Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Harta/Media angleze: Shqipëria ia kalon edhe Kolumbisë; E para në botë për konsumin e kokainës

8 vjet ago
in Kryesore, Të Gjitha
Harta/Media angleze: Shqipëria ia kalon edhe Kolumbisë; E para në botë për konsumin e kokainës

Kur Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkon arrestimin e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri pas përfshirjes së këtij të fundit në trafikun e drogës midis Shqipërisë dhe Italisë, media ndërkombëtare ka paraqitur edhe hartën e konsumimit dhe trafikimit të kokainës. Në një analizë të “Daily Telegraph” evidentohet fakti se Shqipëria mban vendin e parë në botën për konsumimin e kokainës, duke ia kaluar edhe Kolumbisë, vendit ikonë në trafikun dhe konsumimin e drogës.

Analiza e plotë:

Me herët kemi klasifikuar vende të ndryshme të botës në bazë të konsumit të kanabisit, alkoolit dhe të cigareve. Më poshtë po japim shkurtimisht të dhënat kryesore, që janë pjesë e një dokumentari të ri televiziv mbi drogën, të përgatitur nga shefi i njohur i kuzhinës, Gordon Ramsay, këtë herë bëhet fjalë për përdorimin e kokainës.  

Harta më poshtë, jep një renditje të vendeve sipas përdorimit të kokainës në përqindje të popullsisë, bazuar tek statistikat më të fundit që janë publike në faqen zyrtare të internetit të Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimin. Ato vende apo territore që shfaqen në ngjyra të errëta, konsumojnë sasinë më të madhe të kokainës, ndërsa ato që shfaqen me ngjyra më të lehta e konsumojnë më pak këtë lëndë narkotike (s’ka të dhëna për kombet e ngjyrosura në gri).

Të dhënat korrespondojnë me një sërë vitesh të raportuara, kështu që nuk ofrojnë ndonjë krahasim perfekt, por jep një tregues të mirë të kombeve që kanë oreksin më të madh për kokainën. Britania është njëra nga përdorueset më të mëdha të kësaj lloj droge në botë. Shifra e dhënë për Britaninë e Madhe prej 2.25 për qind të popullatës, i referohet konsumit në Angli dhe Uells nga persona të moshës 16-59 vjeç, sikurse është shënuar në Anketën e Krimit të Anglisë dhe Uellsit 2015-2016. 

Burimet qeveritare, raportojnë se përdorimi i kokainës është pak më i lartë në Skoci – rreth 2.34 për qind për periudhën 2014-2015, ndërsa në Irlandën e Veriut është më i ulët – 1.8 për qind. Në krye të renditjes qëndron Shqipëria. Një studim i Institutit të Shëndetit Publik atje për vitin 2014, vlerësonte se 2.5 për qind e popullsisë shqiptare midis 16- 64-vjeç është përdoruese e kësaj lloj droge. Në 10-shen e parë të renditjes përfshihen SHBA-ja, Spanja, Australia dhe Holanda, së bashku me 2 vende të Amerikës së Jugut: Kili dhe Uruguai.

Njëzet vendet kryesore për konsumin e kokainës në përqindje të popullsisë:

  1. Shqipëria – 2.5
  2. Skocia – 2.34
  3. Shtetet e Bashkuara – 2.3
  4. Anglia dhe Uellsi – 2.25
  5. Spanja – 2.2
  6. Australia – 2.1
  7. Uruguai – 1.8
  8. Kili – 1.73
  9. Holanda – 1.6
  10. Irlanda – 1.5
  11. Kanadaja – 1.46
  12. Aruba – 1.3
  13. Bermuda – 1.3
  14. Gana – 1.1
  15. Italia – 1.1
  16. Franca – 1.1
  17. Izraeli – 1.07
  18. Islanda – 1.06
  19. Kosta Rika – 1.06
  20. Luksemburgu – 1.04

Shumëkush mund të befasohet tek e sheh Kolumbinë shumë poshtë në këtë renditje (e 34-a nga 115 vende). Ndërsa prodhimi dhe shpërndarja e kokainës është sinonim i këtij vendi, vetëm 0.7 për qind e qytetarëve janë përdorues të saj, sipas një raporti të vitit 2013. Vendet e Afrikës dhe Lindjes së Mesme, raportojnë zakonisht përdorimin më të ulët të kokainës. 

Gordon Ramsay u frymëzua për të realizuar dokumentarin e tij , pasi pa që droga shkatërroi karrierën e disa prej kolegëve të tij. Madje njëri prej tyre vdiq nga një mbidozë kokaine në vitin 2003. “U ndesha me kokainën shumë herët në karrierën time”- thotë ai. “Unë kam qenë i ndërvarur prej saj, unë i isha dorëzuar asaj, duart me dridheshin, dhe mezi arrija të punoja. Kam marrë porosi për të vendosur kokainë pluhur në krye të suflesë, për ta vënë atë mbi sheqerin e ngrirë… kokaina gjendet kudo në botën e restoranteve. Ajo është një spirale jashtë kontrollit”.

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce

Tags: anglezeboteHartakalonkokainësKolumbisë. e parakonsuminMediashqiperia

TË LIDHURA

Shqiptarja masakrohet me thikë nga ish-burri në Itali
Aktualitet

Shqiptarja masakrohet me thikë nga ish-burri në Itali

22:56 | 14/06/2025
Balluku: Në lotin 7 Elbasan–Qafë Thanë po ndërtohen vepra arti dhe nënkalime
Aktualitet

Balluku: Në lotin 7 Elbasan–Qafë Thanë po ndërtohen vepra arti dhe nënkalime

20:33 | 14/06/2025
Gjykata kërkon sigurimin e jetës për  Dashnor Dumanin nga Drejtoria e Burgjeve
Aktualitet

Gjykata kërkon sigurimin e jetës për Dashnor Dumanin nga Drejtoria e Burgjeve

19:35 | 14/06/2025
Next Post
Presidenti i Partizanit të Beogradi: Jemi ndjerë si në shtëpi, turp për ne nëse do silleshim ndryshe në Beograd

Presidenti i Partizanit të Beogradi: Jemi ndjerë si në shtëpi, turp për ne nëse do silleshim ndryshe në Beograd

Tahiri: S’keni parë gjë akoma/ Kush ka frikë nga rrëfimi tij?

Tahiri: S’keni parë gjë akoma/ Kush ka frikë nga rrëfimi tij?

Formacionet zyrtare/ Skënderbeu në fushë me të gjitha forcat

Formacionet zyrtare/ Skënderbeu në fushë me të gjitha forcat

JU REKOMANDOJMË

Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

13:54 | 12/06/2025
Përbërësi që largon gjarpërinjtë më shpejt se çdo gjë tjetër

Përbërësi që largon gjarpërinjtë më shpejt se çdo gjë tjetër

15:02 | 11/06/2025
Përplasje Rama–Veliaj: “Rrini të tërbuar, e di kush më çoi në qeli, ishte…”

Përplasje Rama–Veliaj: “Rrini të tërbuar, e di kush më çoi në qeli, ishte…”

21:28 | 12/06/2025
FOTO/ I mbijetuari i vetëm: “Dëgjova zhurma të mëdha, trupa rreth meje”

FOTO/ I mbijetuari i vetëm: “Dëgjova zhurma të mëdha, trupa rreth meje”

18:31 | 12/06/2025




TË FUNDIT

Rrëzohet nga “Jet Ski” te Shkëmbi i Kavajës, plagoset rëndë turist belg
Aktualitet

Rrëzohet nga “Jet Ski” te Shkëmbi i Kavajës, plagoset rëndë turist belg

by mirseda
08:19 | 16/06/2025
0

Një turist belg është plagosur rëndë mbrëmjen e së dielës në plazhi e Durrësi pasi është aksidentuar...

Von der Leyen: Irani nuk duhet të ketë armë bërthamore, pa asnjë diskutim

Von der Leyen: Irani nuk duhet të ketë armë bërthamore, pa asnjë diskutim

08:16 | 16/06/2025
Parashikimi i motit për sot, 16 qershor 2025

Parashikimi i motit për sot, 16 qershor 2025

08:12 | 16/06/2025
Shqiptarja masakrohet me thikë nga ish-burri në Itali

Shqiptarja masakrohet me thikë nga ish-burri në Itali

22:56 | 14/06/2025
Frederik Ndoci: Elinarën ia lashë Erandit, Ylli më ngacmoi e më preku

Frederik Ndoci: Elinarën ia lashë Erandit, Ylli më ngacmoi e më preku

22:37 | 14/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com