Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

“Historia e brigadës së 22 nuk njeh asnjë përpjekje me Prek Calin dhe njerëzit e tij”

8 vjet ago
in Të Gjitha
“Historia e brigadës së 22 nuk njeh asnjë përpjekje me Prek Calin dhe njerëzit e tij”

Ish-drejtori i Arkivit në Ministrinë e Brendshme, historiani Kastriot Dervishi ka publikuar në rrjetin social “Facebook” të dhëna mbi diskutimin e javës rreth figurës së Prek Calit. Dervishi thotë se historia e brigadës së 22 nuk njeh asnjë përpjekje me Prek Calin dhe njerëzit e tij.
Ditën e djeshme i ftuari më i moshuar i emisionit “Opinion”, në kuadër të justifikimeve të veprimeve luftarake komuniste kundër Prek Calit (as emrin nuk ia tha njëherë të saktë, por gjithnjë “Preng” e shqiptoi), deklaroi se shkak për goditjen ishin bërë veprimet e mëparshme të Calit kundër brigadës së 22-të. Ky deklarim është i gënjeshtërt.

Historia Prek Cali
Kjo brigadë nuk kaluar fare pranë vendeve ku qëndronte Prek Cali. Rrugëtimi i brigadës nga Peza, Mirdita, Shkodra, Tuzi, Bosnja, Kosova dhe Maqedonia, në harkun kohor shtator 1944 deri dhjetor 1945, i përshkruar në historikun e parë të saj në vitin 1945, nuk dëshmon për ndonjë përpjekje e aq më tepër për të vrarë në radhët e saj, në beteja me njerëzit e Prek Calit. Brigada e 22 u formua më 18.9.1944 në Pezë. Në emër të shtabit të përgjithshëm të ushtrisë Kristo Themelko bëri thirrje të kujtohej vazhdimisht gjaku për të pasur një Shqipëri “pa tradhtarë e reaksionarë”, për të cilët sipas tij nuk duhej të kihej asnjë pikë mëshire. Pas tij foli delegati i Këshillit Nacionalçlirimtar Myslim Peza i cili nuk harroi të shtonte suksesin “kundra reaksionarëve tradhtarë ballistë, legalistë e të çdo tipi”.
Detyra e parë e brigadës menjëherë pas inagurimit, ishte zhdukja e “çerdheve reaksionare të tradhtarëve” Murat Gora, Sul Afizi, Mustafa Deliallisi, Musa Picari, etj.
Më 3.12.1945 brigada filloi marshimin e kthimit për në Shqipëri duke mbërritur së pari në Strugë. Një gjeneral jugosllav u shpërndau dekoratat e dhëna nga Jugosllavia. Udhëtimi vijoi nga Qafën e Thanës dhe më 7.12.1945 brigada u vendos në kazermat e Krastës në Elbasan.
Nga historiku prej 16 faqesh i kësaj brigade kam përzgjedhur disa pjesë (të korrektuara):
-Më datën 30.11.1944 brigada jonë mori urdhrin për t’u nisur në drejtim të Tuzit për të ndjekur forcat gjermane në ikje. Ky lajm u prit me gaz nga partizanët. Ata e kuptojnë se lufta për ata nuk kishte mbaruar. Ata donin të luftonin së bashku me ushtrinë e Titos, se me këtë rast i jepej një grusht i rëndë shovinizmit jugosllav e shqiptar dhe kështu forcohet vëllazërimi i të dy palëve.
-Qëndrimi tonë në ato vise, e forcoi vëllazërimin midis shqiptarëve dhe jugosllavëve. Konferencat dhe shfaqjet teatrale që bëheshin prej reparteve të ndryshme në katunde, kanë qenë të vazhdueshme dhe me sukses.
-(Në Kosovë) u dallua vetëmohimi i partizanëve dhe mëria që kishin kundër reaksionarëve sa që t’i shqyenin me dhëmbë.
-Kështu mbyllet etapa historike plot vuajtje e sakrifica dhe si rrjedhim fitoret e shkëlqyera të korrura kundra armikut të njerëzimit dhe këlyshëve të tij, tradhtarëve të vendit. Një epope e re ku luftëtarët e kësaj brigade kanë treguar heroizma të pashembullta. Gjaku i dëshmorëve tanë ka qenë një kontribut i madh për hedhjen e themeleve të pushtetit tonë popullor si dhe jashtë kufijve për çelikosjen e vëllazërimit të popullit shqiptar me atë jugosllav.
Bashkëlidhur pjesë nga historiku i brigadës (shkruar në vitin 1945), një fletë nga bilanci i humbjeve (asnjë i vrarë kur kanë kaluar Shkodrën) dhe një partizan i këtij formacioni.

Tags: asnjëe brigadës re 22e tijhistorianjerëzitnuk njehperpjekjePrek Calin

TË LIDHURA

Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit
Të Gjitha

Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit

11:13 | 27/01/2026
Berisha nxjerr videon nga protesta e opozitës: Drita e Uraganit që ngrohu zemrat e shqiptarëve
Aktualitet

Berisha nxjerr videon nga protesta e opozitës: Drita e Uraganit që ngrohu zemrat e shqiptarëve

10:06 | 26/01/2026
SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë
Të Gjitha

SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë

19:50 | 07/01/2026
Next Post
Ankthi obsesiv-kompulsiv, shkaqet dhe trajtimi

Ankthi obsesiv-kompulsiv, shkaqet dhe trajtimi

Merkel: Nuk duam në Gjermani konflikte nga Turqia

Merkel: Nuk duam në Gjermani konflikte nga Turqia

Thaçi: Integrimi i Kosovës varet nga marrëveshjet me Serbinë

Thaçi: Integrimi i Kosovës varet nga marrëveshjet me Serbinë







JU REKOMANDOJMË

No Content Available




TË FUNDIT

BE: Me arrestimin e shtetasve të Kosovës, Serbia po shkel marrëveshjen e vitit 2015
Kryesore

BE: Me arrestimin e shtetasve të Kosovës, Serbia po shkel marrëveshjen e vitit 2015

by mirseda
18:00 | 09/02/2026
0

Bashkimi Evropian tha se arrestimi i fundit nga Serbia i një veterani të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës...

VENDIMI/ GJKKO dërgon në gjyq Erion Veliaj dhe të tjerë, pas kërkesës së SPAK

VENDIMI/ GJKKO dërgon në gjyq Erion Veliaj dhe të tjerë, pas kërkesës së SPAK

17:58 | 09/02/2026
Gjyqi në Hagë, Presidentja Osmani: Pavarësia e Kosovës rezultat i sakrificës së popullit dhe UÇK-së

Gjyqi në Hagë, Presidentja Osmani: Pavarësia e Kosovës rezultat i sakrificës së popullit dhe UÇK-së

17:19 | 09/02/2026
PD vlerëson qëndrimin e KE-së për imunitetin e Ballukut, Boçi: Qëndrimi i Ramës dëmton integrimin

PD vlerëson qëndrimin e KE-së për imunitetin e Ballukut, Boçi: Qëndrimi i Ramës dëmton integrimin

17:18 | 09/02/2026
Alarm në SHBA, fruthi ‘shpërthen’ në disa shtete/ Mjekët: Njerëzit nuk po vaksinohen më

Alarm në SHBA, fruthi ‘shpërthen’ në disa shtete/ Mjekët: Njerëzit nuk po vaksinohen më

16:51 | 09/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com