Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria

Historiani Ficsher publikon raportin e Vermaht-it: Kur u larguan gjermanët nga Shqipëria

7 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha
Historiani Ficsher publikon raportin e Vermaht-it: Kur u larguan gjermanët nga Shqipëria

“Komunizmi mbetet ende prezent në të tashmen e Shqipërisë, por provat janë mjeti më i fortë që kanë sot historianët në duar për të sjellë një panoramë të qartë të Shqipërisë në ato vite”. Kështu e nisi diskutimin e tij sot historiani Bernd J. Fischer në simpoziumin e organizuar nga IDMC mbi qasjen aktuale studimore ndaj komunizmit, i konceptuar si forum shkëmbimi përvojash e idesh.

Fischer tregoi përpara të pranishmëve sfidat që sjell puna me dokumentet duke paraqitur detaje nga dy raporte ai gjerman dhe ai amerikan që kanë studiuar atë periudhë, të prodhuara nga ekspertë të huaj, përkatësisht raporti i Vermaht-it mbi Shqipërinë, dhe studimi i Jacobsonit. Sipas raportit 50 faqësh të Vermaht-it data e largimit të gjermanëve nga vendi ynë ka qenë 4 dhjetor 1944, por Fischer nuk u ndal gjatë në këtë pike sepse sipas tij vendosja e datave historike për ngjarje të tilla ka qenë gjithmonë një vendim politik edhe në shtete të tjera.

Raporti amerikan prej 250 faqesh ofronte informacione të ndryshme, ndër të tjera edhe për kushtet e burgjeve, proceseve gjyqësore etj. Kurse raporti gjerman sipas tij prekte shumë çështje të mprehta, ndër to edhe aspekte sociale siç ishte mungesa e aksesit ndaj shërbimit shëndetësor për 80 % të shqiptarëve.

Studiuesi Igor Duda, përfaqësues i një qendre kërkimore për studime kulturore dhe historike mbi socializmin solli përvojën kroate, përmes projektit “Njeriu i Ri” socialist. Studimi i tij ishte shtrirë në disa fusha si histori, etnografi, antropologji, muzikologji etj, dhe i referohej një periudhe 20 vjeçare studimore. Përmes prezantimit të Igor Dudas pjesëmarrësit mundën të shihnin sa hapa përpara ka bërë Kroacia në mbështetjen që i jep studimeve mbi socializmin gjatë periudhës së Titos, krahasuar me Shqipërinë ku studimet shumë pak financohen dhe mbështeten.

Përfaqësues nga institucionet shqiptare studimore e pasuruan simpoziumin me përvojën e tyre. Agron Tufa, përfaqësues i ISKK, ngriti problemin e aksesit në arkivat e SHISH dhe të ish-Sigurimit, që kanë qenë dikur pjesë e Ministrisë së Brendshme, por tani i kanë kaluar Autoritetit. Sipas Tufës, Autoriteti nuk u kthente përgjigje kërkesave të tyre të shumta dhe i zvarriste.

Ndërsa drejtori i Arkivit Shtetëror, Ardit Bido, foli për deklasifikimin e mijëra dokumenteve së fundmi, ndër to edhe deklasifikimin e fondit personal të Enver Hoxhës dhe Hysni Kapos. Bido u shpreh se tani mund të konsultohen shumë dokumente me vlerë për të nxjerrë në pah historinë reale të asaj kohe. Por sipas tij, pengesë vazhdonte të ishte mentalititeti apo një lloj frike nga punonjësit e arkivës, të cilët nuk dinë të sillen kur u qëllon t’u bjerin në duar informacione të rëndësishme, sepse druajnë se prekin ndonjë sekret shtetëror.

Ish drejtorja e Arkivit të Shtetit, Nevila Nika solli shembuj konkretë nga përvoja e saj gjatë 37 viteve punë në arkiva. Ndër të tjera ajo u shpreh e indinjuar për largimin nga puna të mbi 50 punonjësve të arkivit në vitin 2015, duke e dëmtuar rëndë punën e institucionit.

Ndërsa historiani Marenglen Kasmi nga AIDSSH sqaroi në fjalën tij se përpunimi i kërkesave për konsultim të dosjeve ishte delikat dhe kërkonte më shumë kohë. AIDSSH sipas tij ishte i hapur për të ofruar materiale dhe dokumente, por procedurat zgjasin jo vetëm në Shqipëri, sepse kriteret e përpunimit të informacionit ishin përcaktuara në ligj. Madje Kasmi u shpreh se pika të ndryshme të ligjit të dosjeve mund të amendoheshin në të ardhmen.

Studiuesja dhe historiania Sonila Boçi prezantoi projektin shkencor të profilit të intelektualit dhe shkencëtarit në periudhën 1944-1954. Kurse antropologu Albert P.Nikolla u fokusua ted y studimet e tij, njëri mbi “Njeriun e Ri” shqiptar dhe tjetri mbi lëvizjen e ’68-ës në Shqipëri.

Përveç studiuesve të fushës në sallë ishin të pranishëm shumë ish-të përndjekur politikë, të cilët i përballën historianët me fakte konkrete nga përvoja e tyre në burgje apo vende internimi dhe kërkuan “zgjidhje” historike. Aktivitetin e ndoqën edhe përfaqësues të trupit diplomatik, ambasadori polak, ambasadori austriak dhe përfaqësues nga ambasada kroate në Tiranë si dhe gazetarë.

Aktiviteti i radhës në kuadër të Ditëve të Kujtesës është nesër, më 23 Shkurt, ora 09.30 tek Hotel Opera, ku do të prezantohet Manuali për Historinë Gojore si dhe ekspozita “Postcards from the Past”.

Manuali i Historisë Gojore synon të inkurajojë mësuesit e shkollave të mesme, nxënësit dhe studiuesit e rinj që të mësojnë më shumë rreth historisë gojore dhe procesit të intervistimit. Manuali paraqet mjetet e nevojshme për t’i përfshirë këto intervista në detyrat dhe projektet kërkimore në shkollat e mesme. Për të arritur këto objektiva, materiali është organizuar në mënyrë të tillë, ku disa kapituj trajtojnë zhvillimin e historisë gojore dhe metodave të intervistimit, nga fillesat e saj dhe deri te përcaktimi bashkëkohor. Aktiviteti do të shoqërohet me shembuj konkretë sesi është përdorur nga të rinjtë historia gojore në projektin kreativ “Pyet Gjyshërit”. Eventi do të mbyllet me prezantimin e ekspozitës së IDMC që paraqet në mënyrë ironike jetën e përditshme në diktaturë. /Panorama

Tags: FicshergjermanethistorianilarguanpublikonraportinshqiperiaVermaht-it

TË LIDHURA

Salianji: Të bashkuar për ta bërë PD-në fituese
Politikë

Salianji: Të bashkuar për ta bërë PD-në fituese

22:30 | 16/12/2025
Jola Hysaj: Më gjykuan pa më njohur, rruga ime vazhdon
Politikë

Jola Hysaj: Më gjykuan pa më njohur, rruga ime vazhdon

21:47 | 16/12/2025
KPA shkarkon nga detyra prokurorin e Durrësit, Gëzim Çopa
Aktualitet

KPA shkarkon nga detyra prokurorin e Durrësit, Gëzim Çopa

21:00 | 16/12/2025
Next Post
Spiropali i dha tendera me vlerë 550 mln lekë të njohurit? Ministrja: Shihemi në gjyq!

“Berisha i dha të shtyrën e fundit Bashës drejt humnerës”, Spiropali: Kryemadhi u vajti...

Protesta mbyllet pa asnjë incident, Basha ‘kërcënon’ Ramën me protesta në mbarë vendin

Lajm i fundit/ Aksioni opozitar, Basha bën lëvizjen e radhës, thërret në seli...

Historia tronditëse e të resë shqiptare: Jam 4 muajshe shtatzëne, ai më braktisi…

Historia tronditëse e të resë shqiptare: Jam 4 muajshe shtatzëne, ai më braktisi…







JU REKOMANDOJMË

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
Studentja përplaset nga kamioni në vijat e bardha, merret zvarrë disa metra

Studentja përplaset nga kamioni në vijat e bardha, merret zvarrë disa metra

18:09 | 16/12/2025
SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

09:06 | 16/12/2025
SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

Detaje të reja nga aksioni i SPAK, biznesmeni Gerond Meçe u mor peng për t’u tërhequr nga gara

11:13 | 16/12/2025




TË FUNDIT

Salianji: Të bashkuar për ta bërë PD-në fituese
Politikë

Salianji: Të bashkuar për ta bërë PD-në fituese

by mirseda
22:30 | 16/12/2025
0

Pas përfundimit të takimit me strukturat e PD në qytetin e Elbasanit, Ervin Salianji, ka falenderuar demokratët...

Ndalimi i udhëtimit në SHBA, Trump shton vende të reja në listë

Ndalimi i udhëtimit në SHBA, Trump shton vende të reja në listë

22:13 | 16/12/2025
‘Djalin mos ma prekni’/ Fifi: Kam marrë 200 mallkime për çunin tim brenda një jave

‘Djalin mos ma prekni’/ Fifi: Kam marrë 200 mallkime për çunin tim brenda një jave

22:10 | 16/12/2025
Jola Hysaj: Më gjykuan pa më njohur, rruga ime vazhdon

Jola Hysaj: Më gjykuan pa më njohur, rruga ime vazhdon

21:47 | 16/12/2025
KPA shkarkon nga detyra prokurorin e Durrësit, Gëzim Çopa

KPA shkarkon nga detyra prokurorin e Durrësit, Gëzim Çopa

21:00 | 16/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com