Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Holandezët i kthejnë reston Ramës dhe Ruçit: Shqipëria, shumë larg BE-së

7 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Holandezët i kthejnë reston Ramës dhe Ruçit: Shqipëria, shumë larg BE-së

Deklaratat e kryeministrit Edi Rama dhe të kreut të Kuvendit Gramoz Ruçi lidhur me zyrtarët holandezë që erdhën në Shqipëri me një mision faktmbledhës kanë bërë jehonë në mediat holandeze . Prestigjozja De Telegraaf ka komentuar ditën e sotme veprimin e kryeministrit Rama dhe atë të kreut të Kuvendit Ruçi, si një veprim arrogant. Sipas tyre zyrtarët holandez nuk u vlerësuan  “Politikanët e Hagës donin të shihnin me sytë e tyre nëse vendi i Ballkanit Perëndimor ishte gati për t’iu bashkuar BE-së”, tha media holandeze.I pari që ironizoi ishte Edi Rama. “Më vjen për të qeshur kur vijnë delegacione për të mbledhur fakte, më takojnë mua dhe ca deputetë dhe mikun tim të shtrenjtë me të cilin na bashkon një rrugë e ndryshme; dashuria për Holandën, Lulzim Bashën dhe mbledhin fakte. Çfarë lloj faktesh mund të mblidhen në një gjysmë dite, ndërkohë që Komisioni Europian ka një ushtri ekspertësh që hanë fakte, pinë fake dhe dëgjojnë vetëm fakte?!”, deklaroi Kryeministri.

Në të njëjtën linjë ishte edhe Gramoz Ruçi, që u shfaq në një bashkëbisedim me gazetarët, më shumë unik se sa të rrallë. “Nëse është një njollë e zezë e hashashit në Shqipëri, fara vjen nga Holanda, teknologjia vjen nga Holanda, tregu nga Holanda se është legalizuar. Unë nuk akuzoj Holandën, por pres që ajo të vlerësojë përpjekjet tona”, u shpreh kreu i Kuvendit.Kryeparlamentari i dërgoi gjithashtu një mesazh Europës në ditën e saj, në lidhje me shqetësimet e shprehura, për atë që disa vende anëtare e përkufizojnë si “kriminaliteti shqiptar”.

“Mua mund të më thonë edhe nostalgjik, por ne nuk kishim drogë, as korrupsion e as prostitucion. Këto fenomene nuk i çuan shqiptarët në Europë, i gjetën mes europianëve”, shtoi ai.

Por kryetari i delegacionit holandez në Shqipëri, Malik Azmani e ka një përgjigje duke e quajtur të dobishme vizitën: “Ne jemi të vetëdijshëm për faktin se në Shqipëri është prekur një akord i ndjeshëm nga pyetjet që kemi bërë”.

Shkrimi më pas vijon se megjithatë se në delegacionin holandez ka shqetësime të mëdha për lajmet e fundit nga Shqipëria. “Prokurori që shqyrtoi një ish ministër u la mënjanë. Dhe vëllai i një ministri i cili është dënuar në Itali për një çështje droge nuk është ekstraduar sipas medias lokale. Dhe më herët qeveria holandeze ka thënë se Shqipëria nuk është gati për të çelur negociatat”, thuhet në shkrimin e De Telegraaf.

 

Tags: BE-sëholandezkthejnëlargRamësRESTONRuçit. Shqipëriazyrtaret

TË LIDHURA

Theth, prishje ndërtimesh pa leje – IKMT te objekti i fundit, pronarët: “Të pritet gjykata”
Aktualitet

Theth, prishje ndërtimesh pa leje – IKMT te objekti i fundit, pronarët: “Të pritet gjykata”

20:41 | 14/07/2025
Urdhëri i Ramës zbatohet edhe në Bashkinë Lushnjë. Dorëhiqen 15 drejtorë dhe 13 administratorë të njësive
Aktualitet

Urdhëri i Ramës zbatohet edhe në Bashkinë Lushnjë. Dorëhiqen 15 drejtorë dhe 13 administratorë të njësive

19:58 | 14/07/2025
Pas urdhrit të Ramës/ Dorëhiqen administratorët e njësive vendore në Bashkitë Shkodër
Aktualitet

Pas urdhrit të Ramës/ Dorëhiqen administratorët e njësive vendore në Bashkitë Shkodër

19:50 | 14/07/2025
Next Post
Goditet banda e trafikut të kokainës nga Holanda, dy shqiptarë pjesë e rrjetit

Goditet banda e trafikut të kokainës nga Holanda, dy shqiptarë pjesë e rrjetit

Incident në Gjirokastër/Badigardët e Ilir Metës shtyjnë me forcë të moshuarën (VIDEO)

Incident në Gjirokastër/Badigardët e Ilir Metës shtyjnë me forcë të moshuarën (VIDEO)

Dikur ishte Drejtor i Burgjeve, sot përfundon vetë në qeli

Dikur ishte Drejtor i Burgjeve, sot përfundon vetë në qeli

JU REKOMANDOJMË

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

20:55 | 09/07/2025
Arbana Osmani rikthehet në shtator me dy projekte të reja

Arbana Osmani rikthehet në shtator me dy projekte të reja

08:31 | 14/07/2025
Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

18:22 | 09/07/2025
Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

14:35 | 08/07/2025




TË FUNDIT

Theth, prishje ndërtimesh pa leje – IKMT te objekti i fundit, pronarët: “Të pritet gjykata”
Aktualitet

Theth, prishje ndërtimesh pa leje – IKMT te objekti i fundit, pronarët: “Të pritet gjykata”

by mirseda
20:41 | 14/07/2025
0

IKMT i është drejtuar këtë mbrëmje objektit të fundit të ndërtuar pa leje në Theth, që do...

Përplasjet pas finales së madhe, Joao Pedro: Filluan të na provokonin, më pas…

Përplasjet pas finales së madhe, Joao Pedro: Filluan të na provokonin, më pas…

20:18 | 14/07/2025
Urdhëri i Ramës zbatohet edhe në Bashkinë Lushnjë. Dorëhiqen 15 drejtorë dhe 13 administratorë të njësive

Urdhëri i Ramës zbatohet edhe në Bashkinë Lushnjë. Dorëhiqen 15 drejtorë dhe 13 administratorë të njësive

19:58 | 14/07/2025
Pas urdhrit të Ramës/ Dorëhiqen administratorët e njësive vendore në Bashkitë Shkodër

Pas urdhrit të Ramës/ Dorëhiqen administratorët e njësive vendore në Bashkitë Shkodër

19:50 | 14/07/2025
Mbrojtësi i Kombëtares me destinacion të ri, bashkohet me ekipin zviceran

Mbrojtësi i Kombëtares me destinacion të ri, bashkohet me ekipin zviceran

19:48 | 14/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com