Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Humbja e PD-së/ Kush kërkon kokën dhe kush do që ta shpëtojë Bashën

8 vjet ago
in Kryesore, Të Gjitha
Humbja e PD-së/ Kush kërkon kokën dhe kush do që ta shpëtojë Bashën

Menjëherë pas daljes së rezultateve të para të zgjedhjeve filluan dhe kritikat ndaj kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Por ka pasur dhe nga ata që e kanë përkrahur Bashën osë kanë bërë sugjerime se çfarë duhet që të bëjë dhe si të reagojë. Rreth orës 7 të mëngjesit në media u publikua një opinin ish- ministri dhe ish-deputeti demokrat, Besnik Mustafaj shprehet se pas kësaj humbje të thellë, Lulzim Basha duhet të japë dorëheqjen që sot dhe ti lërë partinë në dorë sekretarit të përgjithshëm për organizimin e zgjedhjeve të reja.

Mustafaj: Shkundja e Partisë Demokratike duhet të fillojë nga dorëheqja e tij e menjëhershme nga të gjitha funksionet drejtuese në Partinë Demokratike. Do të ishte në nderin e tij që ai  ta kryente këtë veprim qysh sot për veten e tij. Ai nuk ka më asnjë të drejtë të flasë në emër tonë. Lulzim Basha është drejtpërdrejtë përgjegjës pse ne demokratët jemi sot kokulur para kombit për pushtetin e pakufizuar që mori një njeri i rrezikshëm për Shqipërinë si Edi Rama me tarafin e tij.

Deklaratat e Mustafajt nuk kaluan pa replika, i menjëhershëm ishte reagimi i botuesit të Mapos, Henri Çili i cili kundërpërgjigjet opinionit për dorëheqjen duke thënë se Basha nuk arriti ta sjellë në pushtet PD-në brenda një mandati opozitar, po kush nuk e dinte këtë. Vetëm budallenjtë!

Çili: Pikërisht tani kur Lulzim Basha po formëson identitetin e tij politik, profilin e tij dhe stilin e tij, ai nuk mund të ndëshkohet, ai duhet të mbajë përgjegjësi dhe të bëjë korrigjime, por assesi të tërhiqet. Sigurisht Partia Demokratike ka nevojë për një proces, spektri i djathtë ka nevojë për një strukturim përtej PD-së. Partia Demokratike duhet të jetë parti korrentesh e nuancash dhe jo një parti unicentrike. Lulzim Basha nuk arriti ta sjellë në pushtet PD-në brenda një mandati opozitar, po kush nuk e dinte këtë. Vetëm budallenjtë!

Së pari, është shumë e rrallë, madje aksidentale, që qeveria në fuqi të mos e marrë një mandat të dytë për performancë apo inerci, inerci apo performancë, nuk ka rëndësi.

Së dyti, kush mund t’i kërkojë sot llogari Lulzim Bashës për rezultatin, kur ai u bë zot i veprimeve të veta vetëm së fundmi, jo më pak se pesë-gjashtë muajt e fundit. Vetëm maskarenjtë do të ishin ata që do ta kërkonin këtë llogari, kur ai u bë lider i vërtetë i partisë vetëm këto muajt e fundit.

Së treti, kush mund ta llogariste që kontributorët e humbjes së vitit 2013, deri para disa javësh, protagonistë të luftës opozitare, nuk do kontribuonin bindshëm edhe me humbjen e thellë të 2017-ës.

Një zë tjetër kundër Mustafajt ishte dhe ish-deputeti demokrat Mark Marku i cili e sulmoi atë duke thënë se një anëtar partie duhet të presë rezultatin deri në fund para se të dalë në deklarata të tilla.

Marku: Deklarata e Mustafajt është e përshpejtuar se duhet të presë rezultatin e zgjedhjeve pastaj të kërkojë dorëheqje. Anëtarët e partisë duhet të presin rezultatin, ai nuk është analist. Nuk mund të bëjë këtë deklaratë, pasi një figurë politike mund të presë dhe shpresojë deri në minutën e fundit se mund të përmbyset rezultati. Duhet të jetë i prirur nga interesi i partisë së vet. Dhe pastaj t’i kërkohen kreut të partisë të gjitha përgjegjësitë. Në momentin kur janë ministra dhe deputetë partia është e mirë, në momentin kur nuk janë në poste dhe nëpër lista atëherë kryetari është i keq.

Ndërsa moderatori Blendi Fevziu analizon refuzimin që elektorati i djathtë i bëri ofertës së kreut të partisë, pra Lulzim Bashës.

Fevziu: Katastrofa ka ndodhur djathtas dhe arsyet se përse janë shumë. PD, jo vetëm që nuk ka konfirmuar mandatet e 2013, që mendohej se ishin të ulët pas 8 vjet qeverisje, por ka marrë shumë më pak vota se në 2013 dhe akoma më pak se në 2015. Besohet se 300 mijë votat e munguara kanë qenë kryesisht të PD. Kanë qenë demokratët që nuk janë paraqitur në apel. Arsyet më mirë se kushdo i di vetë lidershipi i PD, por ajo që është e qartë është se nuk ka qenë një mosdalje apo neglizhencë ndaj zgjedhjeve, por një bojkot, një protestë e heshtur dhe spontane. Pak rëndësi kanë gabimet në fushatë. Ata që votojnë PD kanë votuar kundër një qëndrimi politik dhe unë dyshoj se kjo braktisje ka qenë një protestë ndaj qëndrimit flirtues me PS në fushatë. Po ashtu ka luajtur rol lista dhe spastrimi nga disa emra të njohur. Për fatin e saj të keq, PD do ketë në parlament një grup diletant, me mungesa të ndjeshme dhe të paaftë për të marrë mbi vete peshën që i takon opozitës.

Sulme nga brenda PD-së për Bashën vijnë edhe nga ish-deputeti i kësaj force politike, Ilir Rusmali, i cili shprehet se marrëveshja e 18 Majit me Ramën ishte gjëma e Lulzim Bashës.

Rusmali: Rama u bë timonier i Shqipërisë për shkak të ofertës së timonierit që i paraqiti shqiptarëve. Basha humbi për mënyrën se si e impostoi fushatën e vet. Marrëveshja e 18 Majit u konceptua masivisht si një marrëveshje okulte, jo transparente. Gabimi i madh i Bashës për këtë humbje që po pëson qëndron në faktin se nuk i shpjegoi shqiptarëve kush ishte qëllimi i vërtetë i marrëveshjes, kush ishte arsyetimi politik që qëndronte pas këtij bashkimi me të majtën. Ky bashkim u perceptua si një gjë e papërballueshme, e papëlqyeshme. Basha dështoi në shpjegimin e marrëveshjes dhe për pasojë mori këtë lloj vlerësimi te qytetarët. Ndoqa sot shkrimin e Mustafajit. Bashkohem tërësisht në thirrjen drejtuar Bashës për të marrë mbi vete përgjegjësitë dhe për të reflektuar. Ai ka kërkuar dorëheqjen e Bashës, ky është minimumi për reflektim.

Ndërkohë një nga analistët që janë më afër Partisë Demokratike si është Agron Gjekmarkaj ka kërkuar mbajtjen e një përgjegjësie historike nga kreu i PD-së duke kërkuar po ashtu dhe dorëheqjen e tij të menjëhershme.

Gjekmarkaj: Matematiaka është më fortë se emocionet. Basha duhet të japë llogari deri më një. Unë e kam mbështetur Bashën për një kohë të gjatë kundër këtij pushteti arrogant. Por këtu nuk ka më vend për Alibi. Basha duhet të japë dorëheqje dhe të mbajë këtë përgjegjësi historike. Bashës disfatën ia dha lista. PD kishte nevoje për një rinovim cilësor. Ata që duhet të sillte në skenë duhet të ishin personalitete të konfirmuara. Ata që Basha solli nuk ishin aspak përfaqësues, por ishin njerëz të vegjël.

Tags: Agron GjekmarkajAnalistBesnik Mustafajblendi fevziuHenri ÇiliIlir Rusmaliish-deputetlulzim bashaMark Marku

TË LIDHURA

“Strazimiri: Rama shkarkon me një të rënë të lapsit”
Aktualitet

“Strazimiri: Rama shkarkon me një të rënë të lapsit”

20:58 | 07/07/2025
“Lala: Kriminel i kërkuar nga SPAK pas ndërtimeve në Theth”
Aktualitet

“Lala: Kriminel i kërkuar nga SPAK pas ndërtimeve në Theth”

19:46 | 07/07/2025
Situatë kritike në Dukat, helikopteri ndërhyn për të shuar zjarrin në malin Vastak
Aktualitet

Situatë kritike në Dukat, helikopteri ndërhyn për të shuar zjarrin në malin Vastak

18:19 | 07/07/2025
Next Post
Rezulatet e fundit në 12 qarqe (FOTO)

Rezulatet e fundit në 12 qarqe (FOTO)

George W. Bush bëhet nostalgjik për Shqipërinë: Ky është motivi im i së hënës

George W. Bush bëhet nostalgjik për Shqipërinë: Ky është motivi im i së hënës

LAJMI I FUNDIT/ Arben Ristani shpreh keqardhje për rezultatin e PD-së

LAJMI I FUNDIT/ Arben Ristani shpreh keqardhje për rezultatin e PD-së

JU REKOMANDOJMË

Paralajmërim për të nxehtë ekstrem: Vjen një valë tjetër më e fortë

Paralajmërim për të nxehtë ekstrem: Vjen një valë tjetër më e fortë

17:15 | 03/07/2025
Rinumërimi në Fier nxjerr skandal: Klosi manipulim votash, Jahja veproi me urdhër të Ballukut

Rinumërimi në Fier nxjerr skandal: Klosi manipulim votash, Jahja veproi me urdhër të Ballukut

10:25 | 02/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

18:31 | 05/07/2025




TË FUNDIT

“Sekretet e kremit të diellit: SPF 30 apo 50?”
Kuriozitete

“Sekretet e kremit të diellit: SPF 30 apo 50?”

by mirseda
22:25 | 07/07/2025
0

Dielli na ofron dritë, ngrohtësi dhe jetë, por rrezet e tij ultravjollcë mund të shkaktojnë dëme serioze...

Sa duhet mbajtur temperatura e kondicionerit gjatë verës

Sa duhet mbajtur temperatura e kondicionerit gjatë verës

22:22 | 07/07/2025
Zbuloni fuqinë e limonit për rritjen e flokëve

Zbuloni fuqinë e limonit për rritjen e flokëve

21:49 | 07/07/2025
SHBA heq Al-Nusran e Sirisë nga lista e organizatave terroriste

SHBA heq Al-Nusran e Sirisë nga lista e organizatave terroriste

21:39 | 07/07/2025
Tërmeti me magnitudë 5 ballë “shkund” këtë vend, ja ku ishte epiqendra

Tërmeti me magnitudë 5 ballë “shkund” këtë vend, ja ku ishte epiqendra

21:35 | 07/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com