Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

Historiani i njohur tallet me administratën e Rames: Nuk dinë të shkruajnë

8 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Historiani i njohur tallet me administratën e Rames: Nuk dinë të shkruajnë

Ish-drejtori i Arkivit në Ministrinë e Brendshme, historiani Kastriot Dervishi në një postim në rrjetin social “Facebook” shkruan se administrata e kohës së sotme është ndër më të dobëtat në historinë e shtetit shqiptar.

Historiani shpjegon se mjafton të shohësh konceptimin e përpilimin e dokumenteve zyrtare për të kuptuar derexhenë e nivelin qesharak ku ndodhet ky shtet.

Dervishi thotë se zyrtarët e qeverisë nënshkruajnë në lloj-lloj formatesh padijeninë e tyre për veprimin e parë që duhet të dijë një zyrtar, korrektësinë me shkresat zyrtare.

Më tej historiani shpjegon se ka përzgjedhur disa lloje shkresash, por këto skandale janë me mijëra e prodhohen përditë në institucionet e këtij shteti që as e di dhe as e ka në mend që duhet të ndërtojë arkivat e veta.

Nuk ka asnjë dyshim se administrata e kohës së sotme është ndër më të dobëtat në historinë e shtetit shqiptar. Mjafton të shohësh konceptimin e përpilimin e dokumenteve zyrtare për të kuptuar derexhenë e nivelin qesharak ku ndodhet ky shtet. Nuk ka gjë më zbavitëse për mua teksa shoh ata që gdhihen e ngrysen vetëm në propagandë, kur nënshkruajnë në lloj-lloj formatesh padijeninë e tyre për veprimin e parë që duhet të dijë një zyrtar, korrektësinë me shkresat zyrtare. Për t’iu dukur vetja të rëndësishëm, në pjesën e sipërme të shkresës që është poshtë intestimit “Republika e Shqipërisë”, vendosin funksionin e vet. Kjo vërehet në trajtat: Ministri, zëvendësministri, kryetari, sekretari i përgjithshëm dhe drejtori i përgjithshëm. E kujtojnë veten se janë institucione (meriton një hahaha të madhe). Lëre pastaj pushteti vendor që është një estradë më vete. Republika e Shqipërisë figuron me qindra stema të çuditshme, me kafshë, me kala, me pemishte, sende, shishe rakie, kanistra, godina, etj, të cilat duhet t’i bëjnë të gjitha praktikat të pavlefshme. As bashkitë dhe as qarqet nuk e dinë se Republika e Shqipërisë ka vetëm një stemë. Lëre pastaj të dinë më shumë.

Për të përpiluar një shkresë zyrtare duhet të bazohemi te “Normat tekniko-profesionale dhe metodologjike të shërbimit arkivor në Republikën e Shqipërisë”, miratuar me vendimin nr.1, datë 16.1.2004 të Këshillit të Lartë të Arkivave (kapitulli II-B, përpilimi, shtypja, shumëfishimi dhe evidencimi i dokumenteve), si dhe së fundmi në vendimin nr.4, datë 19.6.2017 “Rregulloren e njësuar të punës me dokumentet në autoritetet publike të Republikës së Shqipërisë”.

Te “Normat…” është e shkruar fare qartë se dokumentet që nxjerr organi shtetëror duhet të kenë në krye stemën e republikës, intestimin “Republika e Shqipërisë”, emërtesën e organit shtetëror, numrin e regjistrit të korrespondencës, vendin dhe datën.

Kam përzgjedhur disa lloje shkresash, por këto skandale janë me mijëra e prodhohen përditë në institucionet e këtij shteti që as e di dhe as e ka në mend që duhet të ndërtojë arkivat e veta.

Tags: administratëndinë të shkruajnëhistorianii njohurRamëstallet

TË LIDHURA

Aksident në aksin Milot–Rrëshen/ Përplasi për vdekje këmbësorin dhe u arratis nga vendngjarja
Aktualitet

Aksident në aksin Milot–Rrëshen/ Përplasi për vdekje këmbësorin dhe u arratis nga vendngjarja

22:58 | 18/04/2026
Ke qenë ushtari im”/ Fundi i miqësisë mes Mirit dhe Rogertit? Banorët përplasen ashpër në finale
Aktualitet

Ke qenë ushtari im”/ Fundi i miqësisë mes Mirit dhe Rogertit? Banorët përplasen ashpër në finale

22:09 | 18/04/2026
Ujë dhe gaz lotsjellës/ Protesta e opozitës jehonë në mediat italiane
Të Gjitha

Ujë dhe gaz lotsjellës/ Protesta e opozitës jehonë në mediat italiane

21:59 | 18/04/2026
Next Post
Video/Rama mbyll bastet, shqiptarët ngelen “pa punë”

Video/Rama mbyll bastet, shqiptarët ngelen “pa punë”

“Roberto Carlos në versioni femër”, polakja shënon eurogol (Video)

“Roberto Carlos në versioni femër”, polakja shënon eurogol (Video)

I quajtën “armiq”, Putin i hap derën Khabib!

I quajtën "armiq", Putin i hap derën Khabib!







JU REKOMANDOJMË

”Ka bërë s*ks me konkurrentët”- Arjan Konomi e demaskoi? Shqipe Hysenaj: Ta di atë sekretin e vogël

”Ka bërë s*ks me konkurrentët”- Arjan Konomi e demaskoi? Shqipe Hysenaj: Ta di atë sekretin e vogël

21:54 | 18/04/2026
Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026
Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

17:32 | 14/04/2026
Sherr i madh në studio/ Grida Duma nxjerr nga studio Alfred Lelën: Gishtin fute ku të duash

Sherr i madh në studio/ Grida Duma nxjerr nga studio Alfred Lelën: Gishtin fute ku të duash

22:18 | 16/04/2026




TË FUNDIT

Surprizat nuk kanë fund/ Mesazhe emocionuese për Ledion Liçon nga nëna dhe fëmijët e tij
Showbizz

Surprizat nuk kanë fund/ Mesazhe emocionuese për Ledion Liçon nga nëna dhe fëmijët e tij

by mirseda
01:12 | 19/04/2026
0

Surprizat në këtë finale nuk ishin vetëm për banorët, por edhe për moderatorin Ledion Liço. Ai u...

“Shpresoj që familja ime të jetë krenare”/ Rogerti në lot, finalisti surprizohet nga ish-banorët

“Shpresoj që familja ime të jetë krenare”/ Rogerti në lot, finalisti surprizohet nga ish-banorët

00:52 | 19/04/2026
Monika Kryemadhi dhe Arbër Hajdari pyeten nga Ledion Liço: A do ta zëvendësonit njëri-tjetrin?

Monika Kryemadhi dhe Arbër Hajdari pyeten nga Ledion Liço: A do ta zëvendësonit njëri-tjetrin?

00:14 | 19/04/2026
Emocione për Selin, finalistja ‘shpërthen’ në lot pas mesazhit nga babai i saj

Emocione për Selin, finalistja ‘shpërthen’ në lot pas mesazhit nga babai i saj

23:51 | 18/04/2026
Aksident në aksin Milot–Rrëshen/ Përplasi për vdekje këmbësorin dhe u arratis nga vendngjarja

Aksident në aksin Milot–Rrëshen/ Përplasi për vdekje këmbësorin dhe u arratis nga vendngjarja

22:58 | 18/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com