Nga Jordan Peterson (psikolog klinik, filozof, autor)
Imagjino sikur ke bërë disa veprime vërtet të tmerrshme në të kaluarën. Ke tradhtuar ose dëmtuar njerëzit në një mënyrë vërtet të rëndë. Ke dëmtuar reputacionin e tyre me thashetheme dhe shpifje. Ke marrë merita për punën e të tjerëve. Ke vjedhur materialisht ose shpirtërisht. Tradhtove. Në të dy rastet (si fajtor apo viktimë) ngjarjet reale dhe kujtimet shoqëruese shkaktojnë frikë, faj dhe turp.
Në rastin e parë, ke tradhtuar veten. Nuk e ke luajtur mirë lojën në terma afatmesme dhe afatgjatë dhe po vuan pasojat. Nuk je lloji i personit me të cilin të tjerët zgjedhin të rrinë. Mund të mos jesh as lloji i personit që ti vetë dëshiron të kesh pranë. Në rastin e dytë, je keqtrajtuar nga dikush tjetër. Në një farë mënyre, megjithatë, nuk ka rëndësi nëse vuaje nga tradhëtia ndaj vetvetes apo nga ajo e të tjerëve.
Tani, nëse e mban mend kujtimin, ose nëse ai të kthehet spontanisht, plot me terror, turp dhe faj, kjo do të thotë diçka specifike. Do të thotë që ke rënë në një gropë – një gropë, ose më saktësisht – të kanë shtyrë atje. Dhe kjo nuk është gjë e mirë. Por më e keqja është se ti nuk e di pse. Ndoshta u besoje shumë lehtë njerëzve të tjerë. Ndoshta ke qenë shumë naiv. Ndoshta ke qenë i verbër me dashje. Ndoshta ke hasur në keqdashje të mirëfilltë, qoftë nga tjetri, qoftë nga vetja jote (dhe kjo është situata më e keqe, dhe më e vështira për tu kapërcyer). Por në një nivel të analizës, nëse ke rënë apo je shtyrë nuk ka ndonjë ndryshim të madh, të paktën jo për sistemet emocionale që janë gjeneruar me kohën dhe tani shërbejnë për të të mbrojtur. Atyre (sistemeve emocionale) u intereson vetëm një gjë: që të mos gabosh përsëri.
Ndoshta nuk je i mprehtë, vigjilent, i rrezikshëm, i dyshimtë, i mençur ose i mirë – ku i dihet? – Prandaj në mënyrë që ‘sistemet e terrorit’ që të mbrojnë të mund të të ndihmojnë për t’ia dalë me sukses nëpër të njëjtën rrugë, nëse i njëjti labirint ku e pësove shfaqet edhe një herë para teje:
Mëso nga e kaluara! Ose përsëriti tmerret e së kaluarës, në imagjinatë, pafundësisht!
/Përshtati Totila Kotorri/ TIRANA TODAY