Fjalimi i kandidates për kreun e Partisë Demokratike, Edith Harxhi është ndërprerë dy herë gjatë takimit që zhvilloi ditën e sotme në Korçë me disa demkratë.
Shkak për këtë, është bërë një anëtar i PD-së, i cili herë pas herë komentonte fjalimin e bërë nga Harxhi, ku dëgjohet “nuk duam të dëgjojmë përralla”. Megjithatë, bëhet fjalë për një nga anëtarët i cili ishte i dehur.
Çfarë tha Harxhi gjatë fjalës së saj?
Harxhi përmendi me pika, “asat nën mëngë” të fushatës së saj, duke premtuar decentralizimin e pushtetit në PD.
Edith Harxhi: ”A flasim ne sot për Komunizimin, një nga anëtarët e Komunizimit më tha se shkova në PD dhe kërkuam që të nënshkruajmë një marrëveshje me PD që kur të vijë në pushtet të bëhej një ligj për dekomunistizimin. Ne ende mbajmë momunemte të diktatorit në këtë vend. Ku janë pronarët e ligjshëm? Ne jemi kthyer në ish-pronarë. Ku jemi me dëmshpërblimin e të përndjekurve? Këto janë shina ideologjike të partisë. Ashtu si edhe shtresa e mesme. Listat e anëtarëve kanë kaluar në qendër të partisë. Sot ka anëtarë aktivë dhe pasivë. Shumë prej themeluesëve nuk gjejnë veten në lista. Listat nuk mund të jenë atibut që të mbyllen me çelës dhe mos t’i jepen askujt. Jemi parti demokratike dhe jo sekt okult.”