protestuesve. Berisha vizitoi mbrëmjen e...

Ethet e finales së madhe të “Big Brother VIP”, Ledion Liço: E pamundur të mos ketë emocion

Ethet e finales së madhe të “Big Brother VIP”, Ledion Liço: E pamundur të mos ketë emocion

22:52 | 17/04/2026
Dy opinionistët e “Big Brother VIP” kanë rrëfyer eksperiencën e tyre në këtë edicion të pestë

Dy opinionistët e “Big Brother VIP” kanë rrëfyer eksperiencën e tyre në këtë edicion të pestë

22:50 | 17/04/2026
Inter afrohet edhe më shumë me titullin, thyen Cagliarin

Inter afrohet edhe më shumë me titullin, thyen Cagliarin

22:44 | 17/04/2026
Protesta mbyllet pas 3 orësh: mbi 20 të shoqëruar, të lënduar dhe reagimi i Berishës

Protesta mbyllet pas 3 orësh: mbi 20 të shoqëruar, të lënduar dhe reagimi i Berishës

22:28 | 17/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com