Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Horrori me 3 të vdekur në Dibër, vëllezërit u zunë për gjelin që kishte ngacmuar pulat

6 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Horrori me 3 të vdekur në Dibër, vëllezërit u zunë për gjelin që kishte ngacmuar pulat

Ngjarja horror e ndodhur në Dibër, ku njëri nga vëllezërit Sali Dakuçi, ezkekutoi vëllanë Kujtim Dakuçi, nipin e tij Flogert Dakuçin dhe më pas qëlloi dhe veten, e ka zanafillin nga një konflikt i nisur 9 vite më parë, ku motiv ka qënë një gjel. Sipas vendimit të gjykatës dhe dëshmive të protagonistëve të këtij krimi, gjeli i Kujtimit i ngacmonte pulat e Sali Dakuçit. Pikërisht për këtë gjel, që në fakt i përkist familjes së Kujtim Dakucit, babai 80-vjeçar i këtij të fundit Liman Dakuci dhe vëllai i tij Sali Dakuci, në vitin 2011 kanë përfunduar në gjykatën e Matit, si të pandehur për akuzën e “Dhunës në familje”.

Por gjatë gjykimit, babë e bir janë deklaruar të pafajshëm nga gjyqtari i Matit Ali Koleci, i cili ka konstatuar se babë e bir nuk kishin ushtruar dhunë ndaj nuses së vëllait. Në vendimin gjyqësor që ka mundur të sigurojë “Shqiptarja.com” tregohet një situatë absurde dhe e pakuptimtë mbi motivet e këtij sheri, që lindi për një gjel, dhe që më pas përfundoi në tre viktima duke shuar një familje të tërë dhe duke krijuar një plagë të parikuperueshme për të dyja familjet. Pas sherrit për gjelin, situate në vitet në vijim ka degjeneruar akoma dhe më tepër, duke pas konflikte të ndryshme, ku i fundit ka qënë tre ditë më parë për gardhin, ku mbetën të vrarë Sali Dakuçi, Kujtim Dakuçi dhe Flogert Dakuçi.

Gjyqi për pulat

Minishe Dakuçi, gruaja e Kujtimit akuzonte babain dhe vëllanë e burrit duke u shprehur se: “…Sali Dakuçci doli dhe gjuajti në një gjel dhe tha “…do ta mbys se me vret pulat…”. Pastaj filloi të më shante mua me nënë e me motër. Në këtë kohë më mori burri në telefon për të pyetur për fëmijët, pasi në atë kohë punonte në Thekër Martanesh. Unë i thashë burrit se Saliu më ka sharë se i gjujti gjelit. Unë i thashë “…o i mbajmë mbyllur ose i heqim…”.Në moment që isha duke folë në telefon Saliu më ka thënë …oj kurvë të vi e të shti në tokë dhe ka ardhur dhe më ka gjuajtur në shtëpi në krahë. Në këtë momente ka ardhur dhe Limani dhe më ka gjuajtur me shkop. Unë për punë minutash kam njoftuar policinë dhe më thanë unë nuk pyes për policinë. Këtë punë e ka parë Selman Dakuçi, por ai nuk vete dhe nuk vjen dhe nuk flet me të akuzuarit dhe unë nuk e thërras si dëshmitar. Unë kam si provë aktin e ekspertimit. Ndërkohë gjatë procesit të gjykimit i moshuari Liman Dakuçi parashtroj para gjykatës duke thënë se “…kallëzuesen e njoh,është nusja e djalit tim. Unë e dëgjova se më ka akuzuar se e kam rrahur por unë nuk e kam bërë këtë. Unë jam 80 vjeç dhe nuk është e vërtetë se e kam rrahur. Ka bërë fjalë me Saliun për pulat siç tha. Nuk është rrahur. Djali im me Minushen janë në shtëpinë e tyre. Ajo është e lindur për të bërë ngatërresa me ne. E dëmtuara, e ka në gjak rrahjen pasi që kur ka ardhur nuse ka bërë katër rrahje. Një herë ka rrahur një nuse të një komshiu Mynyre Dakuçin e cila është gruaja e Asllan Dakuçit. Një herë më ka rënë mua dhe nuses time. Më vonë i ka rënë dhe nuses së Saliut dhe ka marrë nëntë ditë raporte. Ajo e fali kur bënë gjyq. Pastaj ka bërë kallëzim për ne. Sa ka ardhur nuse tek ne unë i kam rënë vetëm me një shpullë para dhjetë vitesh, se i kishte rënë vajzës së saj.

Dëshmia e motrës

Ndërkohë pas vrasjes së trefishtë prokuroria e Matit ka marrë në pyetje motrën e dy vëllezërve të vrarë dhe hallën e 19-vjeçarit. Motra e tyrë kishte mbëritur nga fshati Manzë në shtëpinë e prindërve, pas babai i saj 80-vjeçar Limani ishte i sëmurë rëndë. Ajo pohoi se kishte dëgjuar dy vëllezërit e saj teksa debatonin me njëri-tjetrin dhe pasi kishte ndërhyrë u kishte thënë “…mos u zini për gardhin, ejani se keni babain sëmurë…”. Lifja mes të tjerash ka treguar të gjithë dinamikën e ngjarjes së rëndë, ku si fillim i vrarë mbeti Kujtimi, pastaj nipi i saj, Flogerti dhe më pas Saliu vrau veten (autori i krimit). “Erdha për vizitë në Xibër se kemi babain sëmurë. I dëgjova të dy vëllezërit duke u zënë dhe dola jashtë e u thash, “…mos u zini për gardhin, por eja shihni babain se është sëmurë. Duke u ngjitur nëpër shkallë (banesa e vjetër dy-katëshe), pasi ecja me ngadalë se kam sëmurë këmbën, dëgjova një krismë arme. Pash nga sipër Kujtimin të shtrirë përtokë. Më pas djali i Kujtimit, nipi im, iu sul Saliut duke thënë: “…ça bërë…?”. Dhe më pas dëgjova krismën tjetër …e pash nipin që u shtri përtokë. Më pas Saliu u largua nga banesa dhe u fut në një parcelë më misër dhe më pas kur pas 20 minutash dëgjova një tjetër krismë brenda tek banesa e tij (një kuzhinë e vjetër). Kur shkuam aty bashkë me gruan e Saliut, e pamë atë përtokë të mbuluar në gjak dhe pa shenja jete. Kishte qëlluar veten me plumb në kokë”. /shqiptarja

 

Tags: gjelpulasherri

TË LIDHURA

Hoxha mbledh shtabin për Lindjen e Mesme: Prioritet siguria e shqiptarëve
Aktualitet

Hoxha mbledh shtabin për Lindjen e Mesme: Prioritet siguria e shqiptarëve

22:25 | 06/03/2026
Dorëhiqet sekretarja e PD në Durrës: Njerëz me kontribute jashtë listave
Politikë

Dorëhiqet sekretarja e PD në Durrës: Njerëz me kontribute jashtë listave

21:36 | 06/03/2026
Ndryshime në QSUT, hapet gara për zgjedhjen e shefave të 9 shërbimeve spitalore
Aktualitet

Ndryshime në QSUT, hapet gara për zgjedhjen e shefave të 9 shërbimeve spitalore

21:14 | 06/03/2026
Next Post
“Këta të thonë hap krahun”, Rama i përgjigjet ultimatumit të Bashës

"Këta të thonë hap krahun", Rama i përgjigjet ultimatumit të Bashës

Tërmeti, Italia sjell ndihma për shqiptarët e prekur

Tërmeti, Italia sjell ndihma për shqiptarët e prekur

3.4 vite shërbim prove/ Tahiri ankimon vendimin e Krimeve të Rënda

3.4 vite shërbim prove/ Tahiri ankimon vendimin e Krimeve të Rënda







JU REKOMANDOJMË

Irani: Goditëm me raketa zyrën e Netanyahut! Fati i Kryeministrit izraelit…

Irani: Goditëm me raketa zyrën e Netanyahut! Fati i Kryeministrit izraelit…

12:00 | 02/03/2026
Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

20:13 | 02/03/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026
Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

13:02 | 03/03/2026




TË FUNDIT

Kaos në tregun e naftës: Çmimi në nivelin më të lartë të dy viteve
Bota

Kaos në tregun e naftës: Çmimi në nivelin më të lartë të dy viteve

by mirseda
22:46 | 06/03/2026
0

Çmimet globale të naftës janë rritur në nivelin më të lartë në më shumë se dy vjet,...

SHBA-të paralajmërojnë rritje të sulmeve ndaj Iranit, bëjnë gati bombarduesin më të madh amerikan

SHBA-të paralajmërojnë rritje të sulmeve ndaj Iranit, bëjnë gati bombarduesin më të madh amerikan

22:32 | 06/03/2026
Hoxha mbledh shtabin për Lindjen e Mesme: Prioritet siguria e shqiptarëve

Hoxha mbledh shtabin për Lindjen e Mesme: Prioritet siguria e shqiptarëve

22:25 | 06/03/2026
Rusia mund të zhvendosë eksportet e LNG nga Evropa në Azi në 2026

Rusia mund të zhvendosë eksportet e LNG nga Evropa në Azi në 2026

22:03 | 06/03/2026
Guterres: Lufta në Lindjen e Mesme mund të dalë jashtë kontrollit

Guterres: Lufta në Lindjen e Mesme mund të dalë jashtë kontrollit

21:41 | 06/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com