Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Hoia Baciu, pylli misterioz në Rumani ku janë raportuar dukuri paranormale

5 vjet ago
in Kryesore, Kuriozitete, Të Gjitha
Hoia Baciu, pylli misterioz në Rumani ku janë raportuar dukuri paranormale

Jashtë Rumanisë, sidomos në botën anglishtfolëse, Transilvania është një zonë e lidhur me vampirët. Brenda Rumanisë, ku Vlad Drakula është një hero kombëtar, historia e vampirit nuk është dhe aq e njohur. Por Transilvania është ende e njohur si vendndodhja e njërit prej pyjeve më të frikshëm në botë.

Hoia Baciu, pavarësisht nëse e meriton apo jo, ka fituar reputacionin e Trekëndëshit të Bermudës të Rumanisë, për shkak të mistereve që mendohet se bart. Tej aktiviteteve paranormale, Hoia Baciu njihet si një zone e heshtur në periferi të qytetit të zhurmshëm rumun Kluzh-Napoka.

Ajo është gjithashtu një zonë rekreative me shtigje të shumta për të ecur në këmbë dhe me biçikleta. Atraksione të tjera pranë janë një muze në ajër të hapur dhe vendi më i vjetër arkeologjik neolitik në Rumani, Gura Baciului.

Ndërsa arkeologët e lidhin këtë zonë me fermerët e epokës neolitikë, vendasit e lidhin atë me diçka më të keqe. Hoia Baciu, thuhet se është i mbushur me shpirtra miqësorë të përhumbur, dhe flitet se aty kanë aktivitet UFO-t, apo se është vendi ku okultistët hapin portën për të kaluar në dimensione të tjera.

Pylli thuhet se mori këtë emër, kur një bari me të njëjtin emër u zhduk në pyll me 200

delet e tij. Thuhet se në fund të viteve 1960, biologu Aleksandru Sift,fotografoi një disk fluturuese që rrinte pezull mbi pyll. Edhe në vitin 1968, ushtaraku Emil Barnea pretendon se kapi në foto një UFO.

Pretendohet se Barnea nuk kishte asnjë arsye që ta shpikte historinë, pasi nuk kishte asgjë për të fituar. Qeveria komuniste e kohës e konsideronte besimin tek paranormalja si një shenjë të çmendurisë dhe një kërcënim për shtetin.

Pylli dyshohet se ishte një vatër e aktivitetit të UFO-ve edhe gjatë viteve 1970. Për pyllin Hoia Baciu janë treguar edhe histori të tjera të çuditshme. Në një histori, një vajzë e re u zhduk për 5 vjet, për t’u shfaqur sërish pa asnjë lloj kujtese se ku kishte qenë gjithë atë kohë.

Në një histori tjetër, mbi 60 vizitorë u panë duke u përpjekur të hapnin një portë drejt një dimensioni tjetër. Gjithashtu njerëzit raportojnë se kanë parë drita të çuditshme në pyll, se kanë dëgjuar hapa nga njerëz që ata nuk arrinin t`i shihnin dot, se kanë kapur në foto imazhe të çuditshme dhe se kanë dëgjuar të qeshura ose zëra femrash.

Rrëfime të tilla i kanë dhënë këtij pylli namin e të qenit “më i frikshmi në botë”. Për më tepër, njerëzit që kanë shëtitur nëpër këtë pyll raportojnë se kanë pasur ndjesinë e të vjellit, skuqje të çuditshme të lëkurës, lodhje të pashpjegueshme dhe ndjenjën se po vëzhgohen nga dikush.

Gjithashtu, të tjerë raportojnë se humbën për një fare kohe rrugën, dhe nuk e mbajnë mend se çfarë kanë bërë gjatë asaj kohe. Edhe bimësia është po aq e çuditshme. Pemët kanë shpesh forma të përdredhura, arsyen e së cilës ekspertët nuk janë në gjendje ta shpjegojnë.

Thumbat e pemëve thuhet gjithashtu se kanë djegie të pashpjegueshme. Disa njerëz pretendojnë se pylli është i përndjekur nga fantazmat e fshatarëve që u vranë dikur dhe që

tani enden nëpër pyll të zemëruar që janë bllokuar aty.

Një shpjegim është se është vendndodhja e portave drejt kalimit në dimensione të tjera, pra të ngjashme me pretendimet mbi Trekëndëshin e Bermudës. Për këtë të fundit ka pasur që nga mesi i shekullit të 19-të, histori të anijeve dhe më vonë të avionëve të zhdukur që nuk u gjetën më.

Të paktën 50 anije dhe 20 avionë janë zhdukur brenda këtij rajoni detar pa lënë asnjë gjurmë. Disa nga anijet janë gjetur më vonë po në trekëndëshin e Bermudës pa ndonjë shpjegim të qartë pse ato u braktisën. Disa nga teoritë rreth bermudës përfshijnë rrëmbimet aliene, lidhjet me Atlantidën e lashtë, vorbullat misterioze që thithin anije dhe aeroplanë drejt dimensioneve të tjera.

Pra a mund të ndodhë që Hoia Baciu dhe Trekëndëshi i Bermudës të jenë dy zona ndër-dimensionale, ku është e lehtë ta gjesh veten në një univers tjetër? Megjithatë kur historitë në lidhje me zhdukjet në Trekëndëshin e Bermudës shqyrtohen më nga afër, shumica e tyre duket se kanë shpjegime më të zakonshme.

Për shembull, shumica e stuhive në oqeanin Atlantik kalojnë përmes Trekëndëshit të Bermudës. Gjithashtu, zona besohet se prodhon dallgë të papritura që mund të jenë deri në 35 metra të larta dhe që quhen“dallgë mashtruese”. Dallgë të tilla mund të zhdukin pa gjurmë shumë anije.

A mund të ketë një shpjegim të ngjashëm logjik për pyllin Hoia Baciu? A ka të ngjarë që njerëzit të priren të vërejnë gjëra anormale kur futen në pyll për shkak të mistikës që është e lidhur tashmë me këtë vend? A mund të jenë dritat e çuditshme pjesë e një lloj fenomeni atmosferik?

A mund të shkaktohet të parit e fantazmave nga një haluçinogjen natyror që ekziston në zonë? Hoia Baciu është një vend i njohur për aktivitete të pashpjegueshme paranormale, dhe një sit arkeologjik aty pranë është shumë domethënës për të kuptuar origjinën e evropianëve të sotëm.

Në shumë aspekte, ky vend është i mbështjellë nga misteri për shkak të shumë fenomeneve të çuditshme që shihen atje. Pavarësisht nëse ato rezultojnë të jenë të natyrshme apo realisht të mbinatyrshme, Hoia Baciu ruan ende një joshje të fuqishme.

burimi:https://www.ancient-origins.net/ancient-places-europe/hoia-forest-0015101

Përshtatur nga Tirana Today

Tags: horia baciumisterparanormale

TË LIDHURA

Akuza për abuzim me tenderat/ Ndreca i vetmi që nuk kërkon gjykim të shkurtuar nga GJKKO
Të Gjitha

Akuza për abuzim me tenderat/ Ndreca i vetmi që nuk kërkon gjykim të shkurtuar nga GJKKO

15:16 | 27/10/2025
Komisonerja Marta Kos pret Spiropalin: Shqipëria një rast suksesi
Kryesore

Komisonerja Marta Kos pret Spiropalin: Shqipëria një rast suksesi

12:15 | 27/10/2025
Durrës/ Aksident në rrugën ‘Taulantia’, makina përplas dy gra këmbësore
Aktualitet

Durrës/ Aksident në rrugën ‘Taulantia’, makina përplas dy gra këmbësore

19:26 | 25/10/2025
Next Post
FOTOLAJM/Basha dhe bashkëshortja e tij kryejnë homazhe në nder të Bashkim Finos

FOTOLAJM/Basha dhe bashkëshortja e tij kryejnë homazhe në nder të Bashkim Finos

Kinema / Nëse po kërkoni një film Tirana Today jep rekomandimin për sot

Filmi që po e shohin të gjithë, i goditur fort nga kritika dhe publiku

“Ti largohemi politikës së ping-pongut”, Shkëlqim Hajdari: Duhen programe konkrete dhe debate intelektuale

Shkëlqim Hajdari: Faleminderit, për çka bëre për Shqipërinë, Bashkim Fino!







JU REKOMANDOJMË

Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

22:16 | 21/10/2025
“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

19:59 | 22/10/2025
Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë në dyqan dhe kërcënon punonjësit, arrestohet

Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë në dyqan dhe kërcënon punonjësit, arrestohet

17:11 | 20/10/2025
Nis asfaltimi i rrugës së Lurës, punimet inspektohen nga kryebashkiaku i Dibrës

Nis asfaltimi i rrugës së Lurës, punimet inspektohen nga kryebashkiaku i Dibrës

16:31 | 22/10/2025




TË FUNDIT

Po udhëtonin me një gomone, shpëtohen 57 emigrantë të paligjshëm në bregdetin grek
Rajoni

Po udhëtonin me një gomone, shpëtohen 57 emigrantë të paligjshëm në bregdetin grek

by mirseda
09:34 | 28/10/2025
0

Nën koordinimin e Qendrës së Unifikuar të Koordinimit të Kërkimit dhe Shpëtimit (EKSED), një operacion për shpëtimin...

Gjyshi i 17-vjeçarit që humbi jetën në aksidentin tragjik në Vlorë shpërthen në lot

Gjyshi i 17-vjeçarit që humbi jetën në aksidentin tragjik në Vlorë shpërthen në lot

09:14 | 28/10/2025
REL:Nga1 janari nuk do të ketë paga e pensione. Kur shteti ska buxhet, rreziqet që i kanosen Kosovës

REL:Nga1 janari nuk do të ketë paga e pensione. Kur shteti ska buxhet, rreziqet që i kanosen Kosovës

09:08 | 28/10/2025
Alarm në Xhamajka, Uragani “Melisa” hyn në nivelin e 5 të rrezikshmërisë

Alarm në Xhamajka, Uragani “Melisa” hyn në nivelin e 5 të rrezikshmërisë

09:05 | 28/10/2025
Minatorët e Spaçit në ditën e17-të protestës, drejtuesit e kompanisë i kërcënojnë me largim nga puna

Minatorët e Spaçit në ditën e17-të protestës, drejtuesit e kompanisë i kërcënojnë me largim nga puna

09:01 | 28/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com