pusulabetcasibomcasibomgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabettaraftarium24royalbetjustin tvultrabettaraftarium24justin tvjustin tvjustin tvtaraftarium24taraftarium24betparkbettiltcasibomcasinoroyalroyalbetmatbet girişcasinofastjojobetcasinofastcasinofastcasibomganobetpusulabetjojobet canlıcasinomilyoncasinomilyon girişcasinomilyoncasinoroyal girişcasinoroyalholiganbet girişholiganbetholiganbet girişcasinomilyoncashwin griişholiganbetibizabet girişwbahiscratosroyalbet girişcashwingrandpashabet girişcratosroyalbetmarsbahis girişmatbet girişcasinoroyalbettiltbettiltsekabet girişpusulabet girişcasinomilyoncasinoroyalbetsalvadorteosbet1winbetgitromabetgameofbetcratosroyalbetgrandpashabetimajbet girişholiganbetgrandpashabetcasibomganobetbetkanyoncasibomcasibom girişgrandpashabettipobetgates of olympusligobetdeneme bonusudeneme bonusudeneme bonusudeneme bonusuCasibomgrandpashabetcratosroyalbetibizabetcasinomilyoncasinoroyalholiganbethititbetteosbetcashwinbetgitromabetbetsalvadorjojobetCasibomikimislicratosroyalbetromabetjojobet girişgooglecasibom
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Historia/Si u armatos Shteti Islamik

8 vjet ago
in Bota, Të Gjitha

Nga pikëpamja ushtarake i ashtuquajturi Shteti Islamik është mposhtur në pjesën më të madhe. Territoret që mbaheshin me një gjerësi 600 km në Siri dhe Irak janë çliruar me përjashtim të disa grupeve të fshehura rezistence.

Për të fituar në luftën kundër milicisë terroriste duhej një koalicion i përbërë nga 60 vende dhe një periudhë kohore prej më shumë se tre vjetësh. Popullsia civile në territoret e çliruara ka paguar një çmim të lartë. Dhjetëra-mijëra vetë kanë humbur jetën. Kryeqyteti i IS në Siri, Rakka është shkatërruar po ashtu si Mosuli, Ramadija ose Titriti në Irak.

Shteti i ashtuquajtur islamik ishte i armatosur mirë me armë dhe municione. Ato ishin edhe prodhime evropiane. Mbas një kërkimi trevjeçar është bërë e mundur të skicohet rruga që kanë bërë armët.

Fakti që IS ishte në gjendje të qëndronte kaq gjatë dhe të mbronte me gjak sundimin e vet, nuk kishte të bënte vetëm me fanatizmin e idhtarëve të vet. Po aq e rëndësishme ishte rryma e armëve dhe e municioneve të xhihadistëve. Një pjesë e konsiderueshme e këtyre armëve vinin nga vende të NATO-s dhe BE-së, që kishin kaluar nëpër SHBA dhe Arabi Saudite. Këtë e ka dokumentuar organizata ndërkombëtare Conflict Armament Research, CAR, në një kërkim që ka zgjatur tre vjet.

Kur linja e frontit ndryshoi nga korriku 2014 deri në nëntor 2017, ekipi i ekspertëve të CAR ndodhej aty. Ata studiuan armët dhe armatimet e tjera që koalicioni kundër IS kapi gjatë luftimeve kundër IS. Ekspertët e CAR-it analizuan gati 2 000 armë dhe 40 000 copë municioni nga Kobane në kufirin turko- sirian deri në kryqytetin irakian, Bagdad. Dhe ata ishin në gjendje të përshkruanin rrugën e furnizimit që kishin bërë ato duke u bazuar tek udhëzimet e prodhuesve dhe numrat e serisë. Ky studim u financua nga Bashkimi Evropian dhe nga Ministria e Jashtme gjermane.Mosrespektim i normave të eksportit evropian të armëve

Damian Spleeters, është drejtor i operacionit të CAR-it në Siri dhe Irak dhe autori kryesor i raportit të botuar në mes të muajit dhjetor. Ai thotë për Deutsche Wellen se çudia është “sa shpejt ka qenë e mundur që mbas eksportit të tyre armët të përfundonin në arsenalin e IS-it.” Si shembull ai përmend një raketë anti-tank të prodhimit bullgar.

Ajo është shitur në dhjetor 2015 në SHBA. Pa mbushur dy muaj ajo u kap mbas ripushtimit të Ramadijes prej ushtarëve irakianë, të cilëve u ra në dorë armatimi i lënë në ikje e sipër prej IS. Ajo që nuk dihet është nëse armët e IS janë marrë nga fusha e betejës, janë marrë nga ushtarët që kanë kaluar nga njëri krah tek tjetri, apo janë blerë nga grupet konkurrente.Rruga që ka bërë kjo armë anti- tank mund të ndiqet vetëm pjesërisht. Bullgaria e ka eksportuar në SHBA. Raketa antitank i është furnizuar atje firmës amerikane Kiesler Police Supply. Kërkesës për licencën e importimit i ishte bashkangjitur sipas rregullit një deklaratë e përdoruesit të fundit që është lëshuar nga ushtria amerikane. Por kjo nuk e ka penguar SHBA të dërgojë direkt materialin e luftës në Lindjen e Mesme.

Spleeters sheh këtu një dëshmi se “importues shumë të rëndësishëm si Arabia Saudite dhe SHBA, që janë klientët më të rëndësishëm të blerjes së armëve evropiane, nuk i respektojnë bazat e eksportit evropian të armëve: Deklaratën e përdoruesit të fundit”.

Ka mundësi që kjo të jetë gjysma e të vërtetës. Patrick Wilcken është i bindur se të gjithë pjesëmarrësit në rrjetin e distribuimit e kanë ditur që armët kanë qenë për luftën irako-siriane, megjithëse dokumentet kanë thënë tjetër gjë. Specialisti i kontrollit të armëve në Amnesty International thotë për Deutsche Wellen, “do ishte shumë mirë nëse shtetet pjesëmarrëse të mos e dinin destinacionin e armëve.”

Armë të prodhimit evropiano-lindor

Kjo vlen edhe për eksportuesit e mëdhenj të armëve evropiano-lindore në Arabinë Saudite, dhe kalimin e mëtejshëm të armëve në grupet e Sirisë.

Para luftës civile siriane Arabia Saudite pati treguar interes për armët e prodhimit evropiano-lindor. Ato nuk janë të përshtatshme për armatimin e trupave saudite. Ato armatosen me armë nga SHBA dhe Evropa perëndimore.

CAR ka qenë në gjendje të ndjekë rrugën e materialit ushtarak të IS që ka ardhur nga eksportet bullgare në Arabinë Saudite. Që në vitin 2016 investigimet e “Balkan Investigative Reporters Network” si dhe të “Organized Crime and Corruption Reporting Project” kanë treguar për lulëzimin e tregtisë së armëve midis vendeve të Evropës lindore dhe juglindore nga njëra anë dhe Arabisë Saudite, Jordanisë, Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Turqisë nga ana tjetër.

Kallashnikov, automatikë, raketahedhës, sisteme mbrojtëse në vlerë prej 1,2 miliardë eurosh kanë shkuar në këto zona lufte. Wilcken shton se në konfliktin sirian dërgimi i armëve në rajon është parë herët. “Dhe nuk ka ekzistuar mundësia për të kontrolluar se ku përfundonin armët, pasi shkonin në rajon.”

Kur armët përfundonin nga një palë e tretë në një nga grupet e konfliktit në Siri dhe Irak, atëherë ato furnizonin makinën luftarake të IS.

Një gjë është e sigurt, se IS ka qenë më i fortë se sa duhet të ishte. Dhe lufta zgjati më shumë duke kërkuar më shumë viktima. Sepse fuqitë e huaja dërguan armë në rajon, armë që përfunduan në duart e IS. Dhe sepse deklarata evropiane për përdoruesin e fundit nuk ka pasur as vlerën e letrës në të cilën është shkruar./Deutsche Welle

Tags: armatoshistoriaislamikshteti

TË LIDHURA

Bota

Fillon zyrtarisht ‘El Nino’, shkencëtarët ngrenë alarmin për temperaturat e larta

18:19 | 11/06/2026
Bota

Erdogan sulmon Netanyahun: Do të ketë fatin e tiranëve të historisë

17:47 | 11/06/2026
Bota

Holandë/ Makina përplas grupin e nxënësve, 3 viktima

17:20 | 11/06/2026
Next Post

Deti/ “Marrëveshja e Berishës fantazmë”, Kotzias: Meta po na mban peng. S’pajtohem me...

Përplaset nga betonierja, gruaja në gjendje të rëndë

Me armë dhe maska, kapet i dënuari për vrasje







JU REKOMANDOJMË

Në pritje të ëmbël për herë të dytë, Dafina zbulon gjininë e bebit përmes Daskanit

20:27 | 10/06/2026

Zhdukja misterioze e Eglant Koçit, zbardhet dëshmia a përkrahësit të autorit: Shakaj më tha ….

13:38 | 10/06/2026

“Maskara, je një maskara”, përplasje verbale me ministrin, Shehaj përjashtohet nga seanca

16:21 | 11/06/2026

Redi Shehu: Heqja e “non grata”-s për Berishën po e riciklon politikisht ndërkombëtarisht

12:13 | 11/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Protestë në Korçë, turistja surprizon policët me lule: Shqipëria jo në shitje

by mirseda
20:48 | 11/06/2026
0

Edhe në Korçë po zhvillohet një protestë nga qytetarët që kundërshtojnë investimin në Zvërnec. Dhjetëra qytetarë janë...

Tirana në këmbë, “Rama jep dorëheqjen” jehon në bulevard! Turisti amerikan: Nuk kemi frikë

20:34 | 11/06/2026

Botërori 2026 nis sot! Publikohen formacionet zyrtare të Meksikë–Afrikë e Jugut

20:08 | 11/06/2026

Dosja zbardh vrasjen e efektivit Enea Mekolli, detaje nga operacioni fatal në malin e Bodes

20:05 | 11/06/2026

“Ikur në Angli e Gjermani”/ Simbolika që vjen nga protesta, karrige për rininë e larguar nga vendi

19:38 | 11/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com