Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria

Histori suksesi nga Grupi “Balfin”, 5705 punonjës dhe 49.6 milionë euro paga e sigurime shoqërore

6 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Histori suksesi nga Grupi “Balfin”, 5705 punonjës dhe 49.6 milionë euro paga e sigurime shoqërore

Investimet dhe punësimi janë dy hallka të të njëjtit zinxhir, por ato marrin më tepër vlerë, kur kryhen brenda një konglomerati biznesesh, ku mundësia për t’u zhvilluar profesionalisht dhe për të bërë karrierë, janë një shans i prekshëm dhe real që i jepet kujtdo, bazuar te meritokracia.

Falë investimeve të reja që ka bërë vetëm gjatë vitit të fundit, Grupi Balfin numëron sot 5.705 punonjës në shtetet ku operon.

Nga këta punonjës, 3.769 janë të punësuar në kompanitë që operojnë në Shqipëri, dhe 1.936 janë të punësuar në shtetet e tjera ku operon Balfin.

Për këta punonjës Grupi Balfin kontribuon me një fond pagash dhe sigurimesh shoqërore në vlerën e rreth 49.6 milionë eurove.

Nga ky fond, rreth 33.3 milionë euro është fondi që alokohet vetëm për Shqipërinë, ndërkohë që rreth 16.2 milionë euro është pjesa e fondit për punonjësit e kompanive në shtetet e tjera.

“Ne ndihmojmë njerëzit e tjerë të bëjnë biznes dhe të rrisin mirëqenien e tyre dhe të vendit ku jetojnë. Kur ne hapim biznese të reja në një shtet, kjo krijon punësime dhe në këtë mënyrë ndikon në jetët e njerëzve. Por ajo për të cilën jam më tepër krenar është krijimi i një stili jetese ndryshe për shqiptarët. Duke sjellë për herë të parë risi si qendrat tregtare, pajisjet elektroshtëpiake dhe të tjera, u mundësua një tjetër stil jetesë në Shqipëri, i ngjashëm me atë që është i mundur në vendet perëndimore”.

Kështu do të shprehej Presidenti i Grupit Balfin, z. Samir Mane, disa kohë më parë për të përditshmen prestigjoze gjermane Die Welt.

Sot, Grupi që ai udhëheq është më i madhi dhe më inovatori për sa i takon i investimeve në Shqipëri dhe një ndër më të mëdhenjtë në rajon, i njohur për investimet në qendrat tregtare TEG, QTU, SEG, zhvillimet e zonave rezidenciale dhe tregtare, në turizëm me projekte si Green Coast Resort dhe Vala Mar Residences, në industrinë minerare me AlbChrome dhe Newco Ferronikeli, në atë bankare me Tirana Bank, si dhe në aktivitetet e shitjeve me pakicë me rrjetin e dyqaneve Neptun, SPAR, Jumbo etj.

Grupi Balfin është në një proces të vazhdueshëm rritjeje, në aspektin e veprimeve dhe atë gjeografik. Së fundmi, Grupi është aktiv në Shqipëri, Austri, Maqedoni, Mali i Zi, Kosovë, Bosnje Hercegovinë dhe Holandë dhe ka plane për zgjerimin e tij të mëtejshëm, në vendet e rajonit por dhe më gjerë.

Në një dalje të fundit televizive Presidenti Mane e theksoi qartë vizionin e tij për të patur një prani dhe ndikim gjithnjë e në rritje të Grupit si një aktor i rëndësishëm rajonal në sferën e biznesit.

Me veprimtaritë dhe investimet e tij të reja, Balfin jo vetëm që fuqizon Grupin e tij, por ka edhe një ndikim të madh në një rajon si ai i Ballkanit, ku fenomeni i papunësisë vazhdon të mbetet një plagë sociale.

Në fakt, sipas Bankës Botërore, në vitin 2018 përqindja e papunësisë varionte nga 12 përqind në Shqipëri dhe Serbi, deri në 29 përqind në Kosovë.

Pavarësisht se punësimi mes të rinjve është përmirësuar dhe rajoni si i tërë ka njohur një ulje substanciale në periudhën afatgjatë të papunësisë, nga 1.5 milionë të papunët e vitit 2011, te 776.000 që ishin në tremestrin e dytë të 2018-s, ai vazhdon të mbetet një problem shoqëror.

Grupi Balfin ka patur një ndikim në uljen e kësaj papunësie në shtete si Shqipëria, Kosova, Bosnje-Hercegovina, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, me 5705 punonjësit e tij, që janë plot 2 mijë punonjës më shumë, krahasuar me vetëm pak kohë më parë.

Këto shifra dhe vlera transparente monetare, marrin një rëndësi edhe më të madhe, në një kohë, kur fenomeni i informalitetit, puna në të zezë, dhe mos-deklarimi i rregullt i punonjësve, janë një dëm që i bëhet ekonomisë dhe buxhetit të shtetit në tërësi, ndaj investitorë serioze si Grupi  Balfin, janë të përkushtuar që të demonstrojnë transparencën e plotë dhe të vijojnë të kontribuojnë si në luftimin e papunësisë, ashtu edhe në rritjen e mirëqenies për punonjësit.

 

Tags: “Balfin’histori suksesipunonjës

TË LIDHURA

Aksident i rëndë në vend/ Automjeti humb kontrollin dhe përplaset
Aktualitet

Aksident i rëndë në vend/ Automjeti humb kontrollin dhe përplaset

22:24 | 23/06/2025
Erion Veliaj paguan kompani britanike për imazhin, zbulohen shifrat e majme
Aktualitet

Erion Veliaj paguan kompani britanike për imazhin, zbulohen shifrat e majme

21:36 | 23/06/2025
Rekord zjarresh në zonat rurale të Lushnjës, ekspertët: Vihet qëllimisht për mbetjet bimore
Aktualitet

Rekord zjarresh në zonat rurale të Lushnjës, ekspertët: Vihet qëllimisht për mbetjet bimore

20:46 | 23/06/2025
Next Post
Shqipëri-Islandë/ FSHF josh tifozët me oferta, ja sa bileta janë shitur

Shqipëri-Islandë/ FSHF josh tifozët me oferta, ja sa bileta janë shitur

Tahiri: Kjo betejë nuk përfundon këtu, vrasësit dhe hajdutët janë në majat politike

Tahiri: Kjo betejë nuk përfundon këtu, vrasësit dhe hajdutët janë në majat politike

“Përtoj të gënjej”, Tahiri: Si mund të luftoja në Lazarat dhe të kultivoja drogë?!

“Përtoj të gënjej”, Tahiri: Si mund të luftoja në Lazarat dhe të kultivoja drogë?!

JU REKOMANDOJMË

Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

14:49 | 20/06/2025
Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

19:02 | 17/06/2025
Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

20:11 | 23/06/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Katar: Sulmi iranian ishte ‘surprizë’. Në Iran filluan festimet pas sulmeve në Doha
Bota

Katar: Sulmi iranian ishte ‘surprizë’. Në Iran filluan festimet pas sulmeve në Doha

by mirseda
22:58 | 23/06/2025
0

Ministria e Jashtme e Katarit mbajti një konferencë për shtyp. “Ne e konsiderojmë sulmin iranian një “surprizë”...

Izraeli ka arritur qëllimin/ Synon të përfundojë sulmet ndaj Teheranit deri në…

Izraeli ka arritur qëllimin/ Synon të përfundojë sulmet ndaj Teheranit deri në…

22:50 | 23/06/2025
Tensionet me Iranin/ Trump dërgon mesazh paqeje pas sulmeve: Bota ka nevojë për qetësi

Tensionet me Iranin/ Trump dërgon mesazh paqeje pas sulmeve: Bota ka nevojë për qetësi

22:49 | 23/06/2025
Aksident i rëndë në vend/ Automjeti humb kontrollin dhe përplaset

Aksident i rëndë në vend/ Automjeti humb kontrollin dhe përplaset

22:24 | 23/06/2025
Sulmet ndaj bazave amerikane, Ali Khamenei thyen heshtjen: Kjo është logjika e kombit iranian

Sulmet ndaj bazave amerikane, Ali Khamenei thyen heshtjen: Kjo është logjika e kombit iranian

22:14 | 23/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com