Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Ekonomi

Hotelet në Golem me punëtorë të huaj, 40 do vijnë nga Azia

4 vjet ago
in Ekonomi, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Hotelet në Golem me punëtorë të huaj, 40 do vijnë nga Azia

Sektori i turizmit i cili prej disa vitesh po vuan nga mungesa e punonjësve, duket se po kërkon zgjidhje në tregje të huaja.

Hotelet në Golem, që janë struktura me kapacitet të madh akomodues, kanë parë të arsyeshme marrjen e punëtorëve nga vende të tjera, diçka që ka nisur të zbatohet në praktikë në sektorë të ndryshëm.

Fatos Çerenishti administrator i FAFA Group, ndër grupet hoteliere më të mëdha në vend, tha për “Monitor” se problemi më i madh i këtij viti ka qenë pikërisht gjetja e punonjësve dhe në vend është bërë thuajse e pamundur. Ndaj ai ka kontaktuar me 2-3 agjenci të huaja të cilat pritet së shpejti të sjellin 40 punonjësit e parë.

“Jemi munduar të bëjmë rritje pagash pasi na duhet të mbajmë stafin e trajnuar që na mundëson shërbim me standard. Gjithsesi pavarësisht rritjes së pagave prapë ambienti është sfidues pasi hapen struktura të reja vazhdimisht dhe nevoja për staf është e vazhdueshme. Halli më i madh këtë vit ka qenë pjesa e punonjësve dhe duke qenë se nuk po gjejmë në vend jemi lidhur me 2-3 agjenci për t’i marrë nga shtete të tjerë. Ne shpresojmë që 40 punonjësit e parë të huaj nga vendet e Azisë të vijnë së shpejti sikurse kemi rënë dakord” tha Çerenishti.

Turizmi ka qenë në presion të vazhdueshëm dhe shumica e strukturave të mëdha pohojnë se u është dashur të rrisin pagat me 20 për qind për të mbajtur në punë stafin apo për të marrë punonjës të rinj për nevojat që kanë në pozicione specifike.

Nga ana tjetër lulëzimi i punësimit të të huajve ka nisur prej disa kohësh përmes agjencive të dedikuara. Një rast i ngjashëm i punësimit të të huajve në Shqipëri është ai i 30 grave nga Nepali në bujqësi.

Kompania “Doni Fruits”, që ka aktivitet në grumbullimin e fruta perimeve dhe ka në pronësi dhe sera, bëri të ditur pak kohë më parë se ishte në pritje të 30 grave nga Nepali për të punuar në njësinë e grumbullimit bashkë me 35 gra shqiptare.

Raste sporadike të punësimit të të huajve në sektorë të ndryshëm si fasoneri dhe ndërtim u lakuan sidomos gjatë vitit të shkuar. Një deklaratë e Kryeministrit në atë kohë që këshillonte bizneset të merrnin punonjës nga Bangladeshi u bë virale. Qeveria nga ana tjetër miratoi një ligj të dedikuar për të huajt i cili synonte lehtësimin e procedurave dhe leje qëndrimin në Shqipëri ku përfshihej edhe aspekti i punësimit./Monitor

Tags: golempunetore te huajSektori i turizmit

TË LIDHURA

“Zgjedhjet e 11 majit, të lira dhe të ndershme”,Berisha për deklaratën e Marta Kos: Adhuruese eRamës
Politikë

“Zgjedhjet e 11 majit, të lira dhe të ndershme”,Berisha për deklaratën e Marta Kos: Adhuruese eRamës

13:13 | 25/11/2025
Hera e dytë që plagoset, kush është ‘Juli i Pashakos’ dhe historiku i tij në Lushnjë
Aktualitet

Hera e dytë që plagoset, kush është ‘Juli i Pashakos’ dhe historiku i tij në Lushnjë

12:20 | 25/11/2025
“Të fala Ristanit”, deputeti i PS-së 1 orë në SPAK, pas daljes ‘kyç’ gojën për gazetarët
Politikë

“Të fala Ristanit”, deputeti i PS-së 1 orë në SPAK, pas daljes ‘kyç’ gojën për gazetarët

11:39 | 25/11/2025
Next Post
Qeveria greke lehtëson kushtet, ja kur shqiptarët përfitojnë pension të plotë

Qeveria greke lehtëson kushtet, ja kur shqiptarët përfitojnë pension të plotë

Kina refuzon thirrjet për të përjashtuar Rusinë nga G20-ta

Kina refuzon thirrjet për të përjashtuar Rusinë nga G20-ta

Balla reagon pas vrasjes së 71-vjeçarit: Askush s’mund të guxojë të rrezikojë jetën e efektivëve!

Kontrolle për çmimin e karburanteve dhe ushqimeve, ministrat në terren







JU REKOMANDOJMË

“Të fala Ristanit”, deputeti i PS-së 1 orë në SPAK, pas daljes ‘kyç’ gojën për gazetarët

“Të fala Ristanit”, deputeti i PS-së 1 orë në SPAK, pas daljes ‘kyç’ gojën për gazetarët

11:39 | 25/11/2025
“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

10:28 | 19/11/2025
Aksident me vdekje në Krujë, humb jetën 32-vjeçari që drejtonte mjetin

Të shtëna me armë zjarri në Fier, detajet e para

22:23 | 21/11/2025
Pezullimi nga detyra i Ballukut , GJKKO jep ‘arrest shtëpiak’ dhe për dy zyrtarë

Pezullimi nga detyra i Ballukut , GJKKO jep ‘arrest shtëpiak’ dhe për dy zyrtarë

11:43 | 20/11/2025




TË FUNDIT

Vuçiç: Edhe katër ditë deri në ndërprerjen e punës në rafinerinë e NIS-it
Rajoni

Vuçiç: Edhe katër ditë deri në ndërprerjen e punës në rafinerinë e NIS-it

by mirseda
13:37 | 25/11/2025
0

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 25 nëntor se Serbia ka edhe katër ditë deri në...

OKB: Qindra palestinezë u vr*në pranë pikave të ndarjes së ushqimit të GHF

OKB: Qindra palestinezë u vr*në pranë pikave të ndarjes së ushqimit të GHF

13:33 | 25/11/2025
Rusia sulmon sërish Kievin, teksa raportohet për bisedime shtesë për paqe

Rusia sulmon sërish Kievin, teksa raportohet për bisedime shtesë për paqe

13:28 | 25/11/2025
“Jingle Bells”, Gjermania hap tregjet e Krishtlindjeve, shton masat e sigurisë

“Jingle Bells”, Gjermania hap tregjet e Krishtlindjeve, shton masat e sigurisë

13:25 | 25/11/2025
“Zgjedhjet e 11 majit, të lira dhe të ndershme”,Berisha për deklaratën e Marta Kos: Adhuruese eRamës

“Zgjedhjet e 11 majit, të lira dhe të ndershme”,Berisha për deklaratën e Marta Kos: Adhuruese eRamës

13:13 | 25/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com