Mediat italiane raportojnë se një helikopter i Forcave Ajrore Shqiptare ka bërë ulje të detyruar në një nga zonat e Toscanas, në shtetin fqinj.
Mësohet se mjeti fluturues i cili ishte nisur nga Franca drejt Shqipërisë, ka pësuar avari duke bërë ulje urgjente në Casentino.
Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e së enjtes, ndërsa në bordin e helikopterit ishin katër anëtarë.
Bëhet me dije se mjeti ajror kishte pësuar nxehje të pjesëve motorike. Fillimisht helikopteri u pa nga një banor i komunës Poppi, i cili lajmëroi edhe karabinierët. Këta të fundit pas konstatimeve të para thanë se nga ky rast mund të kishte ndodhur edhe një tragjedi.
“Shkathtësia dhe gatishmëria e pilotit shmangën më të keqen. Nuk ka dëmtime në mesin e anëtarëve të ekuipazhit, dhe as në mesin e popullatës, nuk ka dëmtime në strukturat”, tha polica italiane.