Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Harta e re Gjyqësore, Manja: S’do cënojë asnjë shërbim për qytetarët në vendet ku gjykatat do mbyllen

3 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Harta e re Gjyqësore, Manja: S’do cënojë asnjë shërbim për qytetarët në vendet ku gjykatat do mbyllen

Dje ministri Drejtësisë foli dhe për miratimin e Hartës Gjyqësore në Këshillin e Ministrave, dhe u shpreh se kjo është zgjidhja më e mirë për sistemin e drejtësisë. Sistemi gjyqësor do të funksionojë me 16 Gjykata në total, 12 të Shkallës së Parë, 1 Gjykatë Apeli dhe 2 Gjykata Administrative. Këshilli i Ministrave miratoi këtë të enjte hartën e re gjyqësore, vendim që shkrin 20 Gjykata në vend dhe sipas ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja, procesi për vënien në funksion të saj do të nisë në shkurt 2023. Miratimi i hartës së re, u përshëndet edhe nga Këshilli i Lartë Gjyqësor. Sakaq, avokatët u shprehën sërish kundër hartës gjyqësore dhe në mbledhjen e Dhomës Kombëtare të Avokatisë, kreu i saj, Maksim Haxhia tha se do e çojnë në Kushtetuese për cenim të aksesit në drejtësi.

“Harta e re gjyqësore kaloi sot në qeveri dhe kam dosjen e plotë të hartës së re. Dua të falenderoj KLGJ për punën 3 vjeçare, e para  në llojin e vet me një grup ekspertësh, të asistuar nga ekspertët më të mirë të Këshillit të Europës por edhe me një ndihmë teknike nga SHBA-ja, që gjatë 3 viteve, nga nëntori 2019 finalizuan hartën e re gjyqësore, një produkt i sistemit gjyqësor.

Ministria e Drejtësisë në referencë të ligjit 98/2016 është përfshirë që ditën e parë deri te bashkëpropozimi që u votua sot. Është ekzekutivi që do të japë mbështetjen për buxhetimin e hartës dhe logjistikën për të garantuar mirëfunksionimin e sistemit gjyqësor. I kam dëgjuar të gjitha shqetësimet, por dua të bëj të qartë se harta e re nuk do të cënojë asnjë shërbim për qytetarët në vendet ku gjykatat do mbyllen.

Shërbimet gjyqësore do të jetë aty. Më 1 shkurt Gjykatat e Apelit, më 1 maj Gjykatat e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm dhe më 1 korrik Gjykatat e Apelit të Shkallës së Parë. Në varësi të numrit të gjyqtarëve që do kemi, ligji ka krijuar mundësinë e krijimit të degëve të gjykatave nëse do ketë shtim të volumit çështjeve.

Të japim kontributin për implementimin e hartës dhe ta shfrytëzojmë këtë periudhë tranzitore për edukimin e qytetarëve me familjarizimin e hartave të reja”, tha ai.

Harta e re është miratuar, pa marrë parasysh bojkotin e avokatëve që vazhdon prej disa javësh. Aktualisht Shqipëria ka 6 Apele në të gjithë vendin dhe reduktohet në një Apel kombëtar ndërsa 13 do të jetë numri Gjykatave të Shkallës së Parë nga 22 që është aktualisht. Me vendimin e ri shkrihen gjykatat në Tropojë, Krujë, Lushnje, Pogradec, Mat, Përmet, Kurbin, Kavajë, Pukë. KLGJ miratoi draftin më 10 qershor dhe i vetmi ndryshim nga propozimi i mëparshëm ishte shtimi i një Gjykate e Shkallës së Parë në Sarandë.

Tags: harta e re gjyqesoreManja

TË LIDHURA

Lajm i fundit ,Sherr mes disa personash në Durrës, dy prej tyre përfundojnë në spital.
Aktualitet

Lajm i fundit ,Sherr mes disa personash në Durrës, dy prej tyre përfundojnë në spital.

09:09 | 17/10/2025
Shoferi humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me murin anësor të rrugës, humb jetën pasagjeri
Aktualitet

Personi i arrestuar vëllai i autorit, si paraqitet gjendja e të plagosurit

09:00 | 17/10/2025
Surpriza në filmin e Monika Kryemadhit, nënë e bijë me Dea Vierin
Aktualitet

Surpriza në filmin e Monika Kryemadhit, nënë e bijë me Dea Vierin

22:54 | 16/10/2025
Next Post
Përplasje me ministren e Bujqësisë/Braçe: S’më intereson karrigia e ministres, të vendoset bursa e çmimeve

Përplasje me ministren e Bujqësisë/Braçe: S’më intereson karrigia e ministres, të vendoset bursa e çmimeve

Portugalia, Spanja dhe Greqia kundër uljes së konsumit të gazit me 15%

Portugalia, Spanja dhe Greqia kundër uljes së konsumit të gazit me 15%

Kushi shpreh angazhimin për forcimin e figurës së mësuesit me integritet ligjor dhe moral

Kushi shpreh angazhimin për forcimin e figurës së mësuesit me integritet ligjor dhe moral







JU REKOMANDOJMË

Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

16:54 | 15/10/2025
ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

17:05 | 11/10/2025
Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

22:36 | 14/10/2025
Miliona euro pasuri dhe biznese në ndërtim, familjarët e Adriatik Zotkaj nën lupë

Miliona euro pasuri dhe biznese në ndërtim, familjarët e Adriatik Zotkaj nën lupë

22:50 | 15/10/2025




TË FUNDIT

Hamasi e pranon: Kthimi i trupave shumë i vështirë, ndodhen në…
Bota

Hamasi e pranon: Kthimi i trupave shumë i vështirë, ndodhen në…

by mirseda
09:17 | 17/10/2025
0

Grupi palestinez Hamas ka deklaruar publikisht se është i përkushtuar ndaj marrëveshjes së armëpushimit me Izraelin dhe...

Trump: Do të takohem në Budapest me Putinin për të vënë në shinat e duhur këtë luftë të turpshme

Trump: Do të takohem në Budapest me Putinin për të vënë në shinat e duhur këtë luftë të turpshme

09:12 | 17/10/2025
Lajm i fundit ,Sherr mes disa personash në Durrës, dy prej tyre përfundojnë në spital.

Lajm i fundit ,Sherr mes disa personash në Durrës, dy prej tyre përfundojnë në spital.

09:09 | 17/10/2025
Kancelari gjerman bën thirrje për forcimin e Europës

Kancelari gjerman bën thirrje për forcimin e Europës

09:07 | 17/10/2025
Reshjet e shiut “pushtojnë” të gjithë vendin, parashikimi i motit për këtë të premte

Reshjet e shiut “pushtojnë” të gjithë vendin, parashikimi i motit për këtë të premte

09:04 | 17/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com