Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Holokausti, eklipsimi i arsyes njerëzore

8 vjet ago
in Bota, Kryesore, Të Gjitha, TT
Holokausti, eklipsimi i arsyes njerëzore


Holokausti, është cilësuar shpesh si një eklips total i arsyes njerëzore. Sipas vlerësimeve të përafërta, 11 milionë njerëz humbën jetën në 12 vite (1933-1945), në Gjermani dhe në mbarë Evropën, si pasojë e drejtpërdrejtë një programi makabër, për shfarosjen e të ashtuquajturave  raca inferiore, me popullin hebre në krye.

Termi “holokaust”, vjen nga greqishtja e vjetër (holo “gjithë” + kaustos “djegur”), duke iu referuar një ceremonie flijimi, në të cilën digjet e gjithë kafsha. Ndërkohë në hebraisht, kuptohet si Shoah (shkatërrim). Gjatë Holokaustit, Gjermania naziste, iu dedikua tërësisht asgjësimit të hebrenjve. Çdo organ qeveritar dhe jo vetëm, luajti një rol të caktuar. Kishat dhe famullitë, siguruan emrat dhe datëlindjet e hebrenjve.

Ministria e Financave, u sekuestroi pasurinë. Universitetet, studiuan mënyra më efikase për vrasjet masive. Ndërsa zyrat e transportit qeveritar, paguanin trenat që bartnin hebrenjtë drejt kampeve të shfarosjes.

Në fazat fillestare të Holokaustit, nazistët i detyruan hebrenjtë të mbyllen në geto, ku iu mohuan mjetet më elementare të mbijetesës.

Qindra mijëra prej tyre vdiqën nga uria dhe sëmundjet, ndërsa të mbijetuarit u nisën nëpër kampet e përqendrimit, ku do të vdisnin brenda disa javëve. Ndryshe nga gjenocidet e tjera, kur viktimat ishin shpesh në gjendje të mbijetonin duke u konvertuar në një fe tjetër, ata me prejardhje hebreje mund të kurseheshin vetëm nëse gjyshërit e tyre qenë konvertuar në besimin e krishterë para 18 janarit 1871, kur u themelua Perandoria Gjermane.

Shumica e njerëzve të deportuar në kampet e punës dhe të vdekjes, u transportuan në vagonët e bagëtive, që nuk kishin ujë, ushqim, tualet apo ventilim.

Ata qëndronin të mbyllur deri në 18 ditë me radhë, dhe në shumë raste kur dyert e vagonëve hapeshin të gjithë kishin vdekur. Afro 100.000 hebrenj, vdiqën gjatë “marshimeve të vdekjes”. Përveç 6 milionë hebrenjve, 5 milionë të vdekurit e tjerë ishin kundërshtarë politikë të Hitlerit, Dëshmitarët e Jehovait, romë, njerëz me të meta mendore, homoseksualë etj.

Në hyrje të çdo kampi të vdekjes, kishte një proces përzgjedhjeje. Gratë shtatzëna, fëmijët e vegjël, të sëmurët ose të paaftët dhe të moshuarit, ekzekutoheshin menjëherë sapo mbërrinin. Masakra më e madhe e Holokaustit, ndodhi në rrethinat e Kievit në Ukrainë në shtator 1941, ku më shumë se 33 mijë hebrenj u vranë brenda dy ditësh.

Aushvici ishte kampi më i madh i vdekjes në histori, ku humbën jetën më shumë se 1.1 milionë njerëz. Dhomat e gazit atje, ishin në gjendje të asgjësonin deri në 6 mijë njerëz në ditë. Ata që nuk ekzekutoheshin menjëherë i nënshtroheshin eksperimenteve çnjerëzore si të ishin kavie, duke pësuar një vdekje të llahtarshme.

Ata u shfrytëzuan edhe si të vdekur, duke iu shkulur dhëmbët e floririt, dhe duke iu qeshur flokët që përdoreshin për të prodhuar çorape për ushtarët gjermanë në front. Ndërkohë vlera e pasurisë së grabitur hebrenjve në para dhe forma të tjera, i tejkalonte 150 miliardë dollarë, ndërsa miliona hebrenj dhe të tjerë u shfrytëzuan si skllevër në kompanitë e njohura gjermane si BMW dhe Mercedes-Benz.

Në dokumentet mbi Holokaustin, nazistët nuk përdoren kurrë fjalët “asgjësim” apo “vrasje”, por terma si “zgjidhje përfundimtare”, “evakuim” apo “trajtim të veçantë”. Pas luftës, aleatët mendonin se populli gjerman duhet të mësonte mbi krimet e kryera gjatë Holokaustit. Shumë qytetarë, u detyruan të shihnin trupat e gjetur në kampet e përqendrimit.

Gjatë procesit të de-nazifikimit, rreth 5 mijë kriminelë lufte u ekzekutuan me vdekje, 10 mijë të tjerë u burgosën, ndërsa 3.4 milionë ish-nazistë u ndëshkuan me gjoba apo forma më të lehta. Ata që e mohojnë Holokaustin, argumentojnë se koncepti nazist i një zgjidhjeje përfundimtare, nënkuptonte vetëm emigrimin dhe jo shfarosjen e hebrenjve.

Sipas tyre, hebrenjtë e “zhdukur” nga Evropa, u rishfaqën pas vitit 1945 si emigrantë të paligjshëm në SHBA, Izrael apo gjetiu. “Revizionistët” pretendojnë se Holokausti u shpik nga hebrenjtë, për t’i shërbyer qëllimeve të tyre financiare dhe politike.

Në shumë vende të botës, përfshi Gjermaninë mohimi i Holokaustit dënohet me gjobë deri në burgim.

Shqipëria është vendi i vetëm në Evropë, që nuk dorëzoi asnjë hebre në duart e nazistëve, për t’u shfarosur në kampet e vdekjes. Në vendin tonë u strehuan para dhe gjatë luftës 2265 hebrenj. 

ALKET GOCE, TIRANA TODAY

Tags: arsyeseklipsimiGjermaniaHolokaustinazistenjerëzore

TË LIDHURA

Zjarr në një pallat në qendër të Tiranës, tymi mbulon zonën
Aktualitet

Zjarr në një pallat në qendër të Tiranës, tymi mbulon zonën

17:22 | 05/04/2026
Gjendet i pajetë në banesë 67-vjeçari në Korçë, çfarë dyshohet
Aktualitet

Gjendet i pajetë në banesë 67-vjeçari në Korçë, çfarë dyshohet

17:01 | 05/04/2026
Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”
Bota

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

23:15 | 04/04/2026
Next Post
Gara në FSHF/Hala: Po më bëjnë presion që të tërhiqem, do informoj UEFA-n

Gara në FSHF/Hala: Po më bëjnë presion që të tërhiqem, do informoj UEFA-n

Përjashtohet nga gara për KLGJ, Hazizaj: Prokuroria lajthiti

Përjashtohet nga gara për KLGJ, Hazizaj: Prokuroria lajthiti

Duka dhe Rama shkatërruan kompleksin Dinamo; Legjendat shiten tek tregu çam

Duka dhe Rama shkatërruan kompleksin Dinamo; Legjendat shiten tek tregu çam







JU REKOMANDOJMË

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

22:25 | 01/04/2026
Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

18:49 | 04/04/2026
Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

15:04 | 01/04/2026
SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

11:54 | 31/03/2026




TË FUNDIT

Zjarr në një pallat në qendër të Tiranës, tymi mbulon zonën
Aktualitet

Zjarr në një pallat në qendër të Tiranës, tymi mbulon zonën

by mirseda
17:22 | 05/04/2026
0

Një zjarr ka rënë në një pallati në qendër të Tiranës, pasditen e kësaj të diele. Mësohet...

U kap me 7 kg kokainë në çantën e shpinës/ Arrestohet në Itali 40-vjeçari shqiptar

U kap me 7 kg kokainë në çantën e shpinës/ Arrestohet në Itali 40-vjeçari shqiptar

17:03 | 05/04/2026
Gjendet i pajetë në banesë 67-vjeçari në Korçë, çfarë dyshohet

Gjendet i pajetë në banesë 67-vjeçari në Korçë, çfarë dyshohet

17:01 | 05/04/2026
Takimi i veçantë me familjen e Selin: Greta tregon momentet e Gimbos me Onon dhe Selin

Takimi i veçantë me familjen e Selin: Greta tregon momentet e Gimbos me Onon dhe Selin

23:18 | 04/04/2026
Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

23:15 | 04/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com