Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe Bashkëshortja e tij kanë kryer homazhe në nder të të ndjerit Bashkim Fino.
Homazhet për ish-kryeministrin dhe deputetin socialist po mbahen sot në Pallatin e Kongreseve nga ora 11:00 deri në orën 15:30.
Bashkim Fino do të përcillet për në banesën e fundit rreth orës 16:00.
Sjellim në vëmendje që 29 marsi u shpall ditë zie kombëtare nga kryeministri Edi Rama, ndërsa Partia Socialiste dhe Partia Demokratike ndalën fushatën elektorale.