Filmi që po e shohin të gjithë, i goditur fort nga kritika dhe publiku

Titulli: Deadly Illusions (2021) në shqip “Iluzione vrastare”

Kohëzgjatja: 1 orë e 54 minuta

Fabula: Pasi një shkrimtare bestseller që po vuan nga “bllokimi i shkrimtarit” merr në punë një dado të re për fëmijët e saj, kufiri midis trillimit dhe realitetit fillon të mjegullohet.

Regjia: Anna Elizabeth James

Aktorë: Greer Grammer, Kristin Davis, Dermot Mulroney

Filmi ka shkaktuar debate të gjera dhe tek kritikët pasi ka pësuar rritje në popullaritet duke u bërë filmi i 4-t më i kërkuar në platformën IMDB ndërsa nga ana tjetër ka një notë shumë të ulët 3.7 nga mbi 7 mijë përdorues të platformës.

Kritika nga Mother of Movies:

Deadly Illusions fillon pikërisht ashtu siç dëshiron që të fillojë një thriller i parashikueshëm kur po kërkon për një thriller. Duket si një film nga ‘Lifetime’, ka fytyra të njohura dhe historia risjell kujtime të filmave si ‘Dora që tundi djepin’.  Dua me shume nga kjo.

Papritmas, Mary e nxjerr Grace-n për pazar. Kjo gjë vjen në një pikë të skenarit që fsheh të gjitha informacionet në lidhje me dadon Grace. E vetmja gjë që dimë për të është se me të vërtetë e do punën dhe ka shumë vëllezër dhe motra. Pazari për të brendshmet ishte skena më e çuditshme që kam hasur në një film për një kohë të gjatë.

Skenari krejtësisht qesharak vazhdon me Mary-n që merr përsipër punën që  supozohet ta bëjë shitësja dhe bashkohet me Grace-n në banak.

Ka një kontakt të frikshëm me sy dhe, akoma më keq, prekje të papërshtatshme që të provokojnë të vjella.