Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Historia magjepsëse e Kanalit të Suezit

5 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
Historia magjepsëse e Kanalit të Suezit

This photo released by the Suez Canal Authority on Thursday, March 25, 2021, shows the Ever Given, a Panama-flagged cargo ship, after it become wedged across the Suez Canal and blocking traffic in the vital waterway. An operation is underway to try to work free the ship, which further imperiled global shipping Thursday as at least 150 other vessels needing to pass through the crucial waterway idled waiting for the obstruction to clear. (Suez Canal Authority via AP)

Të martën e kësaj jave, anija e ngarkuar me kontejnerë“Ever Given” u përmbys në mesin e Kanalit të Suezit, duke e bllokuar atë. Ajo është anija më e madhe që ka bllokuar ndonjëherë kalimin në Kanal, dhe përpjekjet për ta zhvendosur, nuk kanë dhënë deri më tani asnjë rezultat.

Sipas disa ekspertëve, që kjo të ndodhë mund të duhen ditë, ndoshta edhe javë. Bllokimi i Kanalit të Suezit është një problem serioz për Egjiptin, vendi që e kontrollon zyrtarisht atë. Kjo pasi Kanali është një burim i rëndësishëm i të ardhurave kombëtare, por edhe për ekonominë botërore.

I inauguruar në vitin 1869, dhe me një gjatësi 193 kilometra, Kanali garanton ende gati 7 për qind të trafikut tregtar botëror sot, dhe 12 për qind të të gjitha mallrave në botë kalojnë pikërisht përmes ujërave të tij. Kanali i Suezit është një nga rrugët më të rëndësishme për tregtinë e naftës, teksa ka një vlerë strategjike nga pikëpamja ushtarake.

Ndërkaq, Kanali ka një histori shumë të gjatë. Historiografia antike na tregon se gërmimet e para me synim lidhjen e Detit Mesdhe me Detin e Kuq datojnë që rreth vitit 1800 para Krishtit, kur sipas disa autorëve antikë përfshirë Aristotelin, faraoni Senusret III,ndërtoi një kanal për ujitje, që mund të bëhej i lundrueshëm në periudhat e përmbytjeve, dhe që më vonë u quaj Kanali i Faraonëve.

Gjithsesi Kanali i Faraonëve ishte shumë i ndryshëm nga Kanali i Suezit. Ai aktuali shtrihet nga veriu në jug, dhe lidh drejtpërdrejt Mesdheun dhe Detin e Kuq. Nis në Port Said, në veri dhe arrin deri në Suez, në jug. Ndërkohë kanali antik shtrihej nga perëndimi në lindje, dhe lidhte një degë të grykëderdhjes së lumit Nil me Detin e Kuq.

Ky kanal u zgjerua më vonë nga anëtarë të ndryshëm të dinastisë Ptolemaike, që e drejtoi Egjiptin nga viti 305 Para Krishtit, dhe eksponentja e fundit e së cilës ishte Kleopatra e famshme. Kanali u përdor dhe u zgjerua edhe në epokën e artë të Perandorisë Romake, aq sa në një moment të caktuar u bë i njohur si Kanali i Trajanit, sipas emri të perandorit të kohës.

Mbetjet e Kanalit të Faraonëve, të përshkruara në vepra të shumta historike, u gjetën në vitin 1799 nga ekspedita e famshme e Napoleon Bonapartit në Egjipt, që për disa vjet po shpresonte të hapte një rrugë për në Detin e Kuq.

Synimi i tij ishte të vinte në pozitë të vështirë Britaninë e Madhe, një rivale e Francës, që në atë kohë dominonte detet dhe tregtinë falë kontrollit të saj të rrugës përmes Kepit të Shpresës së Mirë, që rrethon Afrikën për të lidhur Evropën dhe Azinë.

Napoleoni hoqi dorë nga ndërtimi i kanalit, pasi ekspertët që kishte rreth vetes i thanë që niveli i Detit të Kuq ishte rreth 9 metra më i lartë se ai i Detit Mesdhe, ndaj për të ndërtuar një kanal të lundrueshëm do të ishte e nevojshme të krijohej një sistem kompleks shumë i kushtueshëm.

Por shkencëtarët e Napoleonit gabuan. Në fakt ndryshimi në lartësi midis niveleve të dy deteve është i papërfillshëm. Por duhej të kalonin 50 vjet para se studimet e reja ta kuptonin këtë gjë, dhe vetëm atëherë diplomati francez Ferdinand de Leseps mori nga Muhamed Said Pasha, sundimtari i Egjiptit dhe Sudanit, koncesionin për të filluar ndërtimin e kanalit në vitin 1854.

Ndërtimi filloi në vitin 1859 dhe zgjati 10 vjet, ai u zhvillua në kushte të tmerrshme:mijëra punëtorë vdiqën, kryesisht egjiptianë të detyruar të bënin punë të detyruar, për shkak të epidemive të kolerës dhe sëmundjeve të tjera. Përurimi i tij më 17 nëntor 1869, ishte një ngjarje e madhe ku morën pjesë ajka e aristokracisë evropiane, përfshirë perandorin austriak Franz Jozefin.

Britania, që në fillim ishte kundër ndërtimit të kanalit, pasi mendonte se ai rrezikonte rrugët e saj tradicionale tregtare, mori kontrollin e plotë të tij në fund të viteve 1800, kur e pushtoi Egjiptin dhe bleu 44 për qind të aksioneve të Kompanisë së Suezit. Në vitin 1888, Konventa e Konstandinopojës e shpalli kanalin një territor neutral nën mbrojtjen britanike.

Në fillim koha e nevojshme për ta kapërcyer të gjithë kanalin ishte rreth 40 orë. Më pas ajo u reduktua në 13 orë,në fund të viteve 1930. Vetëm në vitin 1947 u prezantua një sistem kalimi me karvane. Çdo ditë organizoheshin 3udhëtime të grupeve me anijeve,që të gjitha me radhë, 2drejt jugut dhe 1 drejt veriut.

Ky sistem mbeti në fuqi deri në zgjerimin e kanalit në vitin 2015. Në vitin e parë Kanali u kalua nga vetëm486 anije, për të arritur kulmin me 20.000 kalime në ditë në vitet 1960.

Kostoja për kalimin e një anije të vetme ndryshon, nga 100.000 në 500.000 dollarë. Vlerësohet se të ardhurat vjetore të qeverisë egjiptiane falë Kanalit arrijnë në afro 5 miliardë dollarë. Pavarësisht nga kostoja e madhe e tranzitit, kjo shumë është zakonisht e përshtatshme për kompanitë e transportit, pasi zvogëlon shumë ditët e udhëtimit dhe konsumin e karburantit.

Burimi i lajmit: https://www.ilpost.it/2021/03/25/canale-suez-storia/

Përshtatur nga TIRANA TODAY

Tags: Anijebllokimkanali i suezit

TË LIDHURA

Zelensky akuzon Rusinë: Përpiqet t’ia ndërpresë Ukrainës aksesin në Detin e Zi
Bota

Zelensky akuzon Rusinë: Përpiqet t’ia ndërpresë Ukrainës aksesin në Detin e Zi

14:46 | 20/12/2025
Zyrtarët amerikanë dhe rusë do të takohen në Florida për bisedime të mëtejshme për Ukrainën
Bota

Zyrtarët amerikanë dhe rusë do të takohen në Florida për bisedime të mëtejshme për Ukrainën

08:26 | 20/12/2025
Stamboll: Operacion antidrogë, arrestohet aktorja e njohur turke dhe 7 të tjerë
Bota

Stamboll: Operacion antidrogë, arrestohet aktorja e njohur turke dhe 7 të tjerë

21:11 | 19/12/2025
Next Post
Ngjela: Me lista të hapura, Sokol Olldashi e rrëzon sërish Bashën nga PD

A do jetë i aftë Rama për të dalë nga gravitacioni i rrezikshëm Paris-Beograd?

“Sa bëjnë 7×7”/ Basha batuta me 8-vjeçarin: 42…bëj shaka, janë 49 (Video)

“Sa bëjnë 7x7”/ Basha batuta me 8-vjeçarin: 42…bëj shaka, janë 49 (Video)

Zbardhen përgjimet telefonike pas vrasjes makabre të çiftit Pasho (Detajet)

Vrasja e çiftit Pasho/ Në dorezën e valixhes, gjendet AND-ja e një të panjohuri







JU REKOMANDOJMË

Studentja përplaset nga kamioni në vijat e bardha, merret zvarrë disa metra

Studentja përplaset nga kamioni në vijat e bardha, merret zvarrë disa metra

18:09 | 16/12/2025
Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

18:50 | 18/12/2025
Aeroport: E moshuara vdes para fluturimit, familjarët përpiqen ta “maskojnë” si të gjallë

Aeroport: E moshuara vdes para fluturimit, familjarët përpiqen ta “maskojnë” si të gjallë

20:04 | 19/12/2025
Putin kërcënon: Nëse Kaliningradi bllokohet, do të ketë përshkallëzim të paparë ndonjëherë!

Putin kërcënon: Nëse Kaliningradi bllokohet, do të ketë përshkallëzim të paparë ndonjëherë!

20:40 | 19/12/2025




TË FUNDIT

Do të ishte pjesë e BBVIP 5, por u nda nga jeta/ Ledion Liço homazh Shpat Kasapit: Lamtumirë artist!
Showbizz

Do të ishte pjesë e BBVIP 5, por u nda nga jeta/ Ledion Liço homazh Shpat Kasapit: Lamtumirë artist!

by mirseda
00:22 | 21/12/2025
0

“Do të doja që sot të isha duke prezantuar klipin e tij hyrës. Do të prezantoja dhe...

“Nuk i them Ilir, por Vrenozi”/ Kryemadhi me batuta: E kam më kollaj

“Nuk i them Ilir, por Vrenozi”/ Kryemadhi me batuta: E kam më kollaj

23:59 | 20/12/2025
42-vjeçari në Lezhë u gjet i pajetë në dyqanin e tij, e ëma i jep fund jetës pasi merr lajmin

42-vjeçari në Lezhë u gjet i pajetë në dyqanin e tij, e ëma i jep fund jetës pasi merr lajmin

22:38 | 20/12/2025
U rrëzua tek blloqet e betonit, lëndohet rëndë në kokë 35-vjeçarja në Vlorë

U rrëzua tek blloqet e betonit, lëndohet rëndë në kokë 35-vjeçarja në Vlorë

21:32 | 20/12/2025
Aksident i rëndë në Bradashesh, katër persona mbeten të plagosur

Aksident i rëndë në Bradashesh, katër persona mbeten të plagosur

21:02 | 20/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com