Banorët e Astirit janë të vendosur për t’i rezistuar urdhrit për prishjen e banesave. Ditën e sotme, policia bashkiake ka nisur punën për heqjen e shtyllave të ndriçimit në zonën e Unazës së Re.
Por, kjo është kundërshtuar nga banorët, të cilët janë përplasur me punonjësit duke u kërkuar të ndërpresin menjëherë punën.
Nga ana tjetër, punonjësit e bashkisë kanë marrë urdhër të prerë për të vijuar punën. Duke bërë që ata të ndodhen mes dy zjarreve.
I pranishëm në zonën e Astirit është edhe deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu. Në orën 17:00, banorët e Astirit do të dalin sërish për të protestuar kundër projektit që parashikon prishjen e banesave të tyre.