Një 40-vjeçar, në kushte të rënduara psikike është vetëhedhur nga kati i 5-të i banesës së tij. Shtetasi me inicialet I. ZH., 40 vjeç, ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 16:15, në rrugën “Kahreman Ylli”.
“Rreth orës 16:15, në rrugën “Kahreman Ylli”, dyshohet se në kushte të rënduara psikike, është vetëhedhur nga kati i 5-të i banesës shtetasi I. ZH., 40 vjeç, ku si pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor po vijon punën, për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”.