Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Histori shqiptare/ Gruaja: Burrin e kam xheloz, ma nxiu jetën

6 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Histori shqiptare/ Gruaja: Burrin e kam xheloz, ma nxiu jetën

Një 26-vjeçare e cila ka dashur të mbajë të fshehtë emrin, ka rrëfyer ditën e sotme në programin “Historia ime” në Tv Klan historinë e saj të trishtë. Para 6 vitesh, ajo martohet me mblesëri, por marrëdhënia me bashkëshortin nuk ka qenë ashtu siç ajo e kishte menduar. Ai fillloi të shfaqte xhelozi ndaj saj dhe ta etiketonte me fjalët më të papërshtatshme.

Edhe pas ardhjes në jetë të dy vajzave, xhelozia e tij vazhdonte edhe pse sipas 26- vjeçares, ai nuk kishte asnjë shkas. Madje arriti deri aty sa edhe vajzat e mitura filloi t’i fyente.

Mirela Milori: Mendon që ka patur ndonjë moment që i ke dhënë shkas që të ishte kaq xheloz ndaj teje?

Zonja X: I thoja gjithmonë më jep një gjë që unë të kam lënë shkak që ti të bëhesh xheloz ndaj meje. Edhe prindërit e mi ashtu i thoshin, edhe vëllezërit e mi. Po jo shkak nuk më le ti, por unë e ndjej që ti do më tradhëtosh.

Mirela Milori: Si ishte marrëdhënia juaj? Dilnit pinit një kafe, shkonit për vizita? Si ishte?

Zonja X: Nuk para dilnim, se dhe ekonomia e dobët, por fillova unë të dilja tek komshia, por ai e kishte mendjen tek xhelozia. Mund të dilja për momentin, por kur vija në shtëpi pastaj fjalë nga më banalet.

Mirela Milori: Po prindërit e tij çfarë pozicioni kishin në këtë histori?

Zonja X: Nuk thoshin asgjë. Mbrapa krahëve të mi më shanin mua gjithmonë, por kur ju thoja unë në sy nuk më thonin asnjë fjalë.

Mirela Milori: Vjehrri apo vjehrra?

Zonja X: Vjehrra më shumë, se vjehrri ishte tjetër njeri, gjithmonë i fliste të birit. Ndërsa vjehrra ishte bashkë me të birin gjithmonë.

Mirela Milori: Vendosët që të shkonit në Greqi një moment ?

Zonja X: Në momentin kur hyri kushuriri im për të hequr ‘apellasin’ kemi marrë lekë borxh dhe nuk kishim si i lanim. U detyrova isha shtatzënë me gocën e dytë, e lashë gocën e madhe tek prindërit e mi dhe shkuam.

Mirela Milori: Si ishte jeta në Greqi?

Zonja X: Me sakrifica, punonim të dy, por kur shkonim prapë në darkë në shtëpi shfaqte xhelozi. Më thoshte nuk erdhe për të punuar ti, por erdhe të shikoje grekët këtej. Ndërkohë unë isha dhe shtatzënë.

Mirela Milori: Si ka qenë presioni i madh?

Zonja X: Me fjalë më ofenduese. Sidomos goca e madhe ka qenë prezente e fjalëve dhe kur dëgjon ndonjë fjalë ofenduese e shoh që mbyllet në vetvete.

Mirela Milori: Po me vajzat si ishte marrëdhënia e tij? I do?

Zonja X: I do? I donte por kur i hipte xhelozia, nuk e kuptoja as vetë çfarë i hipte, bëhej pishman edhe për vajzat dhe thoshte nga vajta ju bëra juve? Pata një në shtëpi dhe m’u bënë 3?

Mirela Milori: Pra fyente edhe vajzat me epitetin që të referohej ty?

Zonja X: Po, kohët e fundit edhe vajzat, dhe atë nuk e duroja dot më shumë. /tvklan.al

 

 

Tags: burrihistori shqiptaremirela milorixhelozia

TË LIDHURA

Ofendimi i Rogertit ndaj personave me aftësi ndryshe, reagojnë shoqatat
Aktualitet

Ofendimi i Rogertit ndaj personave me aftësi ndryshe, reagojnë shoqatat

19:23 | 03/02/2026
Këlliçi: Vendimi për Ballukun i shërben Ramës
Politikë

Këlliçi: Vendimi për Ballukun i shërben Ramës

18:51 | 03/02/2026
Masat e sigurisë për mbetjet e Kurum: arrest shtëpie nga Prokuroria e Durrësit
Aktualitet

Masat e sigurisë për mbetjet e Kurum: arrest shtëpie nga Prokuroria e Durrësit

18:21 | 03/02/2026
Next Post
Pasaportat më të fuqishme dhe ato më të këqija për vitin 2020

Pasaportat më të fuqishme dhe ato më të këqija për vitin 2020

Hynë në argjendari me makinë dhe grabitën stoli, babë e bir dënohen me 34 vite

Hynë në argjendari me makinë dhe grabitën stoli, babë e bir dënohen me 34 vite

BE paralajmëron Londrën: Duhet kompromis

BE paralajmëron Londrën: Duhet kompromis







JU REKOMANDOJMË

“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti

“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti

21:45 | 31/01/2026
Detaje të reja nga plagosja në Shijak/ Shkak një femër, kushërinjtë i drejtuan 45-vjeçarit pistoletë

Detaje të reja nga plagosja në Shijak/ Shkak një femër, kushërinjtë i drejtuan 45-vjeçarit pistoletë

10:41 | 28/01/2026
Jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Dibrës, zbardhet arsyeja. Ja kush e zëvendëson

Jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Dibrës, zbardhet arsyeja. Ja kush e zëvendëson

13:27 | 30/01/2026
Thellohet konflikti në Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Po më marrin duty free-t dhe shërbimet e tjera

Thellohet konflikti në Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Po më marrin duty free-t dhe shërbimet e tjera

21:38 | 02/02/2026




TË FUNDIT

Reagim i fortë nga familjarët e Stenaldos pas deklaratës së Rogertit në Big Brother VIP
Showbizz

Reagim i fortë nga familjarët e Stenaldos pas deklaratës së Rogertit në Big Brother VIP

by mirseda
20:05 | 03/02/2026
0

Debati i zhvilluar së fundmi në shtëpinë e “Big Brother VIP” ka shkaktuar reagime të forta jashtë...

Athina mbështet bashkëpunimin rajonal dhe integrimin ne BE!

Athina mbështet bashkëpunimin rajonal dhe integrimin ne BE!

19:43 | 03/02/2026
Ofendimi i Rogertit ndaj personave me aftësi ndryshe, reagojnë shoqatat

Ofendimi i Rogertit ndaj personave me aftësi ndryshe, reagojnë shoqatat

19:23 | 03/02/2026
Këlliçi: Vendimi për Ballukun i shërben Ramës

Këlliçi: Vendimi për Ballukun i shërben Ramës

18:51 | 03/02/2026
Masat e sigurisë për mbetjet e Kurum: arrest shtëpie nga Prokuroria e Durrësit

Masat e sigurisë për mbetjet e Kurum: arrest shtëpie nga Prokuroria e Durrësit

18:21 | 03/02/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com