Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Sport

Historia e djaloshit të padëshiruar që u kthye në mister 100 milionësh

8 vjet ago
in Sport, Të Gjitha
Historia e djaloshit të padëshiruar që u kthye në mister 100 milionësh

Ta kishin ditur se do të arrinte në nivele të tilla padyshim që nuk do ta kishin lënë tu ikte nga duart. Lyon i dashur, St.Etienne, Auxerre, Sochaux dhe Metz. Të gjithë e kishin pasur në provë Antonie Griezmann dhe të gjithë e kthyen në shtëpi: “Shumë i brishtë”. Montpellier besoi pak më shumë, por vetëm pak: sa për ta marrë në një turne ndërkombëtar në Paris, luajtur në qendrën sportive të PSG, në “Camp des Loges”, atje ku “ia vodhi” Real Sociedad.Ia vodhi është një term disi i ekzagjeruar. Skuadra spanjolle, për të marrë Antonie u përball vetëm me burokracinë franceze, që nuk lejon një fëmijë të emigrojë pa praninë e prindërve. Zgjidhja erdhi nga Eric Olhats, ai që e pa në “Camp des Loges” dhe u dashura me aftësitë e tij.

Jetonte në Bayonne dhe kisha në klub një djalë që bënte çdo ditë rrugën nga qyteti francez në kufi me Spanjën deri në San Sebastian. Atij iu bashkua edhe Antonie. Në mëngjes në shkollë dhe pasdite, pas një ore rrugë me makinë, shkonte në Zubieta për t’u stërvitur. Ishte viti 2005 dhe Grizmann ishte 14 vjeç.

Më në fund po realizohej ëndrra e të gjithë familjes, që ishte “e sëmurë” pas futbollit. Gjyshi nga mamaja, Amaro Lopes, portugez, kishte luajtur me Paços de Ferreira, përpara se të emigronte në fshatin francez Macon, 70 kilometra larg Lionit, ku punonte si murator. Atje lindi e ëma e Antonie që u martua me një tjetër futbollist, i cili më pas u bë drejtor i Union Foot.

Maconnaise ishte skuadra ku nisi të luajë “princi i vogël”. Babë e bir ishin tifozë të çmendur pas OL dhe kush e di se çfarë kanë menduar drejtuesit e Lyon kur e panë të mërkurën në mbrëmje duke shkatërruar Marseille, në finalen e Europa League.Një rast “miopie” të përgjithshme, shumë i veçantë, pak a shumë si jeta dhe veprat e familjes Griezmann. Rruga drejt suksesit ka qenë e gjitha me grope, të mbushura me ujë. Te Sociedad luante pak. Talenti ekzistonte, por fiziku nuk ia lejonte. Kjo deri në pranverën e vitit 2009, kur në një turne ndërkombëtar U-19, Antonie shpërtheu dhe u shpall golashënuesi më i mirë. Finalja ishte pikërisht kundër Atletico Madrid, shkruan telesport.

Në atë verë, si pasojë e fatit që ktheu dhe një serie dëmtimesh, fitoi një vend te skuadra e parë, pavarësisht se shumë të tjerë niseshin të favorizuar nga ai. Trajneri ishte Martin Lasarte, uruguaiani që te Nacional i kishte dhënë mundësinë e debutimit dikujt të quajtur Luis Suarez.Griezmann ecën mirë, por në vjeshtë një skandal seksual përfshin njeriun që e zbuloi, Eric Olhats, babai shpirtëror, vëllai dhe frymëzuesi i Antonie. Një prind e denoncoi për mesazhet që i kishte nisur djalit të tij 13 vjeç dhe një gjykatë e dënoi me 3 muaj heqje lirie dhe e ndaloi për 10 vjet që të merrej me sportistët nën 18 vjeç. Griezmann u largua nga Olhats, i cili gjithsesi u shpall i pafajshëm në apel, 11 muaj më pas.Eric dhe Antoine bashkohen sërish dhe nuk do të ndahem më deri në verën e kaluar. Kaluan së bashku edhe krizën me kombëtaren pasi në tetor 2021, Griezmann u arratis bashkë me Niang, Mvila dhe Ben Yedder nga pika e grumbullimit të Francës U-21. 400 kilometra në taksi për një natë të shfrenuar për tre lojtarët  e ri, tre ditë para ndeshjes me Norvegjinë, sfidë vendimtare që blutë e humbën dhe mbetën jashtë Euro U-21. Griezmann u skualifikua për 13 muaj nga Federata Franceze e Futbollit. Në mars 2014 dënimi u fal dhe Deschamps e grumbulloi në kombëtaren “A”.Nga ndarja me menaxherin Olhats, familja e tij kujdeset për Grizmann. Babai i tij ka nisur kontaktet për transferimin te Barcelona, ndërsa e motra Maud, merret me marrëdhënien me publikun. Edhe ajo ka një histori për të treguar, duke qenë se i shpëtoi mrekullisht atentatit terrorist në teatrin Bataclan në Paris, në nëntor 2015.

Griezmann donte të shkonte me çdo kushte te Atletico Madrid dhe në vitin 2014 nuk u nda mirë me klubin e Real Sociedad. Vitin e kaluar e kërkoi me ngulm Manchester United, por ai bëri një pakt me Atletico. Duke qenë se spanjollët ishin dënuar nga FIFA dhe nuk mund të bënin merkato, atëherë ai vendosi të qëndrojë duke marrë premtimin se do të shitej në verën 2018.Tani Barcelona duket se do të jetë klubi që më 1 korrik do të paguajë klauzolën për blerjen e tij: 100 milionë euro. “Nuk është koha për të folur për të ardhmen,” – tha Griezmann pasi ngriti trofeun e Europa League, por fëmija që nuk e donte askush e ka kuptuar që tani vlen sa një thesar.

Tags: 100 milionëshdjaloshithistoriakthyemisterpadëshiruar

TË LIDHURA

Irani zyrtarizoi tërheqjen, dy kombëtare presin futjen në Botëror
Sport

Irani zyrtarizoi tërheqjen, dy kombëtare presin futjen në Botëror

20:31 | 11/03/2026
Pas tragjedisë me 41 viktima, sekuestrohen pasuritë milionëshe të çiftit Moretti
Sport

Pas tragjedisë me 41 viktima, sekuestrohen pasuritë milionëshe të çiftit Moretti

18:59 | 11/03/2026
Zyrtare, Irani tërhiqet nga Kupa e Botës
Bota

Zyrtare, Irani tërhiqet nga Kupa e Botës

14:18 | 11/03/2026
Next Post
Kombinoni vaj ulliri dhe dafinë. Arsyeja do ju suprizojë!

Kombinoni vaj ulliri dhe dafinë. Arsyeja do ju suprizojë!

Kjo bimë rigjeneron qelizat tuaja nga koka te këmbët

Kjo bimë rigjeneron qelizat tuaja nga koka te këmbët

Meta takohet me zëvendëskryeministrin e Maqedonisë, zbulohen çështjet që u diskutuan

Meta takohet me zëvendëskryeministrin e Maqedonisë, zbulohen çështjet që u diskutuan







JU REKOMANDOJMË

Donald Trump nuk ndalet: Pas Iranit, radhën e ka…

Donald Trump nuk ndalet: Pas Iranit, radhën e ka…

11:27 | 06/03/2026
Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026




TË FUNDIT

Aksident i rëndë në aksin Korçë-Maliq, një person në gjendje të rëndë
Aktualitet

Përfshihet nga flakët banesa te “Ali Demi”, humb jetën i moshuari që ndodhej brenda

by mirseda
22:25 | 12/03/2026
0

Një zjarr ka rënë në një banesë në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Ali Demi”, ku...

Sherri në zyrat e Onima: Gjesti u bë “kurban” i një kontrate të nënshkruar para fame!

Sherri në zyrat e Onima: Gjesti u bë “kurban” i një kontrate të nënshkruar para fame!

22:23 | 12/03/2026
Zjarr në Tiranë, përfshihet nga flakët pallati te “Ali Demi”

Zjarr në Tiranë, përfshihet nga flakët pallati te “Ali Demi”

22:19 | 12/03/2026
Sulm me dron në Kuvajt, dy persona të plagosur pas goditjes së një ndërtese

Sulm me dron në Kuvajt, dy persona të plagosur pas goditjes së një ndërtese

21:39 | 12/03/2026
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së në Ankara, thirrje për t’i dhënë fund luftës në Iran

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së në Ankara, thirrje për t’i dhënë fund luftës në Iran

21:38 | 12/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com