E hënë, 26 Korrik, 2021
20.5 C
Tirana

Horoskopi për ditën e sotme, 23 prill 2018

Dashi 
Hëna është në harmoni me Marsin, Merkurin, Uranin dhe Jupiterin. Priten surpriza të këndshme në punë. Ata që deri dje ju kundërshtonin, nga sot do t’ju mbështesin. Në dashuri mos u frikësoni nga përballjet sfiduese: nga disa probleme të brendshme do të dilni fitimtar.

 

Demi 
Në punën tuaj çdo gjë do shkojë mirë dhe do të keni mundësinë të tregoni aftësitë tuaja. Do të ndërmerrni një hap vendimtar për të zgjidhur një problem. Do të merrni një ndihmë të vazhdueshme, si shpirtërore ashtu edhe ekonomike, nga personat që ju duan të mirën.

 

Binjakët 
Do të keni ngadalësim të aktiviteteve që i keni për zemër, për shkak të problemeve dhe pengesave të bezdisshme. Mos u dekurajoni: do kalojë shpejt. Marsi vazhdon të jetë armiqësor ndaj jush. Kujdesuni për shëndetin dhe jini më të kujdesshëm se zakonisht.

Gaforrja 
Vazhdon të ndjehet ndikimi i Saturnit që krijon kërcënime të vogla duke frenuar dhe penguar herë pas here planet tuaja. Nëse ndjeheni të lodhur dhe të bezdisur kërkoni shoqërinë e një miku dhe mendimet e zymta do zhduken shpejt.

Luani 
Të jetosh jetën në mënyrë konkrete nuk do të thotë të mos keni ëndrra në sirtar, për t’i nxjerrë pikërisht në momentin e duhur! Mos i merrni shumë seriozisht disa fjalë që ju janë thënë në një moment acarimi. Jini më lartë se kaq.

Virgjëresha
Mërkuri dhe Venusi në anën tuaj do t’ju ndihmojnë, duke garantuar rezultate shumë premtuese në punë dhe përvoja të bukura në jetën private. Nëse nuk jeni të lidhur, përgatituni për takime intriguese: planeti i dashurisë po thur plane për ju.

Peshorja 
Mundësi për zhvendosje edhe të shkurtra nuk do t’ju vënë përpara vështirësive, por do t’u japin ngjyra aventurash të reja gjithçkaje që do të realizoni. Ju nuk duhet të bëni gjë tjetër veçse të ndiqni rrymën, duke mos u kthyer mbrapsht për asnjë arsye në botë.

Akrepi 
Keni pak lodhje, ndaj të cilës duhet t’i kundërpërgjigjeni me ushqimin e duhur, të pasur në energji dhe të shëndetshëm si mjalti dhe çokollata. Do të rigjeni entuziazmin e humbur, duke menduar për një detyrë të rëndësishme që me shumë mundësi do t’u besohet juve.

Shigjetari 
Jupiteri vazhdon t’ju mbështesë, duke ju sjellë entuziazëm dhe duke favorizuar perspektiva pozitive. Do të përjetoni momente emocionuese me partnerin tuaj. Është mirë t’i jepni rëndësi anëve praktike të jetës së përditshme dhe rezultateve konkrete.

Bricjapi 
Forca e vullnetit për të luftuar kundër mullinjve të erës është duke u shpërdoruar. Prandaj, më mirë të ndaleni, dhe të shikoni se çfarë bëhet përreth përpara se të vazhdoni. Nga njëra anë ndihen të përjashtuar, e kështu doni të çliroheni, nga ana tjetër kanë dëshirë t’i mbathni me të katra.

Ujori 
Grindjet dhe sherret mund të jenë gjëra që priten, por ju, me urtësi, do t’i mënjanoni shoqërimet me persona që ju shkaktojnë tensione dhe stres. Përfitoni nga përvoja për të mos bërë të njëjtat gabime si në të kaluarën, për t’iu hapur mundësive të reja.

Peshqit 
Planetët këshillojnë një dozë shtesë përmbajtjeje, në mënyrë që të mbani për vete disa sekrete. T’u hapeni të tjerëve gjithandej nuk do të ishte gjë e zgjuar. Mund të konstatoni se besimi që keni tek disa persona të njohur së fundmi, nuk ka qenë e arsyeshme.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Kroaci/ Albin Kurti viziton të plagosurit, nesër Kosova në ditë zie

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti vizitoi në spital, të plagosurit nga aksidenti tragjik i mëngjesit të kësaj të diele. Në deklaratën për mediat, ai...

Më e fortë PD-ja pas Kuvendit, por më e vogël elektoralisht…

Nga Eduard Zaloshnja Pak pikëpyetje kishte para kuvendit të PD-së se ç’do të ndodhte me propozimet e rivalëve të Bashës për ndryshimet rrënjësore në statutin...

Golem/ Shpëtohen nga mbytja dy vajza, pushuesit shmangin tragjedinë

Dy vajza të moshave 10 dhe 17 vjeç, nga Elbasani, u shpëtuan nga mbytja sot në plazhin e Golemit. Ndërhyrja e Policisë, pushuesve dhe mjekëve...

Fauci: doza e tretë e vaksinës e nevojshme për një kategori të caktuar

VOA/Anthony Fauci, zyrtari më i lartë amerikan për sëmundjet infektive,tha të dielën se amerikanët që e kanë sistemin e imunitetit të dëmtuar mund të...

Ballkanizmi i ambasadorëve të perëndimit

Nga Andi Bushati Ambasadorët kryesorë të perëndimit në Tiranë janë bërë sot protagonistë të një parade turpi që reket tu’a shesë shqiptarëve sapunin për djathë....