Sot pritet të ketë reshje të dobëta shiu. Instituti i Gjeoshkencave Energjisë Ujit dhe Mjedisit, parashikon që në zonat malore, reshjet mund të jenë intensive. Shoqëruar me rrufe dhe erë momentale të fortë.
Temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 25 °C në bregdet, ndërsa temperaturat minimale do të shkojnë deri në 9 °C në vendet malore.
TEMPERATURAT
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 16 / 25 °C
në vendet e ulëta: 14 / 27 °C
në vendet malore: 9 / 20 °C