Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Historia e marrëzive të së majtës

8 vjet ago
in Të Gjitha
Historia e marrëzive të së majtës

Në fillimin e shekullit XXI-të, askush nuk e ndjeu nevojën të shfletojë studimet mbi periudhën e “tretë” të komunizimit, për të kuptuar politikën britanike dhe atë amerikane. Nga viti i shkuar, unë do të thoja se kjo është bërë diçka e domosdoshme.

Duhet pranuar, se njohësit e krimeve të lëvizjeve komuniste, kanë menduar gjithmonë se 1928-a ishte një vit pozitiv. Bashkimi Sovjetik kishte vendosur që periudha e parë pas revolucionit të lavdishëm rus të 1917-ës, të pasohej nga një periudhë e dytë, kur Perëndimi ishte duke u përpëlitur. Por tanimë shokë, në vitin historik 1928, Stalini kishte vendosur se po hyhej në një “periudhë e tretë”, kur kapitalizmi do të vdiste në krizë e tij përfundimtare.

Shembja e Ëall Street-it qe vetëm disa muaj larg, dhe kjo nuk ishte aq i çuditshme sa dukej. Strategjia për përshpejtimin e rrënimit të tij ishte megjithatë vetëvrasëse. Nuk qe i mundur asnjë lloj kompromisi, me të gjithë ata që qëndronte në rrugën e historisë. Reformistët ishin oportunistë dhe tradhtarë. Socialdemokratët ishin socialfashistë; po aq të këqinj sa edhe bandat naziste, të cilat patrullonin tashmë rrugëve të Berlinit. Apo ndoshta edhe më keq.

Por të paktën fashistët, qenë të sinqertë në rrugën e tyre. Parlamentarët dhe kompromisaxhinjtë qenë gjarpërinj të “korruptuar nga borgjezia” për të mashtruar masat, dhe pas asnjë autoritet, sikurse ishte shprehur Lenini. Kur armiku i Stalinit, Leon Trocki, që vështirë se mund të cilësohej një i moderuar, paralajmëroi se nxitja e krahut të majtë për të luftuar degët e tjera majtas, ishte një mënyrë e sigurte për të lejuar fashizmin të “endej mbi kokat dhe shpinat tona si një tank i frikshëm”, Ernest Telman, lideri i Partisë Komuniste gjermane, e denoncoi atë si “një propagandë kriminale kundër-revolucionare”.

Bashkimi Sovjetik e pranoi se “periudha e tretë” e komunizmit kishte dështuar në vitin 1934, për arsye që të gjithë ata që e dinë se kush r mori pushtetin në Gjermani në vitin 1933 mund t’i identifikojë. Zevendësoni “Blair-izmin” apo “neo-liberalzimin” për “social fashizmin apo kriminelin kundër-revolucionar, dhe një pjesë e madhe e të majtës anglo-saksone të vitit 2016, është rrikthyer në vitin 1928.

Konvervatorët e kuq dhe liberalët e parisë, janë po aq të keq në mos më të këqij se sa konsevatorët realë apo republikanë, thonë ata. City i Londër apo Ëall Street në Nju Jork i ka korruptuar ata. Në këtë moment të krizës ekonomike dhe politike, ata janë të ligjtë e vërtetë, që qëndrojnë në rrugën e fitores së popullit.

Unë mund të shoh se si ata morën këtë rrugë, siç kam qenë edhe vetë atje. Unë mund të shkruaj një libër mbi atë se çfarë nuk shkon me Hilari Klintonin, dhe në fakt kam shkruar disa libra mbi çfarë ishte e gabuar me Toni Blerin. Shpresoj që ajo që kam thënë të kete qenë e vërtetë.

Por s’mund ta mohoj se ajo i la lexuesit e mi me një ndjenjë të pajustifikuar të superioriteti. Ata mund të thonë se ata e kishin parë më herët  këtë prirje. Ndryshe nga turma e manipuluar nga paria në dhomat e fshehta të votimit, ata qenë mjaftueshëm të sofistikuar për të ditur se nuk kishte dallime mes partive kryesore.

Le të pranojmë se nëse ju doni të ndryshoni konsensusin, duhet të ndryshoni më parë partinë tuaj. Le të pranojmë se në shumicën e çështjeve, dallimet ndërmjet partive më të mëdha mund të jenë të vogla. Në kohëra normale, të majtës apo të djathtet që shpresojnë tek ndryshimi, mund të jetojnë me kundërshtarët e tyre në pushtet për një apo dy mandate, ndërsa ata vetë përqendrohen tek lëvizja në partinë e tyre.

Ashtu si komunistët e vitit 1928, ata pastaj e shohim të mirën tek budallenjtë më të mëdhenj të histories, dhe të keqen tek armiqtë e tyre të supozuara në gjirin e partisësë tyre. Them supozuar sepse në Konventën Demokratike vitin e shkuar, nuk ishte e qartë nëse Donald Trump ishte armiku i të majtës. Berni Sanders u tha mbështetësve të tij se duhej të votonin për Hilari Klintonin, për arsyen bindëse se emri i tij nuk do të ishte në fletën e votimit.

Sanders kishte çdo të drejtë të ankohej në lidhje me parinë e partisë së tij, por e vërteta mbeti:në qoftë se pasuesit e tij nuk votonin për Klintonin, ata do të shkonin tek Donald Tramp. “Një arrogant, një demagog, një rrezik për të ardhmen e vendit tonë’ duhej të mundej. “Kjo është bota e vërtetë në të cilën jetojmë”.

Mjerisht, bota e tij reale nuk ishte bota në të cilën jetonin mbështetësit e tij. Ata e besuan Sandersin, kur u tha se Klinton qe një kukull e Ëall Street-it dhe nuk do të ndaleshin duke e bësuar vetëm pse rreziku i një personi të paqëndrueshëm mendërisht dhe instinktivisht autoritar si Donald Trump, të hynte në Shtëpia e bardhë, e detyroi Sandersin të kthellohet.

Emri i Klintonit prodhoi kundërshti. Ai i Tramp solli tkurje. Nuk mbeti asnjë ndryshim mes të dyve, dhe s’kishte rëndësi se kush fitonte. Paralelet me Britaninë janë aq të dukshme, sa që unë ndihem sikur jam duke fyer inteligjencën tuaj duke i ngritur ato. Mjafton të kujtoj valën e fanatizmit që po e shqyen Partinë Laburiste, apo edhe nisjen e fushatës së Korbin në Salford për marrjen e drejtimit të partisë.

Korbin është lëvizja e Ponc Pilatit në Partinë Laburiste. Mbështetësit e tij mund të angazhohen në sulme seksiste, homofobike dhe raciste ndaj deputetëve laburistë.

Ai i lan duart para turmës, dhe u thotë se është i pafajshëm. Unë nuk mund ta imagjinoj Xheremi Korbin të imitojë Berni Sanders, dhe të gjejë integritetin për të debatuar me fansat e tij më të zjarrtë. Nëse gjykatat thonë se ai nuk mund të qëndrojë si udhëheqës i laburistëve, ai nuk do

t’u thotë atyre që të tubohen rreth pasardhësit të tij. Nëse Partia Laburiste bëhet një force politike e cunguar nën udhëheqjen e tij, ai nuk do të pranojë kurrë nevojën për të ndryshuar. Në fund të ditës, Sanders e kuptoi se parandalimi që Tramp të bëhej njeriu më i fuqishëm në botë, kishte në analizë të fundit rëndësi.

Mbështetësit e tij në sallën e konventës nuk u pajtuan më të. Ashtu si Korbin dhe aktivistët e tij në Britani, edhe stalinistët e 1928-ës, besonin se armiqtë e tyre të vërtetë ndodhehin në partinë e tyre. Ndonjëherë ju mund të shkoni larg me një mendësi të tillë. Nganjeherë jo. Ernest Telman u bë bashkë me Stalinin në denoncimin e socialdemokratëve si “socialfashistë”, deri kur fashistët e vërtetë u ngjitën në pushtet në Gjermani. Ata ia mësuan atij dallimin, duke mbajtur në burg për 11 vjet, deri kur e nxorën para togës së pushkatimit në vitin 1944.

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce 

Tags: e marrëzivehistoriamajtësneoliberalizmiNick Cohen .“Spectator”Trump

TË LIDHURA

“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…
Politikë

“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…

13:59 | 26/11/2025
Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve
Kryesore

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve

13:36 | 30/10/2025
Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,
Bota

Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,

12:22 | 29/10/2025
Next Post
Akuzat e PD-së për vëllanë e Xhafajt, përgjigjet ministri nga Kuvendi

Akuzat e PD-së për vëllanë e Xhafajt, përgjigjet ministri nga Kuvendi

UEFA, gati hetimin ndaj PSG-së. Klubi: Jemi të qetë

UEFA, gati hetimin ndaj PSG-së. Klubi: Jemi të qetë

Përçahen tifozët e Tiranës/ Fanatiksat kthehen në stadium, të tjerët bojkotojnë

Përçahen tifozët e Tiranës/ Fanatiksat kthehen në stadium, të tjerët bojkotojnë







JU REKOMANDOJMË

Rama bën ndryshimet në kabinet, ja emrat e rinj të zv/ministrave të emëruar

Rama bën ndryshimet në kabinet, ja emrat e rinj të zv/ministrave të emëruar

18:46 | 26/11/2025
“Të fala Ristanit”, deputeti i PS-së 1 orë në SPAK, pas daljes ‘kyç’ gojën për gazetarët

“Të fala Ristanit”, deputeti i PS-së 1 orë në SPAK, pas daljes ‘kyç’ gojën për gazetarët

11:39 | 25/11/2025
Aksident me vdekje në Krujë, humb jetën 32-vjeçari që drejtonte mjetin

Të shtëna me armë zjarri në Fier, detajet e para

22:23 | 21/11/2025
Tragjike! E mori rrjedha e përroit, humb jetën 40-vjeçari në Elbasan

Tragjike! E mori rrjedha e përroit, humb jetën 40-vjeçari në Elbasan

08:29 | 27/11/2025




TË FUNDIT

Lufta në Ukrainë, Zelensky: Javën e ardhshme takim i nivelit të lartë për t’i dhënë fund luftës
Bota

Lufta në Ukrainë, Zelensky: Javën e ardhshme takim i nivelit të lartë për t’i dhënë fund luftës

by mirseda
22:52 | 27/11/2025
0

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky tha sot se mund të zhvillohet një takim i nivelit të lartë, javën...

Gjykata e Lartë lë Metën në burg; avokati: Do ta çojmë çështjen në Strasburg

Gjykata e Lartë lë Metën në burg; avokati: Do ta çojmë çështjen në Strasburg

22:21 | 27/11/2025
Pas përplasjes me Neada Muçajn, Enxhi Nasufi reagon: “S’ka njeri që më ndalon!”

Pas përplasjes me Neada Muçajn, Enxhi Nasufi reagon: “S’ka njeri që më ndalon!”

22:17 | 27/11/2025
Alarm për Preshevën: Shoqatat akuzojnë për gjenocid, apel Tiranës dhe Prishtinës

Alarm për Preshevën: Shoqatat akuzojnë për gjenocid, apel Tiranës dhe Prishtinës

21:18 | 27/11/2025
Poloni-Shqipëri do të luhet në Varshavë

Poloni-Shqipëri do të luhet në Varshavë

20:58 | 27/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com