Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Historia tragjike pas Ditës Ndërkombëtare Kundër Dhunës ndaj Grave

5 vjet ago
in Bota, Të Gjitha, TT, W-Instant
Historia tragjike pas Ditës Ndërkombëtare Kundër Dhunës ndaj Grave

Më 25 nëntor 1960, saktësisht 60 vjet më parë, tre motra të reja dominikane Patria, Minerva dhe Maria Mirabal dolën nga shtëpia për të vizituar në burg burrat e tyre, që ishin burgosur si disidentë politikë. Ato nuk u kthyen më të gjalla.

Të tria gratë ishin përkatësisht 25, 36 dhe 34 vjeç kur xhipi i tyre po kalonte me shpejtësi një urë në zonën Marapikas, në periferi të Puerto Plata në veri të vendit. Mbi atë urë, në mesin e rrugës ishin pozicionuar papritmas njerëz të armatosur.

Ata e detyruan makinën të ndalonte dhe gratë që të dilnin jashtë saj. Të armatosurit ishin ishin ushtarë të SIM, ose Servicio de Inteligencia Militar, shërbimi sekret ushtarake, dhe i bindeshin verbërisht urdhrave të diktatorit vendas Rafael Trujillo.

Në fillim të tria motrat u ndanë nga njëra-tjetra, pastaj u çuan në një vend të largët malor La Cumbre, ku ngrihet sot monumenti i tyre. Atje u rrahën brutalisht, u përdhunuan dhe në fund u mbytën.

Autorët e tij krimi u urdhëruan të simulonin një aksident automobilistik. Trupat e pajetë u vendosën sërish në makinë, dhe ajo u shkatërrua në mënyrë që të dukej sikur ishte përplasur. Ishte 25 nëntori i vitit 1960. Të tria gratë u vranë për një arsye specifike.

Ato ishin aktiviste politike shumë të ekspozuara, që kishin organizuar në fillim takime dhe komitete të vogla për të ngritur më pas një front opozitar. Për këtë arsye u persekutuan dhe u torturuan. Por takimet e tyre, krijuan një front të vërtetë të rezistencës demokratike, Movimiento Revolucionario 14 de Junio, që falë angazhimit të Minerva Mirabal dhe Manolo Justo, që të dy avokatë shumë të aftë, arritën të krijojnë një lëvizje kundër diktaturës në të gjithë vendin. Ai i Rafael Trujillos, ishte një nga regjimet më të përgjakshme në Amerikën Latine. Ish-krimineli dominikan u ngjit në hierarkinë ushtarake, deri në pikën e shpalljes së vetes si “generalissimo”.

Trujillo, që e drejtoi vendin për më shumë se 30 vjet duke filluar nga viti 1930, i shënjestroi 3 motrat në një plan shumë të mirë-organizuar. Së fillim një gjykatë në Santo Domingo, kryeqytetin dominikan, i dënoi më burg motrat dhe shoqëruesit e tyre për veprimtaritë e tyre “në kundërshtim me sigurinë e shtetit”.

Më pas i liroi të tria gratë, duke lënë në burg burrat e tyre. U duk si një akt mëshire, por në fakt ishte një kurth. Synimi ishte ta përçante grupin, për të qenë në gjendje të sulmonte më lirshëm tre gratë e reja, të cilat brenda lëvizjes së rezistencës e quanin veten “las mariposas”,  fluturat.

Trujillo ishte një personazh i aftë për lëvizjet politike më mizore. Ishte ai që organizoi dhe financoi (duke armatosur grupe ekstremistësh të krahut të djathtë) një sulm për eliminimin e presidentit të Venezuelës Romulo Betankur në qershorin e vitit 1960.

Ishte po ai që në vitin 1937, planifikoi dhe dha urdhër për të kryer gjenocidin kundër haitianëve, që sot e njohim si Masakrën e Majdanozit, ku mijëra njerëz vdiqën brenda pak ditësh (vlerësimet variojnë nga 17-35 mijë viktima). Një masakër raciste e përmasave të tilla, që ndryshoi përbërjen etnike të ishullit Hispaniola.

Pikërisht kundër një diktatori të tillë u ngritën motrat Mirabal. Data e vrasjes së motrave, 25 nëntori, ishte një rastësi. Kreu i Policisë Kombëtare, Kiriako de La Roza, kishte marrë urdhrin për organizimin e pritës. Katër ushtarë të rinj u zgjodhën për ta kryer atë, Alfonso Valerio, Emilio Maleta, Nestor Terrero dhe Raman Lora.

Për të mos u njohur, të katërve iu dha një Volksëagen Beetle. Ata u nisën fillimisht më 18 nëntor, por u kthyen pa e zbatuar urdhrin, pasi siç u thanë eprorëve të tyre, gratë kishin me vete edhe fëmijët e tyre. E njëjta gjë ndodhi më 22 nëntor. Ndërkohë në datën 25, gratë udhëtonin vetëm.

Njëzet vjet pas vdekjes së 3 motrave Mirabal, në vitin 1981, u mbajt një kongres historik feminist në Bogota të Kolumbisë me temë titull “Primer Encuentro Feminista Latinoamericano y del Caribe” (Takimi i parë feniminist i grave latino-amerikane dhe atyre të Karaibeve).

Pikërisht në atë aktivitet u vendos që 25 Nëntori të shpalle si Dita Ndërkombëtare kundër Dhunës Mashkullore ndaj Grave që përkujtojmë sot. Ajo datë përkujton pra përdhunimin dhe vrasjen e 3 grave, 3 aktivisteve të reja politike, vdekja e të cilave simbolizon qindra histori të ngjashme, dhe më në përgjithësi viktimat që çdo ditë dhe në gjithë botën, vuajnë pasojat e dhunës me bazë gjinore.

Pikërisht për shkak të asaj konference, Kombet e Bashkuara, gjatë mbledhjes së Asamblesë së Përgjithshme në dhjetorin e vitit 1999, vendosën që Dita Ndërkombëtare kundër Dhunës ndaj Grave të kremtohej pikërisht këtë datë.

Burimi i lajmit: https://www.wired.it/attualita/politica/2020/11/25/giornata-contro-violenza-donne-storia-sorelle/

Përshtatur nga TIRANA TODAY

Tags: AktivisteDita Ndërkombëtare kundër Dhunës ndaj GraveMaria MirabalMinervaPatria

TË LIDHURA

Tërmet 5.3 në Greqi, dëme në banesa e kisha; mbyllen disa shkolla
Bota

Tërmet 5.3 në Greqi, dëme në banesa e kisha; mbyllen disa shkolla

22:46 | 09/03/2026
“Sa mund të rritet çmimi i naftës?” Ekonomistët paralajmërojnë rrezikun global nga The Guardian
Bota

“Sa mund të rritet çmimi i naftës?” Ekonomistët paralajmërojnë rrezikun global nga The Guardian

22:44 | 09/03/2026
Dy ‘botët’ e Iranit pas emërimit të Mojtabës si Ayatollah: lavdërime publike dhe frikë e fshehtë
Bota

Dy ‘botët’ e Iranit pas emërimit të Mojtabës si Ayatollah: lavdërime publike dhe frikë e fshehtë

22:26 | 09/03/2026
Next Post
“Vdekje e pazakontë, kam dyshime”, ish-mjeku i Maradonës nxjerr prapaskenat

“Vdekje e pazakontë, kam dyshime”, ish-mjeku i Maradonës nxjerr prapaskenat

Hapet Këndi Arkivor në Pogradec

Hapet Këndi Arkivor në Pogradec

Greqia shtyn masat ndaj pandemisë, të izoluar deri në 7 dhjetor

Greqia shtyn masat ndaj pandemisë, të izoluar deri në 7 dhjetor







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026




TË FUNDIT

AFP: Rrjeti i prostitucionit në Shqipëri, vajzave të huaja u premtohet punë por përfundojnë në burg
Aktualitet

AFP: Rrjeti i prostitucionit në Shqipëri, vajzave të huaja u premtohet punë por përfundojnë në burg

by mirseda
22:58 | 09/03/2026
0

“Një numër në rritje grash po tërhiqen nga rrjete kriminale ndërkombëtare në Shqipëri nga vende të varfra,...

Tërmet 5.3 në Greqi, dëme në banesa e kisha; mbyllen disa shkolla

Tërmet 5.3 në Greqi, dëme në banesa e kisha; mbyllen disa shkolla

22:46 | 09/03/2026
“Sa mund të rritet çmimi i naftës?” Ekonomistët paralajmërojnë rrezikun global nga The Guardian

“Sa mund të rritet çmimi i naftës?” Ekonomistët paralajmërojnë rrezikun global nga The Guardian

22:44 | 09/03/2026
Dy ‘botët’ e Iranit pas emërimit të Mojtabës si Ayatollah: lavdërime publike dhe frikë e fshehtë

Dy ‘botët’ e Iranit pas emërimit të Mojtabës si Ayatollah: lavdërime publike dhe frikë e fshehtë

22:26 | 09/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com