Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Stil

Historia sovjetike ‘zbarkon’ në zemër të Moskës, njihuni me “Shtëpinë e Frikës”

8 vjet ago
in Stil, Të Gjitha
Historia sovjetike ‘zbarkon’ në zemër të Moskës, njihuni me “Shtëpinë e Frikës”

Objektet e famshme të Moskës, Sheshi i Kuq, Kremlini dhe kupolat e Katedrales së Shën Vasilit, janë mbushur me tifozët e Kampionatit Botëror të Futbollit që përfitojnë nga rasti të bëjnë vizita turistike mes lojrave. Por pak më tutje, turistët më kuriozë mund të gjejnë një kompleks apartamentesh që nuk bie në sy, historia e të cilit hedh dritë mbi ditët më të errëta të Bashkimit Sovjetik.Siç njofton nga Moska korrespondenti Henry Ridgwell, ajo histori është bërë përsëri subjekt i një debati të ashpër në Rusinë moderne.

Është një shtëpi sekretesh dhe hijesj, paranoje dhe ndëshkimesh të dhunshme.“Shtëpia mbi Bregun e Lumit” mishëron historinë e revolucionit dhe diktaturës në miniaturë. Ajo gjendet shumë pranë Kremlinit dhe u ndërtua në vitin 1931 për të strehuar elitën qeverisëse të Bashkimit Sovjetik.

Brenda 500 apartamenteve të bllokut, Olga Trifonova menaxhon muzeun e kësaj shtëpie.

“Njerëzit që jetonin këtu, ishin të ashtuquajtur ‘Bolshevikë të vjetër’. Ishin njerëz të afërt me njëri-tjetrin, përsa i takon mentalitetit dhe ideologjisë, si edhe fatit të tyre”.

Ata bënin një jetë luksoze: teatër dhe bare në shtëpi, biblioteka dhe palestra. Por dëshira për t’u dukur filloi të binte ndesh me idealet e revolucionit komunist.

Në mes të viteve 1930, udhëheqësi sovjetik Josif Stalin filloi ‘spastrimin e madh” për të eliminuar ata që u quajtën “armiq të klasës punëtore”.

Një milionë vetë u burgosën dhe 700 mijë u ekzekutuan. Banorët e Shtëpisë mbi Bregun e Lumit, dikur elita e revolucionit, ishin mes të parëve. Arrestimet dhe zhdukjet krijuan një paranojë mbytëse.

“Banorët e kompleksit nuk shkonin më për vizita tek njëri-tjetri. Nuk kishin më besim tek të tjerët”.

800 banorë u arrestuan. Afro gjysma u ekzekutuan.

Bashkëshorti i Olga Trifonovas, Yuri ishte rritur aty.Babai i tij u arrestua gjatë spastrimit dhe nuk u pa më, ndërsa e ëma u dërgua në Gulag. Në vitin 1976 Yuri Trifonov shkruajti një libër me kujtimet e tij, nga ku e merr emrin kompleksi i apartamenteve.

“Është një rrëfim për natyrën e frikës: se si frika e cungon njeriun përgjithmonë”.

Kujtimet e asaj frike, duket se po zbehen. Sipas një ankete të vitit të kaluar, Stalimi është figura historike më e jashtëzakonshme e Rusisë.

Shtëpia mbi Bregun e Lumit nuk ka gjasa të jetë në krye të listës së objekteve turistike për shumë nga vizitorët e Kampionatit Botëror. Por vazhdon të qëndrojë në anë të lumit të Moskës si një relike e brutalitetit të Stalinit dhe ende ka disa nga pronat më të shtrenjta të Moskës.

Por nuk është e lehtë të gjenden blerës. Dmitry Taganov është me agjencinë e pasurive të patundshme “INCOM”

“Shumë blerës druhen nga e shkuara e errët e kësaj Shtëpie. Shumë njerëz pa dyshim e dine këtë, edhe ata që i takojnë brezit të ri”.

Një brez që po krijon në mendje imazhin e vet historik për Stalinin dhe trashëgiminë e komunizmit.

Tags: “Shtëpinë e FrikëshistoriaNjihunisovjetiketë Moskëszbarkonzemer

TË LIDHURA

Hakerat iranianë sulmojnë Gjykatën e Lartë, grupi “Homeland Justice”
Bota

Hakerat iranianë sulmojnë Gjykatën e Lartë, grupi “Homeland Justice”

08:46 | 31/03/2026
Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Next Post
Ibra humb bastin me Beckham, ja çfarë duhet të bëjë gjiganti suedez

Ibra humb bastin me Beckham, ja çfarë duhet të bëjë gjiganti suedez

Rriste kanabis në apartament, arrestohet i riu në Durrës

Rriste kanabis në apartament, arrestohet i riu në Durrës

Fantastik Abazaj, i mjafton 1’ minutë tek Anderlechti për të shënuar (Video)

Fantastik Abazaj, i mjafton 1’ minutë tek Anderlechti për të shënuar (Video)







JU REKOMANDOJMË

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

22:25 | 01/04/2026
Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

15:04 | 01/04/2026
SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

11:54 | 31/03/2026
Letër prekëse për Arbër Hajdarin në “Goca dhe Gra”: Je djalë “babë”, të besova familjen

Letër prekëse për Arbër Hajdarin në “Goca dhe Gra”: Je djalë “babë”, të besova familjen

22:54 | 03/04/2026




TË FUNDIT

Takimi i veçantë me familjen e Selin: Greta tregon momentet e Gimbos me Onon dhe Selin
Showbizz

Takimi i veçantë me familjen e Selin: Greta tregon momentet e Gimbos me Onon dhe Selin

by mirseda
23:18 | 04/04/2026
0

Greta Kazazi, ish-banore e Big Brother VIP, hapi zemrën duke rrëfyer njohjen me partnerin e saj dhe...

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

23:15 | 04/04/2026
Irani i kthen paralajmërimin Trumpit: I gjithë rajoni do të kthehet në ferr për ju, do të fundoseni!

Irani i kthen paralajmërimin Trumpit: I gjithë rajoni do të kthehet në ferr për ju, do të fundoseni!

23:08 | 04/04/2026
“Ka treguar disrespekt ndaj familjes së saj”/ Miri dhe Rogerti përplasen me Selin

“Ka treguar disrespekt ndaj familjes së saj”/ Miri dhe Rogerti përplasen me Selin

23:06 | 04/04/2026
“Ferri do të mbretërojë”, Trump ultimatum 48-orësh Iranit për Ngushticën e Hormuzit

“Ferri do të mbretërojë”, Trump ultimatum 48-orësh Iranit për Ngushticën e Hormuzit

22:14 | 04/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com