Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Harta gjyqësore në Shqipëri, VOA: Shqetësim dhe nga organizatat e shoqërisë civile

3 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Harta gjyqësore në Shqipëri, VOA: Shqetësim dhe nga organizatat e shoqërisë civile

Në Shqipëri, përveç Dhomës së Avokatisë, e cila nisi të martën një grevë katër ditore në shenjë proteste kundër hartës së re gjyqësore të miratuar të premten nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë (KLGJ) edhe organizatat e shoqërisë civile të angazhuara në procesin e konsultimeve për hartën e re gjyqësore, kanë shprehur shqetësim për reduktimin e ndjeshëm të nurmit të gjykatave në të gjithë vendin, dhe pasojat e saj.

Sipas vendimit të Këshillit të Lartë Gjyqësor, nga 22 gjykata të shkallës së parë do të mbeten vetëm 13 të tilla, nga 6 gjykata administrative vetëm dy, ndërsa për të gjthë vendin do të funksionojë vetëm një gjykatë apeli.

Sipas Qendrës për Fuqizimn e Ligjit (CLE) “çdo nismë e ndërmarrë duhet të ketë si qëllim të sjellë drejtësinë sa më afër qytetarëve dhe jo ta largojë e vështirësojë atë”, thuhet në një deklaratë të saj.

INdërsa, Instituti për Studime Publike dhe Ligjore (ISPL) i cili në muajin shkurt iu drejtua KLGJ-së me një raport vlerësimi mbi propozimin për hartën e re vë në dukje në një postim në Twitter se “vendime të rëndësishme politike, si rikonfigurimi i hartës së gjyqësorit në vend duhet të marrin në konsideratë duke bërë një analizë më të detajuar, edhe të aspekteve të eficiencës financiare dhe vlerës së kthyer për publikun”.

Sipas KLGJ-së një ndër objektivat e hartës së re është dhe “ulja e kostove”. Por ISPL vëren se “nga pikëpamja e eficiencës financiare, të dhënat e përfshira në raport janë të pamjaftueshme për të vlerësuar vërtetësinë e pohimeve, aq më tepër në kushtet kur pjesa kryesore e shpenzimeve gjyqësore është e lidhur në shpenzime për paga dhe nuk pritet të ulet më konsolidimin e gjykatave, meqenëse numri i gjykatësve dhe stafit tjetër gjyqësor nuk pritet të reduktohet”.

Për Dhomën e Avokatisë, harta e re gjyqësore, cënon qasjen në sistemin e drejtësisë dhe rrit shpenzimet për qytetarët”. Instituti për Studime Publike dhe Ligjore, thekson se “vlerësimi i kostove të rritura për individët dhe qasjen e tyre në drejtësi nuk duket të jetë përfshirë gjerësisht, ndonëse do të duhet të ishtë një aspekt i rëndësishërm (paçka se jo ngushtësisht i lidhur me temën e këtij dokumenti)”.

Në deklaratën e KLGJ-së për miratimin e hartës theksohet se “në aktin e miratuar u reflektuan sugjerimet dhe opinionet e adresuara gjatë procesit të konsultimeve publike të organizuar në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë, nga përfaqësues të dhomave vendore të avokatisë, Prokuroria e Përgjithshme, gjyqtarë dhe nëpunës civil gjyqësorë, si dhe organizatat e shoqërisë civile dhe komunitetit të biznesit”.

Por Dhoma e Avokatisë, ka deklaruar se asnjë prej sugjermeve të saj nuk është marrë në konsideratë. Po ashtu dhe Komiteti i Helsinkit. Drejtuesja e tij Erida Skendaj shprehet “e indinjuar” në një postim në Twitter, ndërsa nënvizon se “argumentat tona kundër nuk sollën as reflektim të KLGJ e nuk u njohëm me shkaqet e refuzimit”.

Nga ana e saj dhe Qendra për Fuqizimin e Ligjit shprehet se “rekomandimet e përcjella në procesin e konsultimit nga aktorët e interesuar nuk janë reflektuar, duke e bërë jo efektiv procesin e konsultimit dhe më e rëndësishmja, duke miratuar një hartë gjyqësore e cila rrezikon të cënojë aksesin në drejtësi të qytetarëve”.

Të martën disa qindra procese gjyqësore nuk u zhvilluan, ndërsa sallat e gjykatave ishin bosh për shkak të grevës së avokatëve. /VOA

Tags: Dhoma e Avokatisëharta gjyqesoreshqiperi

TË LIDHURA

Aleanca për Shqipërinë Madhështore po prezanton programin e Partisë Demokratike në lidhej me sigurinë dhe rendin.
Politikë

Berisha anulon paraqitjen e detyruar në SPAK, zbulohet arsyeja

10:19 | 16/06/2025
Bashkia e Tiranës propozon ulje 50% të taksave për gratë kryefamiljare me 3 fëmijë, ja çfarë përfshin projektvendimi
Ekonomi

Bashkia e Tiranës propozon ulje 50% të taksave për gratë kryefamiljare me 3 fëmijë, ja çfarë përfshin projektvendimi

09:15 | 16/06/2025
“PARALIZOHET” TIRANA/ Mbahet sot samiti i SEECP-së, AGJENDA!
Kryesore

“PARALIZOHET” TIRANA/ Mbahet sot samiti i SEECP-së, AGJENDA!

09:13 | 16/06/2025
Next Post
25 vjet OSBE, – gëzim dhe trishtim!

25 vjet OSBE, - gëzim dhe trishtim!

Pandemia lehtësoi skemën e sigurimeve, shteti po paguan më pak pensione

Pandemia lehtësoi skemën e sigurimeve, shteti po paguan më pak pensione

4 faktorët kryesorë të vd*kjeve e plagosjeve të rënda prej aksidenteve rrugore

4 faktorët kryesorë të vd*kjeve e plagosjeve të rënda prej aksidenteve rrugore

JU REKOMANDOJMË

Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

13:54 | 12/06/2025
Përbërësi që largon gjarpërinjtë më shpejt se çdo gjë tjetër

Përbërësi që largon gjarpërinjtë më shpejt se çdo gjë tjetër

15:02 | 11/06/2025
Përplasje Rama–Veliaj: “Rrini të tërbuar, e di kush më çoi në qeli, ishte…”

Përplasje Rama–Veliaj: “Rrini të tërbuar, e di kush më çoi në qeli, ishte…”

21:28 | 12/06/2025
FOTO/ I mbijetuari i vetëm: “Dëgjova zhurma të mëdha, trupa rreth meje”

FOTO/ I mbijetuari i vetëm: “Dëgjova zhurma të mëdha, trupa rreth meje”

18:31 | 12/06/2025




TË FUNDIT

Pse shumë çifte ndahen gjatë pushimeve verore?
Editorial - Opinione

Pse shumë çifte ndahen gjatë pushimeve verore?

by mirseda
10:37 | 16/06/2025
0

Është dëgjuar shumë për çiftet, ndarjet dhe pushimet verore. Duket se mes këtyre tre elementeve ekziston një...

Rezart Veleshnja e thotë troç: Kapa dy aktorë të Portokallisë duke bërë s*ks…

Rezart Veleshnja e thotë troç: Kapa dy aktorë të Portokallisë duke bërë s*ks…

10:34 | 16/06/2025
Aleanca për Shqipërinë Madhështore po prezanton programin e Partisë Demokratike në lidhej me sigurinë dhe rendin.

Berisha anulon paraqitjen e detyruar në SPAK, zbulohet arsyeja

10:19 | 16/06/2025
Sulmet e Iranit mbi Izrael, goditet Ambasada Amerikane në Tel Aviv

Sulmet e Iranit mbi Izrael, goditet Ambasada Amerikane në Tel Aviv

09:58 | 16/06/2025
Analiza e DW: Pse politika gjermane në Lindjen e Mesme ndodhet nën presion?

Analiza e DW: Pse politika gjermane në Lindjen e Mesme ndodhet nën presion?

09:42 | 16/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com