Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria

Historiani publikon skandalin: Ja propaganda komuniste nëpër gjimnaze

7 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Historiani publikon skandalin: Ja propaganda komuniste nëpër gjimnaze

Historiani Kastriot Dervishi ka denoncuar një skandal që ndodh sot në gjimnazet e Shqipërisë.

Konkretisht, ai ka sjellë një rast në gjimnazin e Tepelenës, ku një nxënëse ka shkruar për Enver Hoxhën, të cilin e konsideron si “burrin më të madh të kombit”.

Teksa e konsideron këtë një propagandë komuniste, Dervishi shkruan se “nxënësja nuk di asgjë se në Shqipëri ka pasur një terrorizëm të pandërprerë të drejtuar nga Partia e Punës dhe E.Hoxha, se ka pasur një gjenocid ekonomik aq sa popullit nuk iu shqitën asnjëherë triskat e rreckat.”

Postimi i plotë:

Gjimnazi i Tepelenës, “një ditë me Enver Hoxhën”

Gjithnjë strategjia komuniste si gjatë viteve të luftës e më pas, ka qenë helmimi i shkollave të mesme. Edhe sot, në mes të Tiranës, ish hetuesit e diktaturës që hiqen si “veteranë” zhvillojnë aktivitete haptazi komuniste për të përcjellë te brezat e rinj helmin e tyre sovjetik. Sjell sot një shembull nga qyteti i Tepelenës. Muajt e fundit kemi parë si këtu nga kreu i bashkisë këndohet për terroristin më të madh që ka parë Shqipëria, kemi parë kërcënime nga “veteranët” komunistë për mosngritjen e kampit të internimit tela me gjemba, etj. Tani po ju sjell një shembull që sapo e lexova nga gjimnazi “Abaz Shehu”, i cili ka zhvilluar një orë me temë “një ditë në komunizëm”. Teksti i vetëm i lexueshëm (që është vlerësuar nga mësuesit me sa duket), ishte “punimi” i një nxënësje, e cila në se do ishte pyetur në lëndën e historisë, meritonte padyshim notën katër. Nxënësja shkruan:

“Enver Hoxha. Lindi më 16 tetor 1908. Ka qenë udhëheqës komunist, si kreu i shtetit nga viti 1944 deri në vdekjen e tij (42 vjet), si sekretar i parë i Partisë së Punës së Shqipërisë. Vdekja e tij shënoi fundin e një epoke. Shqiptarët e përcollën ngjarjen, me emocion dhe me ankthin e të nesërmes. Enveri u bë glorifikimi i Shqipërisë socialiste dhe u shpall burri më i madh i kombit. Disa institucioneve dhe universitetin e Tiranës morën emrin e tij. në Tiranë u ngrit një përmendore tre herë më e lartë se ajo e heroit kombëtar dhe një muze në nderim të veprën së tij”.

Nxënësja përcjell atë që ka dëgjuar e mësuar në shkollë. Ajo nuk e di se E.H. nuk ka qenë kurrë kryetar shteti. Ajo nuk di asgjë se në Shqipëri ka pasur një terrorizëm të pandërprerë të drejtuar nga Partia e Punës dhe E.Hoxha, se ka pasur një gjenocid ekonomik aq sa popullit nuk iu shqitën asnjëherë triskat e rreckat. Më shumë rëndësi për të kanë aspekte propagandistike të kohës, si shtatoret e diktatorit, cilësimi i tij si “burri më i madh i kombit” (një shpikje komuniste kjo në fakt) dhe “ankthi i së nesërmes” (d.m.th. që pas vdekjes së tij do ndodhë qameti, për të dhënë idenë se deri atë çast po jetohej mrekullisht).

Nuk besoj se Ministria e Arsimit do e shohë me shqetësim propagandën komuniste nëpër gjimnaze sepse drejtues të saj në qendër e në qarqe, kanë formim komunist.

Tags: gjimnazehistorianikomunistepropaganda

TË LIDHURA

Humbi kontrollin e motorit dhe ra në kanal, ndërron jetë 40-vjeçari në Berat
Aktualitet

Humbi kontrollin e motorit dhe ra në kanal, ndërron jetë 40-vjeçari në Berat

20:40 | 10/03/2026
Votimi për Ballukun i pari në rend dite, PD protestë pranë Kuvendit
Aktualitet

Votimi për Ballukun i pari në rend dite, PD protestë pranë Kuvendit

19:44 | 10/03/2026
Kuvendi më 12 mars voton kërkesën e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut
Aktualitet

Kuvendi më 12 mars voton kërkesën e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut

19:10 | 10/03/2026
Next Post
Historia rrëqethëse e shqiptares së arratisur nga Siria, si u zbulua nga pjesëtarët e ISIS

Historia rrëqethëse e shqiptares së arratisur nga Siria, si u zbulua nga pjesëtarët e ISIS

Arbana Osmani lajmëron fansat: Këto janë ditët e fundit në Top Channel

Arbana Osmani lajmëron fansat: Këto janë ditët e fundit në Top Channel

Zgjedhjet/ Zbardhen porositë e Ramës, porosi deputetëve: Braçe s’e bën dot…

Zgjedhjet/ Zbardhen porositë e Ramës, porosi deputetëve: Braçe s'e bën dot...







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026




TË FUNDIT

Trump paralajmëron Iranin: Nuk do të lejojmë bllokimin e Ngushticës së Hormuzit
Bota

Trump paralajmëron Iranin: Nuk do të lejojmë bllokimin e Ngushticës së Hormuzit

by mirseda
20:42 | 10/03/2026
0

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, nuk do të lejojë që Irani të ndërpresë lirinë e lundrimit dhe...

Humbi kontrollin e motorit dhe ra në kanal, ndërron jetë 40-vjeçari në Berat

Humbi kontrollin e motorit dhe ra në kanal, ndërron jetë 40-vjeçari në Berat

20:40 | 10/03/2026
Votimi për Ballukun i pari në rend dite, PD protestë pranë Kuvendit

Votimi për Ballukun i pari në rend dite, PD protestë pranë Kuvendit

19:44 | 10/03/2026
Ambasadori britanik takon Osmanin: Bisedimet konstruktive, thelbësore për të gjetur zgjidhje

Ambasadori britanik takon Osmanin: Bisedimet konstruktive, thelbësore për të gjetur zgjidhje

19:29 | 10/03/2026
Konflikti i armatosur në Lindjen e Mesme, sërish shpërthime në Teheran

Konflikti i armatosur në Lindjen e Mesme, sërish shpërthime në Teheran

19:12 | 10/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com