Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Helmoi vjehrrën, ja me sa vite burg dënohet nusja

6 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Helmoi vjehrrën, ja me sa vite burg dënohet nusja

Gjykata për Krime të Rënda ditën e sotme ka dënuar me 32 vite burg Marjana Cmeten, nusen që helmoi vjehrrën e saj.

Gjatë seancës Marjana Cmeta iu drejtua trupit gjykues, duke mohuar akuzën.

Ajo deklaroi se është e pafajshme.

HETIMET:

Referuar kërkesës për gjykim, në banesën e viktimës, në dhomën e gjumit të Lamit, është konstatuar perdja e dritares së bashku me shkopin e saj prej druri, të rënë nga njëri krah në dysheme, në fundin e dhomës ndodhej një bidon uji 10 litërsh dhe një shishe plastike, si dhe njëri nga sirtarët është gjetur i dëmtuar.

Gjatë momentit që ndodhi ngjarja, në banesë kanë qenë vetëm viktima dhe nusja e saj, autorja Marjana Cmeta, e cila në dëshminë e dhënë fillimisht para hetuesve nuk e ka pranuar krimin dhe ka thënë se ishte në gjumë gjatë gjithë kohës dhe kur është ngritur, ka gjetur në gjendje të rëndë vjehrrën e saj.

Por këto deklarime nuk ishin bindëse për hetuesit, në kushtet kur në trupin e viktimës, e konkretisht në fytyrë dhe kokë, i janë gjetur shenja, si ato të kafshimit, apo dërrmishje. Shenja këto, që tregonin për një përleshje të Lirije Lamit me personin që e kishte vrarë.

Rrëfimi te hoxha

U desh rreth 1 vit nga shënimi i procedimit penal për vdekjen, që të zbardhej vrasja në familje dhe kjo u bë e mundur nga një regjistrim i bërë nga hoxha Hysen Shehu.

Ky i fundit, gjatë kohës që Marjana Cmeta ka rrëfyer krimin e ka regjistruar, por nuk ka bërë denoncim, duke konsumuar kështu veprën penale të “Moskallëzimit të krimit”.

“Provohet tej çdo dyshimi se shtetasja Marjana Cmeta në datën 30 prill 2017, gjatë kohës që ka qenë në banesën e saj së bashku me vjehrrën, viktimën Lirije Lami, i ka ofruar të pijë një lëng frutash në të cilën kishte hedhur një tabletë fostoksinë dhe se këtë helm e kishte marrë që më parë dhe e kishte ruajtur për të realizuar këtë vepër dhe për ta bërë që të dukej si vetëhelmim.

Më pas, duke parë që viktima nuk po ndërronte jetë, ajo ka kryer dhe veprime fizike, duke e mbytur me shall dhe pas reagimeve të viktimës, e ka kafshuar në fytyrë dhe pjesë të tjera të trupit.

Më pas, ka njoftuar vëllain e burrit të viktimës, banesa e të cilit ka qenë pranë dhe e kanë transportuar për në spital, duke e paraqitur si të vetëhelmuar.

Edhe në deklarimet e para, kjo shtetase ka mohuar që të ketë kryer krimin, duke dhënë alibinë se viktima gjatë kohës që ka qenë në banesë, ka qëndruar për rreth një orë në një dhomë tjetër dhe kur ka shkuar, e ka parë shtrirë në gjendje të rëndë, ka njoftuar të afërmit dhe e kanë dërguar në spital”, shkruhet në kërkesën për gjykim, shkruan “Panorama”.

Tags: burghelmoinusevjeherr

TË LIDHURA

Plagosi me armë zjarri në këmbë 45-vjeçarin në Shkodër, vihet në pranga brenda pak minutash autori
Aktualitet

Plagosi me armë zjarri në këmbë 45-vjeçarin në Shkodër, vihet në pranga brenda pak minutash autori

22:41 | 05/03/2026
Shkodër, sherr pranë një servisi, qëllohet me armë zjarri në këmbë 45-vjeçari
Aktualitet

Shkodër, sherr pranë një servisi, qëllohet me armë zjarri në këmbë 45-vjeçari

21:44 | 05/03/2026
Opozita braktis Kuvendin, maxhoranca miraton projektligjet
Politikë

Opozita braktis Kuvendin, maxhoranca miraton projektligjet

21:32 | 05/03/2026
Next Post
Deklarata e fortë e kreut të KLP: Kur do zgjidhet Kryeprokurori i Përgjithshëm

Deklarata e fortë e kreut të KLP: Kur do zgjidhet Kryeprokurori i Përgjithshëm

Oriola Pampuri e bëri të vdekur, Vokshi nxjerr prapaskenat për ‘blofin’

Oriola Pampuri e bëri të vdekur, Vokshi nxjerr prapaskenat për ‘blofin’

Zv/ministri i Mbrojtjes: PD ka hallin të balancojë 4 viktimat e 21 Janarit

Zv/ministri i Mbrojtjes: PD ka hallin të balancojë 4 viktimat e 21 Janarit







JU REKOMANDOJMË

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

20:13 | 02/03/2026
Elisa Spiropali reagon për herë të parë pas shkarkimit nga Edi Rama: Dje përfundoi një detyrë

Elisa Spiropali reagon për herë të parë pas shkarkimit nga Edi Rama: Dje përfundoi një detyrë

14:02 | 27/02/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026
Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

13:02 | 03/03/2026




TË FUNDIT

Lufta në Iran/ Papa Leone XIV i kërkon Zotit t’i ndihmojë udhëheqësit të heqin dorë nga konflikti
Bota

Lufta në Iran/ Papa Leone XIV i kërkon Zotit t’i ndihmojë udhëheqësit të heqin dorë nga konflikti

by mirseda
22:54 | 05/03/2026
0

Papa Leo publikoi një video të enjten duke u lutur që Zoti t’i ndihmojë udhëheqësit botërorë të...

Zgjedhja e presidentit të Kosovës, pas Glauk Konjufës LVV propozon edhe një tjetër emër

Zgjedhja e presidentit të Kosovës, pas Glauk Konjufës LVV propozon edhe një tjetër emër

22:50 | 05/03/2026
Plagosi me armë zjarri në këmbë 45-vjeçarin në Shkodër, vihet në pranga brenda pak minutash autori

Plagosi me armë zjarri në këmbë 45-vjeçarin në Shkodër, vihet në pranga brenda pak minutash autori

22:41 | 05/03/2026
Kreu i Ushtrisë izraelite: Lufta hyn në “fazën tjetër”, do të shtohen sulmet ndaj Iranit

Kreu i Ushtrisë izraelite: Lufta hyn në “fazën tjetër”, do të shtohen sulmet ndaj Iranit

22:17 | 05/03/2026
Alarmi i Europol: Rrezik për sulme terroriste dhe kibernetike në BE nga kriza në Iran

Alarmi i Europol: Rrezik për sulme terroriste dhe kibernetike në BE nga kriza në Iran

21:58 | 05/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com