Caroline mund të mos jetë viktima e vetme, pasi ka dyshime të forta se piloti grek Babis Anagnostopoulos ka vrarë edhe shokun e ngushtë. Hetuesit po merrem me provat që kanë gjetur, nëse piloti ka gisht në vdekjen e 53-vjeçarit Stavros Dogiakis. Policia po heton për të parë nëse piloti grek që vrau gruan e tij 20-vjeçare, mund të ketë lidhje edhe me vdekjen e mistershme të pronarit të një restoranti, i cili ishte miku i tij.
Babis mbyti Caroline Crouch, 20 vjeç, me një jastëk ndërsa vajza e tyre Lydia ishte pranë së ëmës.
Policët po hetojnë një lidhje të mundshme midis Babis dhe “bashkëpunëtorit të ngushtë” Stavros Dogiakis, 53-vjeç, i gjetur i vdekur javën e kaluar.
Stavros Dogiakis, 53 vjeç, pronari i tavernës “Kritikos” që ndodhet në periferi të Kantza, u gjet i vdekur të martën, 22 qershor, me fytyrë poshtë, me një dëmtim në kokë, në zonën e Agios Giannis, midis Glyka Nera dhe Agia Paraskevi.
53-vjeçari ishte zhdukur që nga e hëna, 21 qershor, nga Glyka Nera kur u largua me makinën e tij.
Hetuesit fillimisht besuan se vdekja e tij ishte vetëvrasje, por miqtë pyesin se si është e mundur kur ai kishte plagë me armë në kokë dhe gjoks. Dogiakis ishte një fqinj i çiftit në Athinë, dhe ata ishin klientë në rrjetin e tij të restoranteve.
Fokusi i policisë është tani në mënyrën se si Babis financonte pushimet ekzotike, hotele të zbukuruara dhe motoçikleta me vetëm një pagë 3.000 euro në muaj.
Babis, 32-vjeç, pretendoi se një bandë e maskuar u fut në 11 maj në banesën e tij, dhe vrau gruan e tij dhe qenin e familjes. Por më vonë rrëfeu se e kishte kryer ai vrasjen, dhe po pret dënimin në burgun Korydallos pranë Athinës.
Burimi: Greek City Times
Përshtatur nga Tirana Today