Zbardhet ngjarja e ndodhur rreth 1 muaj më parë në Nikël, ku një parukerie iu vendosën lëndë eksplozive.
Policia e Krujës ka arrestuar një person dhe ka shpallur në kërkim një tjetër. Gjatë kontrollit në banesën e tyre u gjetën dhe sekuestruan kapsolla detonator dhe fitila zjarrpërcjellës.
Shtetasi B.Sh., 24 vjeç, banues në Nikël, akuzohet për veprat penale “Shkatërrim prone me eksploziv” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe municioneve”.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit, pas një pune hetimore intensive kanë zbardhur ngjarjen e ndodhur në datë 16 gusht 2019, ku biznesit (parukieri) të shtetases R.Sh., iu vendos lëndë plasëse.
Policia arrestoi në flagrancë, si autor i dyshuar për ngjarjen e mësipërme shtetasin B.Sh., 24 vjeç, banues në Nikël, për veprat penale “Shkatërrim prone me eksploziv” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe municioneve”, si dhe shpalli në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit E.Sh., 28 vjeç, banues në Nikël.
Gjatë kontrollit në banesën e tyre u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale:
• 5 fitila zjarrëpërcjellës;
• 5 kapsolla detonatore.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.